14.Suretu Ibrahim 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!  

 

1. Elif, Lamė, Ra. (ky ėshtė) Libėr; Ne ta shpallėm ty qė me urdhėrin e Zotit t’i nxjerrėsh njerėzit prej errėsirės nė dritė; (t’i nxjerrėsh prej errėsirės) nė rrugė tė Fuqiplotit, tė Falėnderuarit.  

2. Tė All-llahut, i tė cilit ėshtė ē’ka nė qiej dhe ē’ka nė tokė. Ështė mjerim pėr mohuesit pėr dėnimin e ashpėr qė i pret.  

3. Ata qė i japin pėrparėsi jetės sė kėsaj bote ndaj botės tjetėr, pengojnė nga rruga e All-llahut dhe kėrkojnė shtrembėrimin e saj. Tė tillėt qartas janė nė humbje.  

4. Ne asnjė nga tė dėrguarit nuk e dėrguam ndryshe vetėm nė gjuhėn e popullit tė vet, ashtuqė ai t’u shpjegojė atyre (nė atė gjuhė). E All-llahu e lė tė humbur atė qė do, dhe e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė do. Ai ėshtė i fuqishmi, i urti.  

5. Ne e patėm dėrguar Musain me argumentet tona (dhe i thamė); xnirre popullin tėnd prej errėsirave nė dritė dhe pėrkujtoju atyre tė mirat e All-llahut (qė u dhuroi), se vėrtet nė ato (pėrkujtime) ka argumente pėr secilin qė ėshtė shumė i durueshėm dhe shumė falėnderues.  

6. (pėrkujto) Kur Musai i tha popullit tė vet: “Pėrkujtonie dhuntinė e All-llahut ndaj jush; kur ju shpėtoi prej rrethit tė faraonit qė ju shijonin dėnimin mė tė shėmtuar, ju mbytnin bijtė tuaj, e lėnin gratė tuaja tė jetojnė. Nė ato kishit sprovė tė madhe nga Zoti juaj. ”  

7. Dhe (pėkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshėm: “Nėse falėnderoni, do t’ua shtojė tė mirat, e nėse pėrbuzni, s’ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!”  

8. E Musai tha: “Nėse ju, dhe tė gjithė ata qė janė nė tokė mohoni, All-llahu ėshtė i panevojshėm (pėr falėnderim, i lavdishėm (vetvetiu”.  

9. A nuk jeni tė njohur me lajmin (ndodhinė) e atyre qė ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre qė erdhėn pas tyre, qė nuk di kush pėr ta poa All-llahut. Atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me argumente, ata i vėnin duart e tyre (nė shenjė talljeje) nė gojėt e veta: “Ne e mohojmė atė me ēka jeni tė dėrguar dhe ne dyshojmė shumė nė atė qė ju na thėrrisni”.  

10. Tė dėrguarit e tyre u thanė: “A mos keni dyshim nė All-llahun, Krijuesin e qiejve e tė tokės? Ai ju thėrret (nė besim) pėr t’ju falur mėkatet dhe pėr t’ju vazhduar (jetėn deri nė njė afat tė caktuar!” Ata thanė: “Ju nuk jeni tjetėr pos njerėz siē jemi edhe ne, ju dėshironi tė na pengoni nga ajo qė adhuronin prindėrit tanė, pra na sillni ndonjė argument tė qartė!”  

11. Tė dėrguarit e tyre ju thanė: “Ne nuk jemi tjetėr vetėm se njerėz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratė kujt tė dojė nga robtė e vet. Ne nuk na takon tė sjellim ndonjė argument, vetėm me dėshirėn e All-llahut, pra, besimtarėt le t’i mbėshteten vetėm All-llahut.  

12. E pėrse tė mos i mbėshtetemi All-llahu derisa Ai na udhėzoi nė rrugėn tonė (tė drejt). Pėr Zotin, ne gjithsesi do tė durojmė e do tė pėrballojmė mundimet qė na bėni, e vetėm All-llahut let’i mbėshteten vazhdimisht ata qė gjithnjė iu mbėshteten.  

