4.Suretu
Nisa
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. O ju njerëz! Kinie
frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi
palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni
farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
2. Bonjakëve (jetimëve) jepini kur të
rriten pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni
halall) me të ndytin (me haramin) edhe mos ehani pasurinë e tyre (të përzier)
me asurinë tuaj, pse ky është mëkat i
madh.
3.
Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë
martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një,
ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
4. Grave jepnu dhuratën e kurëzimit
së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vetju falin
diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.
5. Mendjelehtësve (të papjekurve) mos
u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mekamje, e ata ushqeni nga
ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
6. Provoni bonjakët derisa të bëhen
për martesë,e nëse vëreni te ta pjekuri, atherë
drzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u
ngutur para setë rrite ata.
7. Meshkujve ju takon pjesë nga
pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon
pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që
lënë, ju takon pjesë e coaktuar (nga Zoti).
8. Kur të prezentojnë (në pjestimin e
pasurisë që ka lënë i vdekuri) të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë
pjestarë në trashigim), jepnu nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuanu fjalë të
mira.
9. Le të frikësohen ata (në prag të
vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si
do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen allahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju
thonë (jetimëve) fjalë prindore.
10. Ata që e hanë pa të drejtë
pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr
dhe do të futen në zjarrin e Xhehennemit.
11. All-llahu ju urdhëron për (çështen
e trashigimit) fëmijët tuaj:për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë
(trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e
pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për
prindërit, për seilinnga ata, lu takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri)
nëse ka fëmijë; e nëoftëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë
(vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i
vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij itakon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në
trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijjeti) që ka lënë dhe pasi të lahet
borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër
nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.
12. Juve ju takon gjysma e asaj
(pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë
fëmijë,juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti
i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo
që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e
teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit qëkeni përcaktuar ose borxhit.
Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndnjë
ilargët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka hjë vëlla ose një motër (nga
nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse sejanë më
shumë (se një vëlla ose se nj motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të
tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos
dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahu. All-llahu
është i gjithëdijshmi, jo ingutshëm.
13. këto janë (dispozita) të caktuara
prej All-llahut (urdhërave) dhe të dërguarit të tij, atë e dërgon në Xhennete
nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë.
14.
15. Ato nga gratë tuaja që bëjnë
imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush
(burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia
derisa t’i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për
to.
16. Ataa të dy prej jush që bëjnë atë
(imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen,
atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon
17. Pendim i pranueshëm te All-llahu
është vetëm ai i atyre që r bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të
tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i
urti.
18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i
atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja
ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin
duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përënim të ashpër.
19. O ju që besuat, nuk është lejuar
për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i
shtëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato
bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. çoni jetë të mirë me to. Nëse urreni ato,
bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e
urreni.
20. Në qoftë se dëshironi të ndërroni
(ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuares) i keni pas dhënë
shumë të madhe, mos merrni prej saj snjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e
në mënyrë mizore?
21. Dhe si mund të merrni atë kur
njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush
një besë të fortë?
22. Mos u martoni me ato gra me të
cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para
islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
23. U janë ndaluar juve (të martoheni
me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat
tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri,
nënëat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të
lindura (prej tjeër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse
nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me
ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj
(jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra,
përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i
madh.
24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe
me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i
keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e lufrtës). (Ky është) obligim mbi ju
nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i
merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi e jo
prostitucion (kurvëni). Epër atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat
patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka
pengesë për ju, pas përcaktimit (te niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete.
All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.
25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi
materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato
besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së
miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine0. Pra, martohuni me ato (robëresha) r me lejen e
të zotërve të tyre dhe jepnu kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të
ndershme e jo prostitute të hapta e të fshehta. E kur të jenë të martuara
ato,nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e
atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar
për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë
për ju. All-llahu është mirrëdashës, mëshirëplotë.
26. All-llahu dëshiron t’ju sqarojë
çështjet et’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe
t’ju pranojë pendimin. Alahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i
urti.
27. All-llahu dëshiron t’ju pranojë
pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeninë
tërësi (nga rruga e drejtë).
28. All-llahu dëshiron t’ju lehtësoj
(dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’ju përballuar epsheve).
