52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!” 

53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat. 

54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar. 

55. Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi. 

56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. 

57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. 

58. All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti. 

59. S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij. 

60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!        

 

52.Suretu Et Tur

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

1. Pasha Turin. 

2. Dhe librin e shkruar në rreshta. 

3. Në lëkurë të shtrirë. 

4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell). 

5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin). 

6 Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet). 

7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë. 

8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë. 

9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë. 

10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin. 

11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët. 

12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota

13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit. 

14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.