13. Ata qė mohuan tė dėrgarit e vet thanė: “Pėr Zotin, ne do t’ju dėbojmė nga vendi ynė, ose ju domosdo do tė ktheheni nė fenė tonė!” E atyre (tė dėrguarėve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatėrrojmė zullumqarėt.  

14. Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim nė atė tokė. E kėtė (ndihmė) pėr atė qė i frikėsohet pranisė Sime dhe i frikėsohet dėnimit Tim.  

15. Ata (tė dėrguarit) e kėrkuan ndihmėn, ndėrsa ēdo kryelartė idhnak pėsoi dėshtim.  

16. E pas tij (kryelartit) ėshtė Xhehennemi, nė tė cilin i jepet ujė tė ndyrė (qė rrjedh prej lėkurave tė djegura0,  

17. Pėrpiqet ta pėrbijė, po nuk mund ta gėlltis atė, atij i vjen vdekja nga tė gjitha anėt (sipas shenjave shkatėrruese), po ai nuk vdes (e tė shpėtojė prej vuajtjeve), atė e pret dėnim shumė i rėndė.  

18. Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh era nė ndonjė ditė tė stuhishme, e ata nuk mund tė realizojnė asgjė nga veprat qė kanė bėrė, e ky ėshtė ai dėshtimi i madh.  

19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokėn me urtėsi, e nėse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesė (popull) tė re.  

20. E kjo, nuk ėshtė vėshtirė (rėndė) pėr All-llahun.  

21. E tė gjithė (njerėzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata tė dobėtit (masa e nėnshtruar) u thonė parisė (udhėheqėse): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund tė nalehtėsoni diē nga dėnimi i All-llahut?” Ata (paria) thonė: “Sukur tė na kishte udhėzuar All-llahu, ne do t’ju udhėzonim juve. Pėr ne tash ėshtė njėsoj, u pikėlluam thellė ose duruam, pėr ne nuk ka ikje (shpėtim).  

22. E tė kryhet ēėshtja (tė hyjnė ata tė Xhennetit dhe tė Xhehennemit nė tė, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratėn e shėmtuar) dhe u thotė: “Vėrtet, All-llahu ju pat premtuar premtim tė vėrtetė, e unė ju pata premtuardhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t’ju detyroj), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju m’u pėrgjigjėt; atėherė, pra mos mė qortoni mua, po qortnie veten. Unė nuk mund t’ju shpėtoė juve, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni mua. Unė mohoj shoqėrimin tuaj qė mė bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit). S’ka dyshim, jobesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm.  

23. E ata, tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, me urdhėrin e Zotit tė tyre u vendosėn nė Xhennete, nėn pallatet e tė cilėve rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrgjithmonė. Pėrshėndetja e tyre nė tė ėshtė “selam” - paqe.  

24. A nuk ke kuptar se si All-llahubėri shembull: fjalėn e irė si pema e mirė qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart,  

25. E qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet nė ēdo kohė. All-llahu, pra u parashtron njerėzve shembuj ashtuqė ata tė mendojnė.  

26. Dhe shembulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė qėndruar.  

27. All-llahu forcon ata qė besuan nė fjalėne fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote e edhe nė botėn tjetėr, ndėrsa mizorėt All-llahu i bėn tė humbur. All-llahu punon ēka tė dojė.  

28. A nuk i vėrejte ata qė dhuntinė e All-llahut e ndėrruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollėn nė vendin e shkatėrrimit,  

29. (e sollėn) Nė Xhehennem tė shijojnė djegien, e sa vend i keq ėshtė ai.  

30. Ata i bėnin (krahasonin) shokė All-llahut pėr t’i shmangur (njerėzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Shfrytėzoni pėrjetimet se e srdhmja e juaj ėshtė te Zjarri!”  

