36. E kur i erdhi
ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë
mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por
ju krenoheni me dhuratat tuaja!”
37. Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne
do t’u vvijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë
dhe do t’’i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
38. Ai (Sulejmani)
tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë
ata të dorëzuar?”
39. Njëri prej
xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjellë atë ty, par se të ngrites
nga vendi yt, unë për të km fuqi dhe jam i
sigurt!”
40. E ai i cili
kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa
çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë
tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që
të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën e vet, e kush
përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”
41. Ai (Sulejmani)
tha: “Ndryshojani asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata
që nuk dinë ta njohin!”
42. E kur erdhi ajo,
iu tha: “A është i tillë froni yt?” Ajo tha: “Si të
ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha) Neve na është dhënë
dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj.
43. Pse atë
(Belkisën) e kishte penguar ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një
popull jobesimtar.
44. Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh
dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është
një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e
tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me
Sulejmanin”.