20.Suretu Ta Ha 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ta Ha. 

2. Ne nuk ta shpallėm Kur’anin pėr tė munduar ty. 

3. Ta shpallėm vetėm kėshillė (pėrkujtim) pėr atė qė frikėsohet. 

4. Shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė. 

5. Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh. 

6. E Tij ėshtė ēdo gjė qė ekziston nė qiej dhe nė tokė dhe ēdo gjė qė gjendet nė mes tyre, edhe ē’ka nėn dhe. 

7. Andaj, nėse bėn shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di tė fshehtėn, madje edhe mė shumė se kjo. 

8. Ai ėshtė All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnė emrat mė tė bukur. 

9. A tė ka ardhur ndonjė njohuri pėr ndodhin e Musait? 

10. Kur ai e pa njė zjarr, e i tha familjes sė vet: “Rrini ku jeni, se vėrejta njė zjarr, e unė ndoshta do t’ju sjellė ndonjė acė prej tij, ose do tė gjejė te zjarri ndonjė udhėrrėfyes”. 

11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrė: O Musa! 

12. Vėrtet Unė jam Zoti yt, hiq atė qė ke mbathur (opingat e nallet), se je nė luginėn e shenjtė Tuva. 

13. Unė tė zgjodha ty (pėr pejgamber), prandaj dėgjo mirė se ē’po tė shpallet! 

14. Vėrtet, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos Meje,pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua. 

15. S’ka dyshim se momenti (kijameti) do tė vijė pa tjetėr, Unė gati e kam fshehė atė; (do tė vijė) pėr t’u shpėrblyer secili njeri pėr atė qė ka bėrė. 

16. Prandaj, tė mos shmang ty nga kjo, ai qė nuk i beson atij dhe qė ėshtė dhėnė pas dėshirave, se atėherė shkatėrrohesh. 

17. O Musa , ē’ėshtė ajo qė e ke premtuar nė tė djathtėn tėnde? 

18. Ai (Musai) tha: “Ai ėshtė shkopi im qė tė mbahem nė tė, dhe me tė u shkund (gjethe nga drunjtė) dhenve tė mia, dhe me tė kryej edhe nevoja tjera. 

19. Ai (All-llahu) i tha: “Hidh atė, O Musa!” 

20. Ai e hodhi atė, kur ja, ai njė gjarpėr i madh qė lėvizte me shpejtėsi. 

21. (All-llahu i) Tha: “Kape atė, e mos u frikėso, se Ne do ta kthejmė atė pėrsėri nė gjendjen e mėparshme!” 

22. Dhe, fute dorėn tėnd e do ta nxjerrėsh atė tė bardhė pa asnjė tė metė. Kjo ėshtė njė mrekulli tjetėr. 

23. (kėtė e bėmė) Nė mėnyrė qė tė mundėsojmė tė shohėsh disa nga argumentet Tona tė mėdha. 

24. “Shko te faraoni se ai ka ngritur kokė (ėshtė bėrė arrogant)”. 

25. Ai (Musai) tha: “Ma zgjėro (mė ndihmo) gjoksin tim! 

26. Dhe mė lehtėso nė kėtė punė timen! 

27. Mė zgjidh nyjen e gjuhės sime! 

28. Qė ta kuptojnė fjalėn time! 

29. Mė cakto njė ndihmėtar nga familja ime, 

30. Harunin, vėllain tim, 

31. Qė me tė tė ma forcosh fuqinė time, 

32. Bėma shok atė nė punėn time, 

33. Nė mėnyrė qė tė madhėrojnė Ty mė shumė, 

34. Dhe tė pėrkujtojnė Ty shpesh. 

35. Vėrtet, Ti je Ai qė na sheh dhe na i di punėt”. 

36. Ai (All-llahu) tha: “O Musa, t’u dha ajo qė kėrkove!” 

37. Ne edhe njė herė ta dhuruam ty mirėsinė Tona. 

38. Atėherė kur nėnėn e frymėzuam me atė qė nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymėzim - shpallje). 

39. (Ne i thamė) “Vėre atė (fėmijė, Musain) nė arkė, e mandej hidhe nė lumė e lumi e hjedhė nė breg, atė e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (nė zemra tė njerėzve) dashuri ndaj teje, e qė tė edukoheshe nėn mbikėqyrjen Time”. 