31. Robėve tė Mi, tė cilėt besuan thuaju: “Tė falin rregullisht namazin dhe me atė qė i furnizuam ata, tė japin fshehtas e haptas, para se tė vijė njė ditė qė nė tė nuk ka as kompensim as miqėsi”.  

32. All-llahu ėshtė Ai qė i krijoi qiejt dhe tokėn, dhe lėshoi prej sė larti ujė (shi), e me tė nxjerr fruta si ushqim pėr ju, dhe pėr tė mirėn tuaj u vuri nė shėrbim anijet, tė lundrojnė nėpėr det me urdhėrin e Tij, e nė shėrbimin tuaj i vuri edhe lumenjtė.  

33. Pėr ju nėnshtroi diellin dhė hėnėn qė nė mėnyrė tė zakonshme vazhdimisht udhėtojnė. Pėr ju pėrshtati edhe natėn e ditėn.  

34. Dhe Ai ju dha gjithatė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėr pėrbuzės.  

35. (pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! bėne kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurėsh).  

36. Zoti im! ata vėrtet i shmangin (nga rruga e drejtė) shumė njerėz. E kush mė respekton mua, ai ėshtė i mi (nė fe), e kush mė kundėrshton mua, atėherė Ti je qė fal dhe mėshiron.  

37. Zoti ynė! unė njė pjesė tė familjes sime e vendosa nė njė luginė, ku nuk ka bimė, e pranė shtėpisė tėnde tė shenjtė. Zoti ynė (i vendosa aty) qė tė falin namazin, pra bėn qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata, dhe, pėr tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoj ata me fruta.  

38. Zoti ynė! s’ka dyshim se Ti e di ēka fshehin dhe ēka publikojmė, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjė nė send nė tokė e as nė qiell.  

39. Falėnderimi i qoftė All-llahut, i cili nė pleqėri mė fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vėrtet, Zoi im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes.  

40. O Zoti im! mė bėn mua nga ata qė falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mijė dhe pranoje lutjen time o Zoti ynė!  

41. Zoti ynė! mė fal (gabimet) mua edhe prindėrve tė mi, fali edhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur jepet llogaria.  

42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur).  

43. (atė ditė) Ata tė ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lėvizin sytė e tyre ( pėr tė shikuar), e zemrat e tyre janė tė zbrazura (nga frika).  

44. Dhe ti tėrhiqju vėrejtjen njerėzve pėr ditėn kur atyre do t;ju vijė dėnimi, e ata qė ishin mizorė thonė: “Zoti ynė! na jep afat pėr njė kohė tė shkurtėr t’i pėrgjigjemi thirrjes tėnde (pėr besim) dhe t’i pasojmė tė dėrguarit!” A nuk e besuat ju mė parė se pėr ju nuk ka lėkundje (prej dynjasė nė botėn tjetėr)?  

45. Dhe ju u vendosėt nė vendbanimet e atyre qė e dėmtuan vetveten (e Ne i shkatėrruam) dhe e kishit tė qartė se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollėm shembuj edhe juve.  

46. (megjithatė) Ata pėrgatitėn kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet nė duart e All-llahut, qoftė ai kurthi i tyre qė shkulėn edhe kodrat nga ai.  

47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, qė u dha tė dėrguarėve tė tij. All-llahu ėshtė triumfues qė ndėrmerr masa ndėshkuese.  

48. (ndėshkon kundėrshtarėt) Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dallin sheshazi para All-llahut, Njė, Mbizotėrues.  

49. E idhujtarėt atė ditė i sheh tė lidhur nė pranga.  

50. Petkat e tyre janė nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojė zjarri.  

51. (dalin para Zotit) Pėr ta shpėrblyer All-llahu secilin njeri me atė qė e fitoi. Vėrtet, All-llahu ėshtė llogaritar i shpejtė.  

52. Ky (Kur’ani) ėshtė kumtesė pėr njerėz, qė me tė tė kėshillohen dhe tė dinė se Ai ėshtė vetėm njė zot, dhe qė t’i kėshilloj ata qė kanė mend.