Part 27

 

31. Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?” 

32. Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!” 

33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)! 

34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate). 

35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam). 

36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane. 

37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur. 

38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta. 

39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!” 

40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë. 

41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese, 

42. E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë. 

43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë . 

44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin. 

45. Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen. 

46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur. 

47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë. 

48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi. 

49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit). 

50. Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët. 

51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen. 

52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!” 

53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat. 

54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar. 

55. Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi. 

56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. 

57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. 

58. All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti. 

59. S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij. 

60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!        

 

52.Suretu Et Tur

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

1. Pasha Turin. 

2. Dhe librin e shkruar në rreshta. 

3. Në lëkurë të shtrirë. 

4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell). 

5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin). 

6 Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet). 

7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë. 

8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë. 

9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë. 

10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin. 

11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët. 

12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota

13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit. 

14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar. 

15. A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja). 

16. Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat. 

17. Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati. 

18. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit. 

19. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë. 

20. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha. 

21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim,Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar. 

22. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë. 

23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. 

24. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. 

25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja). 

26. (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. 

27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. 

28. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”. 

29. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur. 

30. E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”. 

31. Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”. 

32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?

33. A mo ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë. 

34. Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai. 

35. A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?

36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur. 

37. A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?

38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!

39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?

40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar mga tagri?

41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?

42. A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuan bijnë vetë në kurth. 

43. A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë. 

44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është e re e dendur!”

45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen. 

46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi sgjë e as do të ndihmohen. 

47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë. 

48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!

49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më. 

 

53.Suretu En Nexhm 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

1. Pasha yllin kur bie! 

2. Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar 

3. Dhe ai nuk flet nga dëshira 

4. Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet 

5. Atë ia mësoi fuqiforti (Xhibrili) 

6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet 

7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë 

8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua 

9. E ishte afër sa dy harqe, apo edhe më afër 

10. Dhe i shpalli robit të Tij (All-llahut) atë që ia shpalli. 

11. Zemra nuk mohoi atë që pa 

12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? 

13. Ai e ka parë (Xhibrilin) edhe herën tjetër 

14. Te Sidretul Munteha 

15. Pranë së cilës është xhennetul Me’va 

16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbuloi 

17. Shikimi i tij nuk lakoi e as nuk tejkaloi 

18. Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet 

19. E ju, a shihni Latin dhe Uzanë? 

20. Dhe atë të tretin, të pavlefshmin? 

21. A mendoni se për ju janë meshkujt, e për Të fe-mrat? 

22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë! 

23. Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megji-thqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi 

24. A mos i takon njeriut ajo që dëshiron? 

25. E dihet se vetëm All-llahut i takon bota tjetër dhe kjo botë 

26. E sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe me të cilën është i kënaqur 

27. Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, engjëjt i emërto-jnë me emra femrash 

28. Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim) dhe nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës 

29. Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur’anit dhe që nuk do tjetër pos jetës së kësaj bote! 

30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë 

31. Dhe vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë - për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre 

32. Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dy-shim se Zoti yt gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë, kur filloi krijimin tuaj nga dheu ndërsa ju ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja. Pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur 

33. A e ke parë atë që u zmbrap? 

34. Që dha pak e pastaj e ndërpreu? 

35. A mos ka ai njohuri për të fshehtën e po e sheh? 

36. A nuk është informuar me atë që gjendet në fletushkat e Musait 

37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë plotësonte obligimet 

38. (Në të cilat shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e tjetrit 

39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar 

40. Dhe se mundi i tij më vonë do të shihet 

41. Pastaj ai shpërblehet ose dënohet më plotësisht 

42. Dhe se kthimi përfundimtar është te Zoti yt 

43. Dhe se Ai jep qeshjen dhe Ai jep të qarit 

44. Dhe se Ai jep vdekjen dhe Ai jep jetën 

45. Dhe Ai krijon llojet - mashkullin dhe femrën 

46. Nga pika e farës që hidhet 

47. Dhe se Ai ringjallë 

48. Dhe se Ai jep pasurinë dhe varfërinë 

49. Dhe se Ai është Zoti i Shi’rasë (ylli polar) 

50. Dhe Ai shkatërroi Adin e lashtë 

51. Edhe Themudin, të cilët nuk i kurseu (nga dënimi) 

52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më shkatërrues dhe renegatë 

53. Edhe Mu’tefikën (venbanimin e popullit të Lutit) e lëshoi prej së larti 

54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu 

55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i dyshon? 

56. Ky është një qortues i ngjashëm me qortuesit e parë 

57. E afërta është afruar 

58. All-llahut është i vetmi që do ta tregojë 

59. A këtij ligjërimi po i çuditeni? 

60. E po qeshni dhe nuk po qani?! 

61. E madje jeni edhe të pakujdesshëm! 

62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe Adhurojeni!        

 

54.Suretu El Kamer 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh). 

2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!” 

3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit. 

4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë). 

5. Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet! 

6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm. 

7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. 

8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”. 

9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim. 

10. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” 

11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. 

12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar. 

13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. 

14. Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur). 

15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim? 

16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im! 

17. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim? 

18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi? 

19. Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë. 

20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura. 

21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime? 

22. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë? 

23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit. 

24. E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!” 

25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh. 

26. Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi! 

27. Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim. 

28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet. 