40. Kur motra jote ecte (tė pėrcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atė qė do tė kujdeset pėr tė? E Ne tė kthyem te nėna jote, qė tė gėzohej ajo e tė mos mbetej e pikėlluar. Ti pate mbytur njė njeri, e Ne tė shpėtuam nga mėrzia dhe tė sprovuan me sprova tė mėdha. Ti qėndrove me vite ndėr banorėt e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, nė kohėn e caktuar”. 

41. Dhe Unė tė zgodha ty pėr shpalljen Time. 

42. Shko me argumentet e Mia ti dhe vėllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit tė pėrmendurit ndaj Meje. 

43. Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar. 

44. Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet. 

45. Ata tė dy thanė: “Zoti ynė, ne kemi frikė se do tė na ndėshkojė menjėherė ose do t’i kalojė kufijtė kundėr nesh”. 

46. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikėsoni, se Unė (me ndihmėn Time) jam me ju, dėgjoj (ē’do t’ju thotė)dhe shoh (ē’do tė bėn me ju)”. 

47. I shkoni i thuani atij: “Ne jemi tė dy dėrguar tė Zotit tėnd, lėshoi beni israilėt tė vijnė mė ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpėtimi ėshtė pėr atė qė ndjek rrugėn e drejtė. 

48. Ne na ėshtė thėnė se dėnimi ėshtė pėr atė qė gėnjen (tė dėrguarit) dhe ia kthen shpinėn besimit”. 

49. Ai (faraoni) tha: “E kush ėshtė Zoti i ju dyve, o Musa?” 

50. (Musai) Tha: “Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?” 

51. Ai tha: “Si ėshtė gjendja e popjve tė mėparshėm?” 

52. Dija pėr ata ėshtė te Zoti im, e shėnuar nė njė libėr. Zoti im nuk gabon e as nuk harron”. 

53. (Zoti im) I cili pėr ju e bėri tokėn djep, pėr tė mirėn tuaj hapi rrugė nėpėr tė, lėshoi shiun prej sė larti, e kjo mundėsoi qė tė mbijnė bimė tė llojeve tė ndryshme. 

54. Hani ju dhe kullotni kafshėt tuaja (nga ato bimė). Vėrtet, pėr tė gjitha kėto (qė u pėrmendėn) ka argumente pėr ata qė kanė mendje tė shėndodhė. 

55. Prej asaj (tokės) Ne u krijuam ju, e ju do t’u kthejmė pėrsėri nė tė, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe njė herė. 

56. Ne ia bėmė tė mundshme atij t’i shohė tė gjitha argumentet Ton, por ai i fėnjeu ato dhe i refuzoi. 

57. (Atėherė faraoni) Tha: “O Musa, a mos na ke ardhur qė me magjinė tėnde tė na nxjerrėsh prej tokės tonė (prej Egjiptit)? 

58. Edhe ne do tė kundėrvihemi me njė aso magjie, pra cakto njė dhe njė vend qė do tė na pėrshtatet, e qė nuk do ta thyenim as ne as ti”. 

59. (Musai) Tha: “Koha e caktuar le tė jetė dita e festės nė mėnyrė qė njerėzit tė tubohen para dite”. 

60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarėt e vet dhe doli nė kohėn (dhe vendin) e caktuar. 

61. Atėherė Musai u tha atyre (magjistarėve): “Mjerimi ėshtė juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjė gėnjeshtėr e t’ju shkatėrrojė me njė dėnim, se pa dyshim ai qė shpif ka dėshtuar keq”. 

62. Ata (magjistarėt) polemizuan pėr ēėshtjen e tyre, por bisedėn e bėnė fshehurazi (nga masa). 

63. Ata pastaj (pas bisedės sė fshehur) thanė: “Kėta tė dy janė magjistarė, qė me magjinė e tyre duan t’ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinė) tuaj qė padyshim ėshtė mė i drejti”. 

