12. Ata që besuan
dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në Xhennete nëpër të cilat
rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe
hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.
13.
Se sa
(popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty,
Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
14. A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të
qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe
ndjekin epshet e veta?
15. Shembulli i
Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të
cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur,
lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë
aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i
njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë
që ua copëton zorrët e tyre?
16. Prej tyre ka asish
që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë
dije e u thonë: “çka tha ai (Muhammedi) më parë?” Ata janë
zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të
veta.
17. Kurse ata që e
gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë
dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur.
18.
Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat
e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur
t’u vijë kijameti?
19. Atëherë, dije se
nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të
besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe
për vendin tuaj.