43.
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata
kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata -
talleshin).
44. Pra më lë Mua
dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë
ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
45.
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë.
46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar
me dhëniet?
47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu
trumbetojnë (se janë të mirë)?
48. Po ti, bëhu i
durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur
pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
49. Sikur të mos i
afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i
demoralizuar.
50. Po Zoti i tij, e
bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
51. E ata që nuk
besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur
dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
52.
69.Suretu El Hakka
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Momenti i
katastrofës së përgjithshme (kijameti).
2. ç’është
kijameti?
3. çka të mësoi ty
se ç’është kijameti?
4. Themudi dhe Adi
përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
5. Sa i përket
Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
6. Ndërsa Adi është
shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
7. Atë Ai e lëshoi
kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar
si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
8. A e sheh prej
tyre ndonjë që ka mbetur?