24. Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: “Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!” Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse. 

25. Ai (Ibrahimi) tha: “Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë”. 

26. Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishëmi, i urti”. 

27. Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë , kuse në botëm tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur. 

28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: “Ju, bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë”. 

29. Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Nëse e thua të vërtetën, na silldënimin nga All-llahu?” 

30. Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”