29. O ju që besuat, mos e hani mallin
e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni
pajtueshmëri mes vee, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin).
Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
30.
31. Nëse lagoheni prej mëkateve të
mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju
fusim në një vnd të ndershëm.
32. Mos lakmoni në atë, që All-llahu
gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan
ata dhe grve gjithashtu ju takon hise bga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni
nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
33. Ne u kemi caktuar për secilin
trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që
ju keni premtuar, jepnu pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo
send.
34. Burrat janë përgjegjës për gratë,
ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar
nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e
mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro
kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund),
edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju
respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më
i madhi.
35. Nëse i frikësohen përçarjes mes
tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një
pari të drejtë ngafamilja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për
qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas).
All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
36. Adhurone All-llahun e mos i
shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj
jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj
shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e
do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
37. Ata që vetë janë koprracë dhe
urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu
nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
38. Edhe ata që e japin pasurinë e
tyre për sy e faqe të botës,e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai
që e k shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
39. Dhe çka do t’i gjente ata, po ta
besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që i dhuroi
All-llahu?
40. S’ka dyshim se All-llahu nuk bën
pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër ështëe mirë, Ai e shumëfishon atë dhe
Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
41. Dhe si do të jetë gjendja e atyre
(që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të
sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?
42. Atë ditë ata që nuk besuan dhe
kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi
ta toka ngase nuk mund t’i fshehin All-llahut asgjë.
43. O ju që besuat, mos iu afroni
namazit duke qenë të dehur, deristë dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë
(të papastër) derisaaa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të
sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira
(nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe
fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
44. A nuk i vure re (Muhammed) ata që
iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e
gabuar dhe dëshirompjnë që e edhe ju të humbni!?
45. All-llahu di mësë miri për armiqtë
tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu
është ndihëtarër i juaji.
46. Një palë bga jehudite është që
ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë:
“Degjuam (fjalën tënde) fhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: “dëgjo
mos dëgjofsh!” (dhe thonë): “Raina” (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e
tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: “Dëgjuam, respektuam, dëgjo
dhe vështrona”, do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre,
All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
47. O ju që u është dhënë libri,
besone atë që e zbritëm (Kur’anin) e që është vërtetues i atij që e keni
(Tevratit), para se të shlyjmë fytyra (t’ua fshijmë shqisat) dhe t’i
rrotullojmë ose t’i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i
All-llahut është i kryer.
48. S’ka dyshim se All-llahu nuk falë
(mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i
falë kujt të do.
49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë
vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë
fije.
50. Shiko se si shpifin kundër
All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
51. A nuk u vure re atyre që iy është
dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan
thonë: “Këta janë në rrugë të drejtë, se ata që besuan!”
52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e
atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të
pshtetit? Ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa grimca.
54. A u kanë zili atyre njerëzve për
atë që All-llahu u fha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të
Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të
madh.
55.
56. Është e vërtetë se ata që
mohuan argumentet Tona, do t’i hudim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e
tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i
plotëfuqishëm, i drejtë.
57. ata që besuan dhe bënë vepra të
mira, Ne do t’i fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë
përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të
mrekullueshme.
58. All-llahu ju urdhëron që t’u jepni
amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të
drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe
sheh si veproni.
59. O ju që besuat, nënshtrojuni
All-llahut, dhe nënshtrojuni të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk
pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit po qe se i
besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi
më i mirë.
60. A i vure re ata që mendojnë se
besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes
tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë.
E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi.
61. Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të
gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari” i sheh se si
dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
62. E qysh do të jetë (gjendja e tyre)
kur t’i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj
vinë te ti (për t’u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: “Ne nuk patëm tjetër
qëllim, vetëm afrim e pajtim” (e jo refuzimin e gjykimit tënd).
63. Ata janë për të cilët e di
All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për
hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.
64. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar
vetëm që me urdhërin e All-llahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E
sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenëdëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar
gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari
të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe
është mëshirues.
65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë
besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin
ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos
ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden
sinqerisht.
66. Sikur t’i kishim obliguar ata:
mbytni vetvetn tuaj,atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një
pakice prej tyre.
67. Dhe atëherrë do t’u jepnim atyre
nga ana Jonë shpërblim të madh.
68. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të
drejtë.
69. E kushdo që i bindet All-llahut
dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i
shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar,dëshmorët dhe me të mirët. Sa
shokë të mirë janë ata!
70. Ky shpërblim i madh është prej
All-llahut. Mjafton që All-llahu di mësë miri.
71. O ju që besuat, rrini të
përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë
së bashku.
72. Ka disa prej jush që zvaritet (nuk
73.
74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut,
ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën.
75. ç’keni që nuk luftoni për Zotin
dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit : nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të
cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë
mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”
76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të
All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra
miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e është e dobët.
77. A nuk i vure re ata të cilëve iu
pate thënë: “ndalni duart tuaja jepne zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim
lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzvesiç është frika ndaj
All-llahut, e edhe më fort. Thonin: “Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën?
Sikur të na e kishe shtyrë deri nënjë afat të afërt!” Thuaju: “Përjetimi ikësaj
bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e
dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija.
78. Kudo që të jeni vdekja do t’ju
kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata
(munafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga All-llahu”. E nëse i qëllon ata
ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga
All-llahu!” ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
79. çfarëdo e mire që të vjen është
nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam
ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për
këtë.
80. Kush i bindet Pejgamberit, ai i
është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre
.
81. Dhe thonë: “jemi” Të bindur”. E
kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga
ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e
mbështetu All-llahut.
82. A nuk e përfillin ata (me vëmndje)
Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përvrç prej All-llahut, do të
gjenin në te shumë kundërthënie.
83. Madje kur u vjen atyre
(munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur
dështojnë), ata e përhapin atë, sikurt’ia linin atë (përhapjen lajmit)
Pejgamberit dhe përgjefgjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se
si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush
dhe mëshira e Tij, u, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e
djallit.
84. Lufto në rrugën e All-llahut1 Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët
(për luftë), allahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më
fuqiforti, më ndëshkuesi.
85. Kush ofrin ndihmë të mirë, do të
ketë pjesë nga ajo,dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu
është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
86. Kush përshëndeteni me ndinjë
përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthenie ashtu.
All-llahu llogarit për çdo send.
87. Për All-llahun, që s’ka tjetër pos
Tij, pa tjetër Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka
dyshim. E mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
88. E çka është me ju që në çështjen e
munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? a
mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që
All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
89. Ata dëshirojnë që edhe ju të mos
besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. MOs izininipër miq prej
yre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, enëse
refuzojnë,ataherë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as
mik as ndihmës.
90. Përpos atyre që srtehohen te një
popull, me të cilin keni marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush
ose kundër popullit të vet. Skur All-llahu të donte do t’ju jepte atyre fuqi e
pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin. Në qoftëse ata tërhqen prej jush, nuk ju
luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëheë All-llahu nuk ju lejon rrugë (rrugë)
kundër tyre.
91. Ju do të hasni në të tjerë, që
duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te
populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i
përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe
dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i
takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
92. Asnjë besimtarëi nuk i është i
lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht
një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë nj rob besimtarë dhe shpagimin (e
gjakut). Në se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht)
është besimtarë, por i takon popullit që është armik ijuaji, atëherë është
obligil vetëm lirimi injë robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga
ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut)
që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi injë robi besimtar.
93. Kush e mbytë një besimtarë me
qëllim, dënimi itij është Xhehnemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë.
All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ika përgaditur dënim të
madh.
94. O ju që besuat, kur marshoni në
rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i
thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtarë!”, duke kërkuar me
të mjet (mall0 të kësaj bote, pse te
All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e
All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka
veproni.
95. Nuk janë të barabartë prej
besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurnë dhe me jetën e
tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar
pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre,All-llahu
igradoi në një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të
gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye)
All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
96. Vende të larta me falje gabimesh e
mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
97. Engjëjt që ua morën shpirtine
atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: “Në çka ushit ju? - Ata thanë: “Ne
ishim të paftë në atë tokë!” (engjujt ju thanë: “A nuk ishtë e gjërë toka e
All-llahut e të migroni në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi
ityre është Xhehennemi dhesa vend i keq është ai!
98. Përveç atyre që ishin të paaftë
nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë
(për shpërngulje).
