43. Ka prej tyre që
të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti
të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
44. All-llahu nuk u bën
asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
45. (Përkujto) Ditën
kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një
moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë
dështuar ata që nuk besuan këë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën
e drejtë.
46. Nëse ta bëjmë të
mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre (mirë), ose ta
marrim shpirtinty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne.
All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
47. Secili popull
kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë
mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
48. Ata thonë: “Kur
do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë
ç’ka thoni?
49. Thuaj: “Unë nuk
mund t’i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu”. çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i
tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
50. Thuaj: “Më
tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shluen të nguten për
të, kriminelët?”
51. A pasi që të
ndodhë (dënimi) do të besoni atë? A tani!? (po
besoni), e ju ishit ata që kërkonit t’u vijë më shpejt?
52. Më vonë (në
ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: “Shijoni dënimin e
përjetshëm!” Mos jeni dënuar më shumë se ç’keni merituar?”
53. E ata kërkojnë
t’u tregosh (e do të thonë): a është e vërtetë ajo (që
thua për dënimin)? Thuaj: “