64. Pra, (meqė janė magjistarė) ju vendosni seriozisht ēėshtjen tuaj dhe dilni nė shesh tok tė bashkuar, e ai qė trimfon sot, ai ka arritur suksesin, 

65. Ata thanė: “O Musa, do tė hedhėsh ti apo ne po hedhim tė parėt?” 

66. Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarėt dhe shkopinjtė lėviznin (si gjarpėrinj). 

67. E Musai ndjeu nė vete njėfarė frike. 

68. Ne i thamė atij: “Mos ke frikė, ėshtė mė se e sigurt se ti do tė jesh triumfues!” 

69. Tani hidhe atė qė e ke nė dorėn tėndetė djathtė (shkopin), qė t’i gėlltisė ato qė i bėnė ata, sepse ajo qė bėnė ata nuk ėshtė asgjė tjetėr pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė. 

70. Atėherė (kur shkopi i Musait i ėlltiti) magjistarėt u hodhėn nė sexhde e thanė: “Ne i besuam Zotit tė Harunit dhe tė Musait!” 

71. Ai (faraoni) tha: “Ai besuat atij para se t’u japė leje? Ai (Musai) ėshtė prijės i juaj, i cili a mėsoi magjinė, unė do t’ua pres duart e kėmbėt tėrthorazi e do t’u varė nė trungujt e hurmave, e atėherė ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dėnim mė tė ashpėr e mė tė vazhdueshėm?” 

72. Ata thanė: “Pasha Atė qė na krijoi, nuk tė japim pėrparėsi ty ndaj argumenteve qė na erdhėn, e ti bėje atė qė mendon ta bės, dhe mund ta zbatosh vetėm atė qė i takonjetės sė kėsaj bote!” 

73. Ne i besuam Zotit tonė qė Ai tė na falė gabimet dhe magjinė, me tė cilėn ti na detyrove. All-llahu ėshtė mė i miri (nė tė shpėrblyerit) dhe mė i pėrjetshmi (nė tė dėnuar)! 

74. Ai qė i paraqitet Zotit tė vet si kriminelė, e ka Xhehennemin, nė tė cilin as nuk vdes as nuk jeton. 

75. Ndėrsa ai qė i paraqitet Atij besimtar e qė ka bėrė vepra tė mira, tė tillėt i presin merita tė larta. 

76. (do ta presin) Xhennete tė Adnit, nėpėr tė cilėt do tė rrjedhin lumenj dhe atydo tė jenė pėrjetė. Ky ėshtė shpėrblimi i atij qė ėshtė pastruar nga mosbesimi. 

77. Ne i kumtuam Musait: “Udhėto natėn me robtė e Mij, hapu atyre me rrugė tė terur nė det, e mos ke frikė se do tė zėnė, a do tė fundosėsh”. 

78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinė e vet, po ata pėsuan nė det ashtu si pėsuan. 

79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhėzoi. 

80. O bijt e israilit, Ne ju shpėtuam prej armikut tuaj, ua pėrcaktuam anėn e djathtė tė Turit (pėr shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrėshirė (si mjalti) dhe shkurtėza. 

81. Hani nga tė mirat qė u dhuruam, e mos u bėni pėrbuzės se do t’u godasė hidhėrimi Im, e atė qė e zė hidhėrimi Im, ai ka mbaruar. 

82. Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqendrohet pėr nė rrugėn e drejtė. 

83. Po ty o Musa: “ē’tė nguti para popullit tėnd?” 

84. Ai u pėrgjigj: “Ja, ata jnė pranė meje, e unė u nguta te ti, o Zoti im, qė tė jeshė i kėnaqur ndaj meje!” 

85. Ai (All-llahu) Tha: “Ne sprovuam popullin tėnd pas teje, dhe ata i hodhi nė humbje Samiriji!” 

86. Musai u kthye te populli i vet i hidhėruar e i pikėlluar dhe tha: “O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim tė mirė, a mos u bė kohė e gjatė e ju e harruat premtimin, ose dėshiruat tė ju godasė hidhėrimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besėn qė ma keni dhėnė?” 

