102. (E hodhën
librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit.
Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve
magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy
engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i
mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u
bën i pa fe!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin
burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i
bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata
(jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në
botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit).
103. E sikur të
kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin,
shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
104. O ju që keni
besuar, mos thuani: Raina - po thuani: Undhurna dhe respektoni!
Mosbesimtarët kanë dënim të dhëmbshëm.
105. As ata,
ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë
e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që
dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.