21.Suretu El Enbija 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Njėrezve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė. 

2. Atyre nuk u vjen asnjė kėshillė e re (nė Kur’an) nga Zoti i tyre, e qė ata tė mos tallen me tė duke e dėgjuar. 

3. Tė shmangura nga e vėrteta janė zemrat e tyre. Ata qė janė zullumqarė dhe duke biseduar fshehtas (thonė): “A mos ėshtė ky (Muhammedi) diē tjetėr pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinė e tij kur ju po e dini?” 

4. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im di pėr thėnien qė thuhet nė qiell e nė tokė (pra di edhe pėr bisedėn tuaj), Ai ėshtė mė dėgjuesi, mė i dijshmi!” 

5. Ata madje thanė: “(pėr Kur’anin) Ëndėrra tė pėrziera, madje thanė se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai ėshtė poet! Le te na e sjellė njė mrekulli ashtu si u dėrguan tė mėparshmit (me mrekulli)!” 

6. Banorėt e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitė), prandaj Ne i shkatėrruam, a mos do tė besojnė kėta? 

7. Ne edhe para teje nuk dėrguam tjetėr pos burra, tė cilėve u dhamė shpallje, e nėse nuk dini kėtė, atėherė pyetni njerėzit e dijshėm. 

8. Ne nuk i bėmė ata (pejgamberėt) trupa qė nuk hanė ushqim e as nuk ishin tė pėrjetshėm (tė pavdekshėm). 

9. Ne u plotėsuam pastaj premtimin, i shpėtuam ata dhe kė dėshiruam Ne, ndėrsa ata qė kaluan ēdo kufi, i zhdukėm. 

10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallėm librin nė tė cilin gjendet krenaria juaj? 

11. Ne shpartalluam sa vendbanime qė ishin mizore, e ne vend tė tyre sollėm popull tjetėr. 

12. E ata kur e hetonin forcėn e dėnimit tonė, iknin me shpejtėsi. 

13. (atėherė atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni nė begatitė dhe nė vendbanimet tuaja se ndoshta do tė mund tė merreni vesh (e gjithė kjo ishte njė ironi kndėr tyre). 

14. Ata thonin: “O shkatėrrimi ynė, vėrtet ne ishim zullumqarė!” 

15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bėmė tė korrur e tė ftohur (tė vdekur). 

16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e ēdo gjė ēka mes tyre shkel e shko (pa qėllim tė caktuar). 

17. Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė donim ta bėnim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompetencėn Tonė, por Ne nuk bėmė atė. 

18. Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarėve) u takon shkatėrrimi, pėr atė qė i pėrshkruani (Zotit, si fėmijė etj. ). 

19. Vetėm e Tij ėshtė ēdo gjė qė ėshtė nė qiej e tokė! E ata qė janė pranė TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhėsi nė adhurim ndaj Tij, e as nuk u bėhet (ibadet) monotn. 

20. Ata lartėsojnė (All-llahun) natė e ditė dhe nuk mėrziten. 

21. A mos morėn ata zota prej toke qė mund tė ringjallin (tė vdekurit)? 

22. Sikur tė kushte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos Allhut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė ėshtė All-llahu, Zot i Arshit. 

23. Ai nuk pyetet se ēka punon, po ata, (njerėzit), pyeten. 

24. A pėrvetėsuan ata zota tjerė pos Tij? Thuaj: “Sillne argumentin tuaj? Ky (Kur’ani) ėshtė argument pėr kėta qė janė mė mua dhe pėr ata qė ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinė tė vėrtetėn, andaj edhe nuk vėshtojnė. 

25. Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!” 

26. E ata thanė: “I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė!” Larg asaj qoftė madhėria e Tij! Ja ata jnanė rob tė ndershėm! 

27. Qė nuk flasin para Tij, ata veprojnė me urdhėrin e Tij. 

28. Ai (All-llahu) e di ēka vepruan mė parė dhe ēka do tė veprojnė, dhe ata nuk pėrpiqen tė ndihmojnė pos pėr atė me tė cilin ėshtė i kėnaqur Ai, e ata nga frika prej tij janė tė pakujdesshėm. 

29. Ndėrsa, kush thotė prej tyre se unė jam zot pos Tij, ndėshkimi pėr tė ėshtė Xhehennemi. Kėshtu i ndėshkojmė Ne zullumqarėt. 

30. A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė? 

31. Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatshme qė tė mos i lėkundė ata, dhe nėpėr to kemi bėrė lugina e rrugė nė mėnyrė qė ata tė dinė tė orientohen. 

32. Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. 

33. Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė. 

34. Ne, asnjė njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamė jetė tė pėrhershme, e nėse ti vdes, a mos do tė mbesin ata pėrgjithmonė? 

35. ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, e NE, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne. 

36. E kur tė shohin ty ata qė nuk besuan, nuk tė marrin ndryshe vetėm se nė tallje (duke thėnė): “A ky ėshtė ai qė pėrgojon zotėt tuaj!” E ata pėrmendjen e Mėshiruesit (Rrahman) e mohojnė. 

37. Njeriu nga vet natyra e tij ėshtė i ngutshėm, e Unė do t’ua tregoj juve masėn Time ndėshkuese, pra mos kėrkoni t’u vie mė shpejtė. 

38. Ata thanė: “Kur do tė jetė ai premtim (me dėnim) nėse thoni tė vėrtetėn?” 

39. Sikur ta dinin ata qė nuk besuan se atėherė nuk d tė mund ta largojnė zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as qė do tė ndihmohen (nuk do tė ishin jobesimtarė). 

40. Por atyre do t’u vijė befas, do t’i tronditė ata, e atėherė as nuk mund ta largojnė dhe as nuk u jepet afat. 

41. Nė tė vėrtetė, janė bėrė pėrqeshje edhe me tė dėrguarit tjerė para teje, e ata qė u tallėn me ta, i pėrfshiu ajo me ēka talleshin. 

42. Thuaj: “Kush u mbron juve prej (dėnimit tė) tė Madhėruarit natėn en ditėn?” Por jo, ata i kthejnė shpinėn kėshillave tė Zotit tė tyre. 

43. A mos kanė ata pos Nesh zota tė tjerė qė i mbrojnė? Po ata nuk mund t’i ndihmojnė vetvetes (e lėrė mė adhuruesve), Ata (mosbesimtarėt) as nuk do tė pranohen prej Nesh nė fqinjėsi. 

44. Por Ne u dhamė atyre dhe prindėrve tė tyre jetė tė gjatė me kėnaqėsi (e ata u mashtruan). A nuk e vėrejnė ata se Ne u pakėsojmė tokėn nga anėt e saj, atėherė a mos ata do tė jenė fitues (o tė humbur)? 

45. Thuaj: “Unė ua tėrheq vėrejtjen vetėm me anėn e kėsaj shpalljeje, po i shurdhėti nuk dėgjon thirrjen edhe kur i tėrhiqet vėrejtja”. 

46. E sikur t’i godasė pak ndonjė e keqe nga dėnimi i Zotit tėnd, ata do tė thonė: “Tė mjerėt ne, i bėmė vetes padrejtėsi”! 

47. