55. Prandaj, mos të
mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do
vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t’ju nxjerrë shpirtërat duke
qenë ashtu qafira.
56. Ata betohen në All-llahun
se vërtet janë si ju, po ata nuk janë me ju, ata janë popull që
frikohet.
57. Sikur të gjenin
ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me
vrapim.
58. Ka prej tyre që
do të bëjnë vërejtjen në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin
të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.
59. E sikur të
kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe idërguari i Tij, e të thonin: “Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të
mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim
dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)”.
60. All-llahu caktoi
obligim që lëmosha (zeqati etj. ) t’ju takojnë vetëm:
të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare(, punonjësve 9që e
tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë
edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e
All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di
gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.
61. Ka prej tyre që
e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)”.
Thuaj: “Ai është vesh itë mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë
beismtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e
lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të
dhëmbshëm.