15.Suretu El-Hixhr 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Elif, Lam, Ra. Kėto janė ajetet e librit, tė Kur’anit tė plotkuptueshėm. 

2. Ata qė nuk besuan shpeshherė do tė kishin dėshiruar tė kishin qenė myslimanė. 

3. Leri (Muhammed) ata, tė hanė, tė dėfrehen dhe t’i preokupojė shpresa (se do tė jetojnė shumė), e mė vonė do tė kuptojnė. 

4. Ne nuk kemi shkatėrruar asnjė fshat (vendbanim) ndryshe vetėm nė afatin e tij tė caktuar. 

5. Asnjė popull nuk mund ta shpejtojė afatin evet e as ta shtyjė pėr mė vonė. 

6. Dhe ata thanė: “O ti qė t’u shpall pėrkujtimi (Kur’ani), me tė vėrtetė ti je ēmendur!” 

7. Pėrse nuk na erdhe me enjėj (qė tė vėrtetojnė) nėse je i sinqertė? 

8. Ne nuk i dėrgojmė engjėjt (u pėrgjigjet Zoti) ndryshe vetėm kur duhet (kur e kėrkon urtėsia e Zotit) dhe atėherė ata nuk aftizohen. 

9. Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij. 

10. Ne pėrapara teje kemi dėrguar tė dėrguar nė grupet e popujve tė hershėm. 

11. E atyre nuk u erdhi asnjė nga tė dėrguarit, e tė mos talleshin me tė. 

12. Ja kėshtu e fusim atė nė zemrat e kriminelėve (mosbesimin - talljen). 

13. Ata nuk e besojnė atė (Kur’anin). Po ligji (i dėnimit) ndaj popujve mė tė hershėm tashmė ėshtė i provuar (se si i shkatėrroi Zoti). 

14. Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin engjėjt e fshehtėsitė). 

15. Ata gjithqysh do tė thonin: “Neve na janė ndalė sytė (tė pamėt). Jo, ne jemi njerėz tė magjepsur. 

16. Ne nė qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atė (qiellin) e kemi zbukuruar pėr ata qė e shikojnė me vėmendje. 

17. Dhe atė (qiellin) e kemi ruajturprej ēdo djalli tė mallkuar. 

18. Pėrveē atij qė vjedh (pėrgjon) ēka dėgjohet, po edhe atė e kapė ylli i zjarrtė (e djeg). 

19. E tokėn e kemi shtruar dhe nė tė kemi vuar kodra dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve. 

20. Dhe Ne ju krijuam juve nė te jetesėn (mjetet pėr jetė) e edhe tyre pėr tė cilėt ju nuk jeni furnizues. 

21. E nuk ka asnjė send qė tė mos ta ketė burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atė ndryshe vetėm sipas njė mse tė caktuar (tė nevojshme). 

22. Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojnė shi dhe atė ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atė. 

23. Ne, vėrtetjemi qė japim jetė e vdekje dhe Ne jemi trashėgues (tė qiejve e tokės). 

24. S’ka dyshim se Ne e dimė pėr ata qė ishin para jush dhe edhe pėr ata qė vijnė pas. 

25. E Zoti yt ėshtė Ai qė i tubon tė gjithė ata (tė kaluarit e tė ardhėshmit), vėrtet Ai ėshtė shumė i urtė, shumė i dijshėm. 

26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, tė zi e tė prihsur (me erė tė keqe)? (tė formuar-tė trajtuar-mesnun). 

27. E xhinėt i krijuam mė parė nga zjarri, nga flaka e fortė. 

28. Dhe (pėrkujto) kur Zoti yt engjėjve u tha: “Unė po krijoi njeriun nga balta e tharė, e zezė e me erė. 

29. E kur ta pėrsosė atė (nė formėn e njeriut) dhe do t’i japė atij shpirtin qė ėshtė krijesa Imja, atėherė ju bini atij nė sexhde”. 

30. Tė gjithė engjėjt tok, bėnė sexhde. 

31. Pėrpos Iblisit. Ai refuzoi tė jetė me ata qė bėnė sexhde?” 

32. Ai tha: “O Iblis, ē’ėshtė ajo qė ti mos jehsė me ata qė bėnė sexhde?” 

33. Ai tha: “Nuk ėshtė pėr mua t’i bėjė sexhde njė njeriu qė e krijove nga balta e terur, e zezė e me erė”. 

34. (All-llahu) tha: “Dil pra, prej aty, tiqofsh i mallkuar! 

