100.Suretu El 'Adijat 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! 

2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, 

3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim. 

4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. 

5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). 

6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. 

7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje). 

8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë. 

9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza? 

10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa. 

11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.