19. Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheqë vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se All-llahut ka edhe zota tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që j u i shoqëroni!” 

20. Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.  

21. Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim.  

22. Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: “Ku janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?” 

23. Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s’u mbetetpërveç të thonë: “Për All-llahun, o zoti ynë, ne nuk ishim dhujtarë!” 

24. Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin! 

25. Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe dikur t’i shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.  

26. Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur’anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjerët vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.  

27. E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikr të ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga besimtarët!”