177. Nuk është tërë
e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por
mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit,
engjëjve, librit, lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve,
bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai
që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të
durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të
tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
178.
O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për
të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga
vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm dhe
shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë. kjo
është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj.
179. O ju të zotët e
mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e
njëri tjetrit).
180. Kur ndonjërit
prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti)
për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është
drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet
kryer.
181.