24. Thotë: “O, i
gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!”
25. Pra, ditën kur
nuk dënon si Ai askush.
26. Dhe nuk do të farkojë
pranga si Ai askush.
27. O shpirt i
qetësuar!
28. Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për
Zotin)!
29. Hyr mes robërve
të Mi!
30. Dhe hyr në
Xhennetin Tim!
90.Suretu
El Beled
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Betohem në këtë
qytet!
2. E ti je që
gjendesh në këtë qytet!
3. Betohem në
prindin dhe në atë që lind prej tij!
4. Vërtet, Ne e
krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
6. E thotë: “Unë kam
shpenzuar shumë pasuri!”
7. A mendon ai se
atë askush nuk e ka parë?
8. A nuk i dhamë Ne
atij dy sy?
9. Edhe gjuhë e dy buzë?
10. Dhe i sqaruam
atij për të dy rrugët.
11. E ai nuk u hodh
në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
12. E ç’gjë të mësoi
ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?
13. Është
lirimi i një skllavi,
14. Ose dhënia e
ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
15. Ndonjë jetimi që
është i afërt,
16. Ose ndonjë të
varfëri që e ka molisur varfëria.
17. E pastaj të
bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që
këshillluan për mëshirë (për ndihmë).
18. Të tillët janë
të zotët e anës së djathtë.
19. Ndërsa ata që
nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.
20. Kundër tyre
është zjarri i mbyllur.