15.Suretu
El-Hixhr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e
librit, të Kur’anit të plotkuptueshëm.
2. Ata që nuk besuan shpeshherë do të
kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.
3. Leri (Muhammed) ata, të hanë, të
dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të
kuptojnë.
4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë
fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë
afatin evet e as ta shtyjë për më vonë.
6. Dhe ata thanë: “O ti që t’u shpall
përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë ti je çmendur!”
7. Përse nuk na
erdhe me enjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u
përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe
atëherë ata nuk aftizohen.
9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm
Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
10. Ne përapara teje kemi dërguar të
dërguar në grupet e popujve të hershëm.
11.
E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
12.
Ja kështu
e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
13. Ata nuk e besojnë atë (Kur’anin).
14. Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre në
qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e
fshehtësitë).
15. Ata gjithqysh do të thonin: “Neve
na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
16. Ne në qiell kemi krijuar
galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me
vëmendje.
17. Dhe atë (qiellin) e kemi
ruajturprej çdo djalli të mallkuar.
18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka
dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
19. E tokën e kemi shtruar dhe në të
kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha
llojeve.
20. Dhe Ne ju krijuam juve në te
jetesën (mjetet për jetë) e edhe tyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
21. E nuk ka asnjë send që të mos ta
ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mse të
caktuar (të nevojshme).
22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e
nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani
atë.
23. Ne, vërtetjemi që japim jetë e
vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
24. S’ka dyshim se Ne e dimë për ata
që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
25. E Zoti yt është Ai që i tubon të
gjithë ata (të kaluarit e të ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i
dijshëm.
26. Ne krijuam njeriun nga balta e
argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të
trajtuar-mesnun).
27. E xhinët i krijuam më parë nga
zjarri, nga flaka e fortë.
28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt
engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me
erë.
29. E kur ta përsosë atë (në formën e
njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini
atij në sexhde”.
30. Të gjithë engjëjt tok, bënë
sexhde.
31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë
me ata që bënë sexhde?”
32. Ai tha: “O Iblis, ç’është ajo që
ti mos jehsë me ata që bënë sexhde?”
33. Ai tha: “Nuk është për mua t’i
bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erë”.
34. (All-llahu) tha: “Dil pra, prej
aty, tiqofsh i mallkuar!
35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë
deri në ditën e gjykimit”.
36. (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep
afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!
37. (Zoti) Tha: “Ti je prej të
afatizuarve.
38. deri në kohën e ditës së
caktuar”.
39. (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak
që më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë
në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e
drejtë!”
40. Përveç robërve të Tu, të cilët i
ke bërë të sinqertë.
41. (Madhëria e Tij) Tha: “kjo është
rruga Ime e drejtë (e qartë)”.
42. Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë)
nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që
vijnë pas teje.
43. E s’ka dyshim se Xhehennemi është
vendpremtimi i të gjithë atyre.
44. Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer,
çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të
hyjë).
45. E ata, të cilët iu ruajtën
(mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar
(prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre
çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit
duke qenë të vëllazëruar.
48. Ata aty nuk igodet kurrfarë lodhje
dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49. Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë
jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im
është ai i dhëmbshëm.
51. Enjoftoj edhe për mysafirët e
Ibrahimit.
52. kur ata hynë te ai dhe thanë: “Selamen
- e përshëndetën e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikësohemi prej jush!”
53. Ata thanë: “Mos u frikëso ne po të
marrim myzhde për një djalë të zgjuar!”
54. Ai (Ibrahimi) tha: “A më merrni
myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
55. Ata thanë: “Ne të morëm myzhde me
atë që është e sigurtë e ti mos u bë i pashpresë!”
56. Tha: “Askush nuk e humb shpresën
në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”
57. Tha: “E çka është pra çështja e
juaj, o të dërguar?”
58. Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një
popull i prishur!”
59. Me përjashtim të familjes së
Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të gjithë.
60. Përpos gruas sëtij,ne kemi
vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
61. E kur i erdhën familjes së Lutit
të dërguarit,
62. Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerëz të
panjohur (nuk ju njoh)!
63. Ata thanë: “Jo, (nuk kemi qëllim
të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi
të drejtë (çka themi).
65. Ti ec me familjen tënde pasi të
kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri
prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah
urdhëroheni.
66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë
çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67. E banuesit e qytetit (sadum)
erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin.
68. Tha: (Luti): “Këta janë mysafirët
e mi, e mos më turpëroni mua,
69. Edhe kinie frikë All-llahun e mos
më nënçmoni!”
70. Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar
që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
71. Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë)
bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!”
72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka
dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
73. E në kohën e lindjes (së diellit)
ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë
të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në
Xhehennem) si gurë.
75. Në atë (ngjarje), vërtet ka
argumente për ata që mendojnë.
76. Dhe se ato (vendbanime të
shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
77. Për ata që besojnë, ka fakte në
të.
78. Edhe populli i “Ejkës” ishin
zullumqarë.
79. E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i
shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që
duken.
80. Edhe populli i “Hixhres” i
përgënjeshtroi të dërguarit.
81. Ne u patëm parashtruar atyre
(mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
82. Ata skalisnin shtëpia në kodra
shkëmbore për të qenë të sigurt.
83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i
tmerrshëm e shkatërrues.
84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo
që vepruan.
85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën
ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit
(kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme) sillu me njerëzishmëri.
86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i
përgjithshëm, më i dijshmi.
87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete)
që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e
madhërueshëm.
88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë
në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk
besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
89. Dhe thuaj: “Unë jam qortues i
hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë).
90. (u sjellim dënim) Sikurse u sollëm
atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme).
91. Të cilët e bënë Kur’anin të ndarë
në pjesë.
92. Pasha Zotin tënd, ata gjithë do
t’i marrim në përgjegjësi.
93. Për atë ç’vepruan.
94. Publiko haptas atë për të cilën
urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.
95. S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty
kundër atyre që tallen,
96. të cilët All-llahut, i kundërvejnë
zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
97. Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh
shpirtërisht për atë që thonë ata.
98. Po ti madhëroje me falënderime
Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të
vijë ty e vërteta (vdekja).