99. Atyre do t’ua falë All-llahu.
All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
100.
101. Kur tëjeni nëudhëtim e sipër, nuk
është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët dot’ju
sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.
102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë
me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë
e le të falet me ty (grupi tjetër në roje),ekur të bien në sexhde (të kryejnë
një reqatë),këta le të të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi
tjetër, që nuk është falur , e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të
jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj
ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni
të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos ibartni
armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënqmues për
jobesimarët.
103. Kur të kryeni namazin (e frikës)
përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të
qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse
namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen
e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju
shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresjnë. All-llahu është i Dijshëm,
Ligjdhënës i Matur.
105. Ne të zbritëm ty (Muhammed)librin
(Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes nerzëve me atë që të mësoi
All-llahu. Mos u ngatërro për tradhtarët (mos udil në ndihmë).
106. Kërko falje (për këtë) All-llahut.
All-llahu falë, mëshiron.
107. Mos polemizo për ata që tradhtojnë
vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
108. Ata fshihen (turpërohen) prej
njreëzve, e nuk turëprohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur
planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është ikënaqur Ai. All-llahu nuk
mund t’i shpëtojnë veprimet etyre.
109. Ja, ju jeni ata që i mbrojtët
(gënjeshtarët) në ejtën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për
ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
110. Kush bën ndonjë të keqe apo
ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe
mëshirues.
111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka
ngarkuar vetveten. All-llahu idi hollësitë, është gjykatës i
drejtë.
112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat,e
pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një
mëkat të hapët.
113. E sikur të mos ishte dhuntia e
All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por
ata nuk humbin tjetër, poos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojë asgjë .
All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e
All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
114. Në shumë biseda të tyre të fshehta
nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë
të mirë ose pajtim mes njerëzve. e kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm
kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërbllim të
madh.
115. Kush ikundërvihet të dërguarit,
pasi që iështë bërë eqatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e e
besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e e fusim në Xhehennem.
Përfundim i keq është ai.
116. Është e vërtetë se All-llahu
nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë
atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një
largim të madh (prej të vërtetës).
117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm
(emra idhujsh) femra dhe nuk tjetër pos djallit plot sherr.
118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka
thënë: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të tu”.
119. Do t’i (shmang nga e vërteta), do
t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të
120. Ai u premton atyre dhe i bën të
shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
121. Të tillët (që ndjekin djallin)
kanë vendin në Xhehennem dh e prej tij nuk kanë për të ikur
(shpëtim).
122. E ata që besuan dhe bënë vepra të
mira, Ne do t’i vendosim në Xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë
përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut.
123. Nuk është (shpëtim) sipas
shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kush bën ndonjë nga
punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në
Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
124. Kush bën ndonjë nga punët e mira,
qoftë mashkull ose femër duke qrnë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe
nuk u bëhet farë padrejtësie.
125.
126. Vetëm të All-llahut janë ç’ka në
qiej dhe ç’ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
127. Kërkojnë prej teje (Muhammed)
përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: “All-llahu ju sqaron nga libri
(Kur’ ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e
nuk u jep atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të
paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe, çfarëdo
të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
128. Nëse ndonjë grua i frikësohet
largimit pse ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se
bëjnë mes vete mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithëkëtë,
koprracia është epranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s’ka
dyshim se All-llahu hollësisht me gjithçka veproni.
129. Ju kurrsesi nuk do të mund ta
mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga
ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se
(padrejtësisë), All-llahu ju dhe ju mëshiron.
130. Por nëse ndahen prej njëri
tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është
bujar i madh, i plotdijshëm.
131. Vetëm e All-llahut është ç’ka në
qiej e ç’ka në tokë. Ne patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush,
e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e
All-llahut është ç‘ka në qiej e ç’ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i
falënderuar.
132. Të All-llahut janë gjithë ç’ka në
qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që All-llahu është ipërkujdesshëm.
133. Nëse Aëshiron, ju zhduk juve or
njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
134. Kush (me punënë e vet) dëshiron shpërblimin
e kësaj bote, (ai
135. O ju që besuat, vazhdimisht të
jeni dëshmues të drejtë për horë të All-llahut edhe nëse është kundër
(interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë
ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mmirë për
ta. mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose
tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç’ka punoni.
