41. Ju (besimtarë)
ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve
të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve,
nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni
besuar All-llahun, dhe atë, (Kur’anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit)
ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallaua e vërteta nga e shtrembëra),
ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i
fuqishëm për çdo gjë.
42. Kur ju ishit në
bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju ishit kah
43. Dhe (përkujto)
kur All-llahu t’i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t’i
dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindehsit për çështjen (e
luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç’mbajnë
kraharorët (zemrat).
44. Përkujtoni kur u
takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po
ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar
All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi
i çështjeve.
45. O ju që besuat,
kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë
All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar.