65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi0 dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë). 

66. Ju edhe kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pinni qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë. 

67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar. 

68. Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëtpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe kulmet që (njerëzit) i ndërtojnë. 

69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë. 

70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi. 

71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut? 

72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?