35. Vėrtet, mallkimi kundėr teje qoftė deri nė ditėn e gjykimit”. 

36. (Iblisi) Tha: “Zoti im, mė jep afat deri nė ditėn kur ata (njerėzit) tė ringjallen! 

37. (Zoti) Tha: “Ti je prej tė afatizuarve. 

38. deri nė kohėn e ditės sė caktuar”. 

39. (Iblisi) Tha: “Zoti im, pėr shkak qė mė pėrzune (mė largove), unė do t’ua zbukurojė (tė kėqiat) atyre sa tė jenė nė tokė (nė kėtė botė) dhe tė gjithė ata do t’i largojė nga rruga e drejtė!” 

40. Pėrveē robėrve tė Tu, tė cilėt i ke bėrė tė sinqertė. 

41. (Madhėria e Tij) Tha: “kjo ėshtė rruga Ime e drejtė (e qartė)”. 

42. Se ndaj robėve tė Mi (tė sinqertė) nuk ke kurrėfarė force (as fizike as mendore), pėrveē atyre tė humburve qė vijnė pas teje. 

43. E s’ka dyshim se Xhehennemi ėshtė vendpremtimi i tė gjithė atyre. 

44. Ai (Xhehennemi) i ka shtatė dyer, ēdonjėri prej tyre ka shtegun (derėn) e caktuar (nėpėr tė cilėn do tė hyjė). 

45. E ata, tė cilėt iu ruajtėn (mosbesimit dhe punėve tė kėqija) janė nė Xhennete e mes burimeve. 

46. (u thuhet) Hyni nė to, tė shpėtuar (prej ēdo tė keqeje) tė siguruar (nga vdekja). 

47. Ne kemi hequr prej zemrave tė tyre ēfardo urrejtje, e at nė mbėshtetėse qėndrojnė ballė pėr ballė njėri-tjetrit duke qenė tė vėllazėruar. 

48. Ata aty nuk igodet kurrfarė lodhje dhe nuk do tė nxirren kurrė prej tij. 

49. Njoftoi robėt e Mi se vėrtet Unė jam Ai qė fal shumė dhe mėshirues i madh. 

50. Po (njoftojė) se edhe dėnimi Im ėshtė ai i dhėmbshėm. 

51. Enjoftoj edhe pėr mysafirėt e Ibrahimit. 

52. kur ata hynė te ai dhe thanė: “Selamen - e pėrshėndetėn e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikėsohemi prej jush!” 

53. Ata thanė: “Mos u frikėso ne po tė marrim myzhde pėr njė djalė tė zgjuar!” 

54. Ai (Ibrahimi) tha: “A mė merrni myzhde kur mė ka kapur mua pleqėria? Me ēka po mė pėrgėzoni ju? 

55. Ata thanė: “Ne tė morėm myzhde me atė qė ėshtė e sigurtė e ti mos u bė i pashpresė!” 

56. Tha: “Askush nuk e humb shpresėn nė mėshirėn e Zotit tė vet, pėrveē atyre qė janė tė humbur” 

57. Tha: “E ēka ėshtė pra ēėshtja e juaj, o tė dėrguar?” 

58. Ata thanė: “Ne jemi dėrguar te njė popull i prishur!” 

59. Me pėrjashtim tė familjes sė Lutit. Ata do t’i shpėtojmė qė tė gjithė. 

60. Pėrpos gruas sėtij,ne kemi vendosur, ajo tė mbetet me ata tė dėnuarit (All-llahu ka vendosur). 

61. E kur i erdhėn familjes sė Lutit tė dėrguarit, 

62. Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerėz tė panjohur (nuk ju njoh)! 

