16. Atyre nga
beduinët që ngelën pas, thuaju: “Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i
fuqishëm, t’i luftoni ata ose të dorëzohen (të pranojnë fenë islame), e nëse
përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse
ngelët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm”,
17. Nuk është mëkat
(të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin.
18. Vërtet,
All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri zotoheshin
ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së
shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).
19. Dhe me pre të
tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm i
urtë.
20. All-llahu u
premtoi juve pre të shumta që do t’i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi
dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për
besimtarët e edhe që Ai t’ju drejtojë në rrugën e fortë.
21. E edhe (pre) të
tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t’i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë,
e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
22. Edhe sikur ata
që nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa,
pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
23. (ky është) Ligji
i All-llahut ë është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk
do të gjesh ndryshime.
24. Dhe Ai është që
pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi
që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.
25. Ata janë që nuk
besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur
kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra
besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur,
dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje të
hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do.
Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej
tyre të cilët nuk besuan.