87. Ata thanė: “Ne nuk e thyem besėn tėnde me dėshirėn tonė, por ne ishim ngarkuar me barrė tė rėnda nga stolitė e popullit e i hodhėm ato (nė zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija”. 

88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre njė viē me trup qė pėlliste, e ata thanė: “Ky ėshtė zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”. 

89. A nuk e kuptonin ata se ai (viē) as nuk u pėrgjigjej atyre, e as nuk kishte mundėsi t’ju sillte ndonjė dobi a dėm. 

90. E Haruni atyre u pat thėnė mė parė: “O populli im, ju vetėmu sprovuat me tė, pse Zoti juaj ėshtė i Gjithmėshirėshmi, andaj ejani pas meje dhe mė dėgjoni pėr kėtė qė po ua thėm”. 

91. Ata i thanė: “Ne nuk dp t’i ndahemi kėtij (adhurimit tė viēit) deri qė tė kthehet Musai!” 

92. Ai (Musai u kthye e) tha: “O Harun ē’tė prngoi ty kur i pe se morėn rrugėn e gabuar, 

93. E ti mos u vazhdosh rrugėn time? Amos e kundėrshtove edhe ti porosinė time?” 

94. Ai (Haruni) tha: “O bir i nėnės sime, mos mė kap as pėr mjekrre as pėr flokė, se unė u frikėsova se do tė thuash: i pėrēave beni israilėt dhe nuk e ke respektuar porosinė time?” 

95. Ai (Musai) tha: “E ēka ishte puna jote, o Samirij?” 

96. Tha (Samirija): “Unė pashė atė qė ata nuk panė, e mora njė grusht nga gjurma e tė dėrguarit (nga fėrkemi i kalit tė Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viēit) dhe kėshtu mė mashtroi vetvetja”. 

97. Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa tė jeshė gjallė ke pėr tė thėnė: (kėdo qė e sheh) “Mos m’u afro!” E ty tė pret edhe njė moment (dėnim) i pathyeshėm. E ti tash shikoje zotin tėnd qė e adhurove bindshėm, e tani atė do ta djegim e do ta bėjmė shkrumb dhe hirin e tij do ta shpėrndajmė nėpėr det”. 

98. I adhurari juaj ėshtė vetėm All-llahu, qė pėrveē Tij nuk ka zot tjetėr, e dituria e Tij ka pėrfshirė ēdo send. 

99. Po kėshtu, Ne tė rrėfejmė ty pėr disa ngandodhitė qė kanė kaluar mė heret dhe nga ana jonė tė dhamė ty shpalljen plot pėrkujtime. 

100. Kush i kthen shpinėn kėsaj (shpalljes - Kur’anit), ai do tė bartė nė ditėn e kijametit barrėn mė tė rėndė. 

101. Nėn atė do tė qėndrojnė pėrgjithmonė. Sa barrė e keqe ėshtė pėr ta nė ditėn e kijametit. 

102. Ditėn kur i fryhet surit (bririt), atė ditė Ne i tubojmė mėkatarėt symavijosur (tė verbėr, tė shėmtuar). 

103. E ata pėshpėrisin mes vete: nuk qėndruat (nė dynja) mė shumė se nja dhjetė ditė. 

104. Ne mė sė miri e dijmė se ēka flasin ata, e edhe atė kur mė i menēuri prej tyre u tha: “Nuk qėndruat mė shumė se njė ditė!” 

105. Ty tė pyesin edhe pėr kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bėjė thėrrime tė shpėrndara”. 

106. Dhe vendin e tyre ta bėjė rrafsh pa farė bime e ndėrtese. 

107. E nuk do tė shohėsh nė tė as ultėsirė e as lartėsirė. 

108. Atė ditė, ata do tė shkojnė pas thirrėsit. e nuk do t’i largohen atij, e para tė Gjithmėshirshmit ulen zėrat e nuk dėgjohet tjetėr pos njė zė i ulėt. 

109. Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij, tė cilin e ka lejuar i Gjithmėshirshmi tė ndėrmjetėsojė dhe pėr tė cilin e pėlqeu ndėrmjetėsimin. 