29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë. 

30. E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im? 

31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet). 

32. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim? 

33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet. 

34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta. 

35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon. 

36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime. 

37. Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia! 

38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm. 

39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim! 

40. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai? 

41. Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje. 

42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti. 

43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit? 

44. A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?” 

45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa. 

46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur. 

47. S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh. 

48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi). 

49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar. 

50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë. 

51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim? 

52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime. 

53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh). 

54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj. 

55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).  

 

55.Suretu Er Rrahman 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë), 

2. Ai ia mësoi Kur’anin 

3. E krijoi njeriun. 

4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit). 

5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. 

6. Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). 

7. Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. 

8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. 

9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë! 

10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. 

11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella. 

12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese). 

13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)? 

14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. 

15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit. 

16. E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? 

17. Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve. 

18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni. 

19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. 

20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë. 

21. E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. 

23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det. 

25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. 

27. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar! 

28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ). 

30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

31. Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë). 

32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë. 

34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni. 

36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

37. E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë. 

38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini. 

40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni? 

41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre. 

42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni? 

43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin. 

44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion. 

45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni? 

46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete. 

47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë. 

49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin. 

51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

52. Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje. 

53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

54. Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër. 

55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni? 

56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin. 

57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë0

59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! 

61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete. 

63. Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? 

64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi. 

65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? 

66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë. 

67. E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni? 

68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë. 

69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

70. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde). 

73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini. 

75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura. 

77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar! 

 

56.Suretu El Vakia 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!  

 

1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti). 

2. Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë. 

3. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart). 

4. (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. 

5. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi. 

6. E bëhen pluhur i shpërndarë. 

7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe. 

8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?

9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?

10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). 

11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). 

12. Janë në Xhennetet e begatshme. 

13. (ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve. 

14. E janë pak prej të mëvonshmëve. 

15. Janë në shtretër të qendisur me ar. 

16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. 

17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. 

18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. 

19. Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen. 

20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. 

21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. 

22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. 

23. Si të ishim inxhi të ruajtura. 

24. Shpërblim për atë, që ata punuan. 

25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). 

26. Vetëm thënie: selam pas selami. 

27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?

28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). 

29. Të bananeve me fruta palë-palë. 

30. Nën hije të përhershme. 

31. Pranë ujit rrjedhës. 

32. Edhe ndër pemë shumë llojesh. 

33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. 

34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). 

35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). 

36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. 

37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. 

38. (Ato janë) për ata të djathtët. 

39. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit). 

40. Janë shmë nga më të vonshmit. 

41. E të majtit, ç’është puna e të majtëve?

42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë. 

43. Dhe në errësirë tymi. 

44. As e freskët e as e këndshme. 

45. Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve). 

46. Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh. 

47. Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi? 

48. A edhe prindërit tanë të hershëm?

49. Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”

50. Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar!

51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!

52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!

53. Prej saj keni për t’i mbushur barqet!

54. E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!

55. Do të pini si deveja e etshme!”

56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit. 

57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?

58. A më tregoni për farën që e dredhni,

59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?

60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë. 

61. Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju. 

62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni. 

63. A nuk e shihni atë që e mblidhni?

64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?

65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë). 

66. S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar. 

67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar). 

68. A e shihni ujin që po e pini?

69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?

70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?

71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?

72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?

73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë). 

74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh. 

75. Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve. 

76. E ai është betim imadh, sikur ta dini!

77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm. 

78. Është në një libër të ruajtur. 

79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket). 

80. Është i zbritur prej Zotit të botëve. 

81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni. 

82. Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni. 

83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt. 

84. E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). 

85. E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni. 

86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),

87. (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë). 

88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit). 

89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm. 

90. Po në qoftë se është nga të djathtët?

91. Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet). 

92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,

93. Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë. 

94. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit. 

95. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. 

96. Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar

 

57.Suretu El Hadid 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!  

 

1. All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti. 

2. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send. 

3. Ai është i pari që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë. 

4. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni. 

5. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm te All-llahu kthehen të gjitha çështjet. 

6. Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa. 

7. Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh. 

8. ç’keni ju që nuk i besoni All-llahut, kue i dërguari i Tij ju thërret t’i besoni Zotit tuaj dhe kur Ai ka marrë besën tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë). 

9. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’iu nxjerrë juve prej errësirave ne dritë. E, s’ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush. 

10. E, ç’keni ju që nuk jepni për rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithve All-llahu u premyoi të mirat; All-llahu di çka punoni. 

11. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërbllim të mirë. 

12. (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe. 

13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). 

14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi. 

15. E sot, prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma e juaj: sa përfundim i keq është ai”. 

16. A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e All-llahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zhgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës. 

17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni. 

18. S’ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe sinqerisht japin për hirë të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh. 

19. Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët te Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të Xhehennemit. 

20. Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. 

21. Shpejtoni në atë që e fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit që gjërsia e qiellit e tokës, i përgaditur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut ë ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh. 

22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Lehvi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është e lehtë. 

23. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve. 

24. Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm. 

25. Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues. 

26. Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës. 

27. Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Ingjillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë). 

28. O ju që keni besuar, kinie frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja All-llahu është mekatfalës, mëshirues. 

29. Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë ng mirësia e All-llahut dhe se të gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.