13.Suretu
Er-Rra'd
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete
të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt, janë realitet,
por shumica e njerëzve nuk besojnë.
2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt
pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai u vendos mbi Arsh dhe nënshtroi diellin
e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen
(e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas
ringjalljes) me Zotin tuaj.
3. Dhe ai është, i cili tokën e
shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bëri dy lloj
(çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për
njerëzit që thellë mendojnë.
4. E në tokë, copa sipërfaqesh, te
ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të bmjella (të llojllojshme)
dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara
(nga një filiz) e të gjitha jiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të
frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon për
argumente për njerëzit e mençur.
5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh
(përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: “A do të
kemi krijimtë ri pasi të jemi bërë dhe?” këta janë ata që mohuan Zotin e tyre,
ata që do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit ku
do të qëndrojnë përgjithmonë.
6. E ata prej teje këkojnë ngutje
zbatimit të së keqes para të së mirës edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por
nuk kanë marrë mësim). S’ka dyshim se Zoti yt u fal njerzve mëkatet e tyre, por
s’ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
7. Ata, të cilët nuk besuan thonë:
“Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli
praktike) nga Zoti i tij?” Ti je vetëm qortues. çdo popull pati udhëzues
(pejgamber).
8. All-llahu e di se ç’bart çdo grua,
dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. te Ai është çdosend me masë të
caktuar.
9. Ai është që di të fshehtëndhe të
dukshmen, Ai është i madhëruari e i latrësuari.
10. Për të është njësoj (në dijen e
Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që
vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi
ditën.
11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas
një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e All-llahut e ruajnë atë.
All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për
derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.
12. Ai është që ju shfaq vetëtimën
trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe
formulon re të dendura.
13. Ndërkaq, murmurima madhëron (Zoti
një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja
ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godt kë të dojë. Ndërsa idhujtarët
polemizojnë rreth All-llahut, e ai është ndëshkues i rreptë.
14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo
drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerë pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre
asgjë tjetër (gjendja e tyre është) vetëm si e aij që shtrin duart (prej së
largu) kah uji, që ai (uji) nuk do t’i arrijë (sepse uji është send i vdekur e
nuk e kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk
është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
15. Gjithçka ka në qiej e në tokë i
bën sexdhe vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) ëshë
hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
16. Thuaj: “
17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli
e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vele bart mbi vete shkumë të
fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metal) në zjarr për
të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin
e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të
metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo
mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
18. Atyre që i janë përgjegjur Zotit
të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjen Atij, ata
do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aqë shumë sa e gjithë pasuria
tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre
është Xhehennemi që është shtrat i keq.
19. A është i njejtë ai që e di se ajo
që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm
njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
20. Ata janë, të cilët e zbatojnë
besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të
cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga
llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave)
për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me
çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë
të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23. (përfundimi i mirë është) Xhennete
të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe
fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t’i vizitojnë engjëjt duke
hyrë në secilën derë.
24. (u thonë) Selamun alejkum, me
durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa ërfundim i lavdishëm është ky vend.
25. E ata që e thyejnë besën e dhënë
All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka
urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar
dhe ata kanë përfundim të keq.
26. All-llahu i ofron furnizim me
bollëk atijqë do dhe ia kufizon (atij ë do).
27. E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas)
thonë: Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj:
“(Iu shpall Kur’ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do,
kurse atë që pendohet nga të këqiat e shpie në rrugë të drejtë.
28. Ata që besuan dhe me të përmendur
All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun
zemrat stabilizohen.
29. Ata janë të cilët besuan dhe bënë
vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
30. Kështu, Ne të dëguam te një
popull, para të cilit kauluan shumë popuj, e që t’ju komunikosh atë që Ne të
shpallëm ty, sepse ata jnë duke mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: “Ai
(Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam
mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime.
31. Sikur të ishte ndonjë Kur’an që me
të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të
vdekurit (është ky)?” Jo, (ata nuk besojë) se e tërë çështja i takon vetëm
All-llahut. A nuk e kanë të qartë atë që besuan se, sikur të donte All-llahu,
do t’i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e
për shkak të asaj që bënë, do t’i godas vazhdimish fatkeqësi e kohës ose do ta
rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të
triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.
32. edhe me të dërguarit para teje
kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i
ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
33. A është Ai që përcjell secilin
njeri se ç’vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë
All-llahut shokë. Thuaj: “Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë
për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç’ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni
me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë
dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le
të humbur, për te nuk ka udhëzues.
34. Ata kanë dënim në jetën e kësaj
bote , e s’ka dshim se dënimi i botës tjetër është shumë i rënrë. Ata nuk ka
kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
35. Shembulli (atributi) i Xhennetit
që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (palatet) të rrjedhin lumenj,
që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. ai është përjetim i lumtur
i atyre që i shin ruajtur,e pëfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
36. Ata të cilëve Ne u dhamë shallje,
gëzohen me atë që t’u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të
ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur’anit). Thuaj: “Unë jam urdhëruar
që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij. Unë vetëm te Ai
thërras (njerëzit) dhe vetëm te ai është kthimi im!”
37. Dhe ashtu, Ne e shpallëm atë
(Kur’anin) kushtetutë në arabishte. e nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta,
shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as
mbrojtje.
38. Ne dërguam edhe para teje të
dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i
takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat
ekziston evidencë e caktuar.
39. All-llahu shlyen (nga ajo
evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). Vetëm te Ai është baza e
librit (Levhi Mahfudhi).
40. Ne mund të mundësojmë ty ta
shohësh atë (dënimin) që u premtojmë atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty.
Obligim yti është vetm kumtimi, kurse Jona është llogaria.
41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim
pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s’ka
kusj që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të
shpejtë.
42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre
(idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së
All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do të kuptojnë se
kujt do t’i takojë ardhmëri e lumtur.
43. E ata që mohuan thonë: “Ti nuk je
i dërguar!” Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis
jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të
shpalljeve)”.