30. E sikur tė kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janė ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohėsh pėrme mėnyrės sė fjalės sė tyre, e All-llahui di vepra tuaja. 

31. Ne do t’u sprovojmė juve, derisa t’i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėnrueshėm nga mesi juaj, po edhe do tė sprovojmė veprat tuaja. 

32. Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtė, e kundėrshtuan tė dėrguarin, ata asgjė nuk mund t’i bėjnė dėm All-llahut dhe Ai do t’ua zhduk veprat e tyre. 

33. O ju besimtarė, respektonie All-llahun dhe respektonie tė dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja! 

34. Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqėn duke qenė jobesimtarė, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falė atyre. 

35. Pra, mos u dobėsoni e tė kėrkoni pajtim (armėpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu ėshtė me ju dhe nuk u pakėson veprat tuaja. 

36. Vėrtet, jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė e dėfrim, e nėse besoni dhe ruheni prej tė kėqijave, Ai u jep shpėrblimin tuaj dhe nuk kėrkon prej jush tėrė pasurinė tuaj (por njė pjesė). 

37. Pse sikur ta kėrkojė tėrė atė dhe t’ju shtrėngojė, ju do tė bėni koprraci dhe do tė dalė nė shesh ajo qė keni nė zemra. 

38. Ja, ju jeni ata qė ftoheni pėr tė dhėnė nė rrugėn e All-llahut (pėr luftė kundėr armikut tuaj), e dikush prej jush bėn koprraci, e kush bėn koprraci, ai bėn kundėr vetės, All-llahu s’ka nevojė, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė). Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t’ju zėvendesojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.