155. Dhe për shkak
të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut,
të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: “Zemrat
tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të
mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm
pakkush.
156. Edhe për shkak
të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
157. madje për shkak të thëhies së tyre: “Ne e kemi mbytur
mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”.
158. Përkundrazi,
All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i
dijshëm.
159. Nuk ka asnjë
nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së
vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
160. Dhe për shkak
të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga
e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u
ishin të lejuara.
161. Edhe për shkak
të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë
së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për
ata që nuk besuan prej tyre.
162. Por ata, prej
tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe
atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin
zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t’u
japim shpërblim të madh.