17. Shembulli i tyre
është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth
tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk
shohin.
18. (Janë) Të
shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e
shtrembër).
19. Ose (Shembulli i
tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me
vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e
tyre.
20. Vetëtima gati ua
merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u
errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të dëgjuarit
(me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë,
All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë.
21. U ju njerëz,
adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të
shpëtuar).
22. Ai, i cili për
ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi
me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani
All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka
shokë).
23. E në qoftë se
jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie
ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët
tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja se
Kur’ani nuk është prej Zotit).
24. E mos e paçit
bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmën), atëherë
ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i
përgaditur për mosbesimtarët.