136. O ju që besuat, besoni vazhdimisht
All-llahun, të dërguarit të Tij, librit që gradualsht ia shpalli të dërguarit
të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve
të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër
larg.
137. Vërtet, ata që besuan e pastaj
tradhëtuan, përsëri besuane pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu
nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
138. Ti (Muhammed) lëjmëroj munafikët
se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
139. Janë ata që, përkundër
besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka
dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
140. Juve u është shpallur në librin
(Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet
tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe,
ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që
tq gjithë në Xhehennem.
141. Ata janë që presin se ç’po ju
ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim
me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk
mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhim0
dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e
gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi
besimtarët.
142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë
All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron
dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u
dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet
atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë asme ata (me jobesimtarët).
144. O ju që besuat, mos zini miq
jobesimtarët e t’i lini manash besimtarët! A doni t’i sillni allahut argument
të qartë kundër vetës!
145. S’ka dyshim, munafikët do të jenë
në shtresën më të ulët (në fund0 të zjarrit
dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
146. Përveq atyre që u penduan, u
përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhepraktikojnë
sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me
besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të
madh.
147. çfarë ka All-llahu me dënimin
tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta
nuk ishton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
148. All-llahu nuk do publikimin e
shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i bërë padrejt. All-llahu
është dëgjues, i dijshëm.
149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose
e fshihni, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë
shumë.
150. S’ka dyshim se ata që nuk besojnë
All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe
të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë”
e mes këtij duam të marrin rrugë.
151. Të tillët lanë jobesimtarët e
vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për
jobesimtarët.
152. E ata që besuan All-llahun dhe të
dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do
t’u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është
mëshirues.
153. Ithtarët e librit (jehuditë)
kërkojnë prej teje t’u sjellësh një libër (komplet) nga qielli.
154. Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur’in
pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)’ u patëm thënë: “Hyni në derë (të
bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: “Mos e thyeni të shtnën” (mos
gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besëtë fortë.
155. Dhe për shkak të thyerjes së besës
së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së
pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të
mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi
ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe
të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
157. madje për shkak të thëhies së
tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e
All-llahut”.
158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti
atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit
vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e
gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
160. Dhe për shkak të mizorisë së tyre,
që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua
ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të
lejuara.
161. Edhe për shkak të marrjes së
kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve
në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk
besuan prej tyre.
162. Por ata, prej tyre që kanë thesar
të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe atë që u shpall
para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët
në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t’u japim shpërblim të
madh.
163. Ne të frymëzuam ty me shpallje
sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar
Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin,
Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin.
164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë
që të rrëfyem për ta,dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait
i foli All-llahu me fjalë.
165. të dërguar që ihin lajmgëzues e
kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim)
pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të
veprojë.
166. (Jehuditë i thanë se nuk të
besojnë në shpallje Muhammedit) Por allahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë
ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu
dëshmues.
167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga
rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum,
All-llahu as nuk ka për t’i falur as nuk ka për t’i drejtuar në rrugë ,
169. Përpos rrugës së Xhehennemit, në
të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
170. o ju njerëz, juve u erdhi i
dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është
më e dobishme për ju. por nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç’ka në qiej e
tokë është vetëm e All-llahut. All-llahudi (gjendjen e robëve), është më
urti.
171. O ithtarët e librit, mos teproni
në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e
vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte
fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai.
Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini).
Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një
All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë
është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i
pavarur.
172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se
është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet
prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai so t’i ringjallë dhe do t’i
tubojë të gjithë pranë Tij.
173. E përsa i përket atyre që besuan
dhe vepruan mirë, Atyre do t’ju përmbushet shpërblimi i e merituar, por edhe do
t’iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tëhoqën dhe
mbajtën veten kryelartë, ata do t’i ndëshkojë me një ndëshkim
174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga
Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
175. Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën
Atij (librit të Tij), Aido t’i fusë në mëshirën (Xhennetin) e Tij dhe do t’i
gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
176. Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju:
“All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (ai që nuk prindër as fëmij
që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk fëmijë, por ka motër, atëherë
asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë
(që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që
trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë
vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish
më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu
di për çdo send.