6.Suretu
El-En'ame
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Falenderimi i
qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën,
e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhujt) me
Zotin e tyre.
2.
Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe
një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete)
ju dyshoni.
3. Ai është
All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka kanë tokë; Ai i di fshehtësitë dhe
publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.
4. Nuk ka argument
që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, eqë ata nuk i
shmangen.
5. Ata
përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do të kuptojnë lajmin e asaj
me të cilën talleshin.
6. A e vrejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar
atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga
qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për
shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza)
tjerë.
7. Edhe sikur të
zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre,
ata që mohuan do të thoshin: “Kjo nuk është tjetër përveç një magji e
qartë”.
8. E pastaj thanë:
“Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na
thotë për Muhammedin se është i dërguar)”. E sikur të zbritnim Ne një engjëll,
çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre një afat.