21. E kur Ne ua
dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t’i ketë godotur e keqja (skamja), kur qe ata u
bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejti në ndëshkim”.
S’ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurrni
ju.
22. Ai (All-llahu)
ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që
lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me
të (me erën e lehtë), ia beh një erë fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga
valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të
idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi
gjithnjë falënderues!”
23. E kur Ai
(All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë
në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia është vetëm kundër vetes suaj,
është përjetim i jetës së kësajbote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
24. Shembulli i
jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën
e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet)
prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe
të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë
të zotët e saj,e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të
mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne
u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
25. All-llahu
thërret për në Xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.