170. E kur u thuhet
atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne
ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe
sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i
pasonin)?”
171. Shembulli i (i
thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon
britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk
kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk
kuptojnë.
172. O ju që besuat,
hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe
falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
173. (All-llahu) Ua
ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret
(ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut.
174. Ata që fshehin nga
libri atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në barqet
e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit
dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i
padurueshëm.
175. Ata janë që në
vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të
durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
176. Atë (dënim) për
shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që
bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e
vërteta.