12. E, sikur të
shihje mëkatarët se si ukin kokat e veta pranë Zotit të tyre: “Zoti ynë, tash pamë
dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë
vepra të mira, se tash jemi të bindur”. 13. Sikur të kishim dëshiruar Ne,
scilit do t’i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund
(definitiv) se do ta mbush Xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
14. Prandaj shijoni
këtë (dënim) për shkak se ju të e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e
edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni
dënimin e përjetshëm.
15. Argumentet tona,
i besojnë, në t vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë
sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë
kryelartësi,
16. I heqen trupat e
tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe
nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
17. Pra, për ata që
kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është
caktuar atyre si shpërblim.
18. A mos është ai që ishte besimtarë, sikurse ai që ishte jasht
rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
19.
Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave
që i bënë,
vendpritje e kanë Xhennetin.
20. E ata që nuk
respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të
dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që
ju e konsideronit rrenë.