16. Derisa jeni
izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë
strehonu në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe u
lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
17. Dhe ti e shihje
diellin kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur
perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë
të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë
që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të
gjejsh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18.
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i
rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre
kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta,
do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
19. Ashtu (sikurse i
vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa
kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:”Kemi
ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri
se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush
me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e
t’ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë
askujt për ju”.
20. Pse, nëse ata
(të qytetit) kuptojnë për ju, do t’ju mbysin me gurë, ose do t’ju kthejnë në
fenë e tyre, e atëherë kurr nuk keni për të shpëtuar.