63. Ata thanė: “Jo, (nuk kemi qėllim tė keq ndaj teje) Tė kemi ardhur ty me atė (dėnim) qė ata dyshonin. 

64. Tė kemi sjellė tė vėrtetėn, e ne jemi tė drejtė (ēka themi). 

65. Ti ec me familjen tėnde pasi tė kalojė njė pjesė e natės dhe rri pas tyre (qė tė mos frkėsohen) dhe asnjėri prej jush tė mos kthejė mbrapa (pėr tė shikuar) dhe shkoni andej kah urdhėroheni. 

66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atė ēėshtje, se zhdukja e tyre deri nė mė tė mbramin, do tė jetė nė mėngjes. 

67. E banuesit e qytetit (sadum) erdhėn tė gėzuar duke i lajmėruar njėri-tjetrin. 

68. Tha: (Luti): “Kėta janė mysafirėt e mi, e mos mė turpėroni mua, 

69. Edhe kinie frikė All-llahun e mos mė nėnēmoni!” 

70. Ata thanė: “A nuk tė kemi ndaluar qė tė mos na pėrzihesh nė njerėzit (qė ne i mėsyjmė)? 

71. Ai (Luti) tha: “Ja, kėto (gratė) bijat e mija, nėse do tė bėni (martohuni me to)!” 

72. Pasha jetėn tėnde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin tė humbur nė dehjen e tyre. 

73. E nė kohėn e lindjes (sė diellit) ata i pėrfshiu ushtima e tmerrshme. 

74. Dhe duke e pėrmbysur anėn e lartė tė qytetit poshtė, Ne e pėrmbysėm dhe lėshuammbi ta shi (tė dheut tė pjekur nė Xhehennem) si gurė. 

75. Nė atė (ngjarje), vėrtet ka argumente pėr ata qė mendojnė. 

76. Dhe se ato (vendbanime tė shkatėrruara) ende janė tė dukshme pranė rrugės. 

77. Pėr ata qė besojnė, ka fakte nė tė. 

78. Edhe populli i “Ejkės” ishin zullumqarė. 

79. E Ne ndėrrmorėm kundėr tyre (i shkatėrruam), dhe qė tė dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janė nė rrugė qė duken. 

80. Edhe populli i “Hixhres” i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit. 

81. Ne u patėm parashtruar atyre (mrekullitė) Tona, por ata i kundėrshtonin ato. 

82. Ata skalisnin shtėpia nė kodra shkėmbore pėr tė qenė tė sigurt. 

83. E ata nė mėngjes i goditi gjėmim i tmerrshėm e shkatėrrues. 

84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjė ajo qė vepruan. 

85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokėn ndryshe vetėm me urtėsi (tė madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do tė vijė, e ti (Muhamme) sillu me njerėzishmėri. 

86. Vėrtet, Zoti yt ėshtė krijuesi i pėrgjithshėm, mė i dijshmi. 

87. Ne tė kemi dhėnė ty shtatė (ajete) qė pėrsėriten (Fatiha pėrsėritet nė rekate tė namazit) edhe Kur’anin e madhėrueshėm. 

88. E ty tė mos shkojnė kurrsesi sytė nė atė me ēka Ne i pajisėm disa prej tyre, as mos u brengos pėr ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarėve jij i pėrulur e i butė. 

89. Dhe thuaj: “Unė jam qortues i hapėt (pėr dėnimin nga Zoti pėr ata qė kundėrshtojnė). 

90. (u sjellim dėnim) Sikurse u sollėm atyre qė bėjnė ndarjen. (e librave tė mėparėshme). 

91. Tė cilėt e bėnė Kur’anin tė ndarė nė pjesė. 

92. Pasha Zotin tėnd, ata gjithė do t’i marrim nė pėrgjegjėsi. 

93. Pėr atė ē’vepruan. 

94. Publiko haptas atė pėr tė cilėn urdhėrohesh, e hiqu idhujtarėve. 

95. S’ka dyshim se Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen, 

96. tė cilėt All-llahut, i kundėrvejnė zot tjetėr, e mė vonė ata do ta kuptojnė (prapavinė e tyre). 

97. Ne e dimė mirė se ti ngushtohesh shpirtėrisht pėr atė qė thonė ata. 

98. Po ti madhėroje me falėnderime Zotin tėnd e bėhu prej atyre qė luten (pėrulen duke u falur). 

99. Dhe adhuroje Zotin tėnd deri tė vijė ty e vėrteta (vdekja).