110. Ai i di ato qė ishin para tyre dhe ato qė vijnė pas, po dija e tyre nuk mund ta pėrfshij ate. 

111. E fytyrat (e mėkatarėve) e turpėruara, i pėrlen tė Pėrjetshmit, tė Gjithfuqishmit, sepse ka dėshtuar ai qė barti padrejtėsinė. 

112. Kush ėshtė besimtar dhe bėn vepra tė mira, ai nuk i frikėsohet ndonjė padrejtėsie e as ndonjė mungese (nė shpėrblim). 

113. Kėshtu Ne e shpallėm kėtė Kur’an arabisht dhe pėrsėritėm nė tė vėrejtjet, nė mėnyrė qė ata tė ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellė atyre pėrvojė mėsimi. 

114. I lartė ėshtė All-llahu, Sundue i vėrtetė. Ti mos nxito me Kur’anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, mė shto dituri!” 

115. Na i patėm urdhėruar edhe Ademit (tė mos i afrohej pemės), po ai harroi, pra re ai nuk gjetėn vendosmėri. 

116. Pėrkujto kur Ne u thamė engjėjve: “Bėni sexhde ndaj Ademit, ata i bėnė, pos Iblisit, i cili nuk deshi”. 

117. E Ne i thamė: “O Adem ky ėshtė armik yti dhe i bashkėshortes tėnde, pra mos t’ju nxjerrė kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vė nė vėshtirėsi (pėr tė siguruar mjetet e jetesės)”. 

118. Ti aty (nė Xhennet) nuk ke pėr tė qenė i uritur e as nuk ke pėr tė mbetur i zhveshur. 

119. Aty nuk ke pėr tė pasur etje e as nuk do tė kesh vapė. 

120. Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: “O Adem, a do tė tė treoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!” 

121. Ata tė dy hėngrėn nga ajo (pemė) dhe qė tė dy u zhveshėn, e ia nisėn ta mbulojnė veten e tyre me gjethe qė mbldhnin nėpėr Xhennet, dh kėshtu Ademi theu urdhėrin e Zotit tė ve dhe gaboi. 

122. Mandej Zoti i vet atė tė zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri nė rrugėn e drejtė (tė vendosur). 

123. Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen na Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė etėn tjetėr)”. 

124. E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr. 

125. Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: “Zoti im, prse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?” 

126. Ai (All-llahu) thotė: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona qė t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. 

127. Po kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nk i beson argumentet e Zotit tė vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpėr dhe i pėrjetshėm. 

128 A nuk e kanė tė qartė ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e kėta ecin nėpėr ato vendbanime tė tyre. Nė gjurmėt e atyre ka fakte pėr ata qė kanė arsye tė shėndoshė. 

129. E, sikur tė mos ishte vendimi dhe afati i caktuar mė heret nga Zoti yt, dėnimi do t’i kapte ata. 

130. Prandaj, ti bėhu i durueshėm ndaj asaj qė thonė ata, dhe duke falėnderuar Zotin tėnd, falu para lindjes sė diellit dhe para perėndimit tė tij, falu edhe nė orėt e matės dhe nė skajet e ditės, ashtu qė tė gjejsh kėnaqėsi (me shpėrblim). 

131. Dhe mos ia ngul sytė bukurisė sė kėsaj jete me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen disa prej tyre (mosbesimtarė), e pėr t’i sprovuar me tė, sepse shpėrbimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe ėshtė i pėrjetshėm. 

132. Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase zne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė frnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet. 

133. Ata thanė: “pėrse nuk na solli ai ndonjė argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (nė Kur’an) pėr atė qė ishte nė broshurat e mėparshme”. 

134. Dhe sikur t’i ndėshkonim ata me ndonjė dėnim para tij (para se tė shpallim Kur’anin) ata do tė thonin: “Zoti ynė, pėrse nuk na ēove ndonjė tė dėrguar qė t’iu pėrmbaheshim fakteve Tua para se tė poshtėroheshim e tė mjeroheshim”. 

135. Thuaj: “Secili ėshtė duke pritur, pra pritni edhe ju, se sė shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarėt e rrugės sė drejtė dhe e gjeti tė vėrtetėn”.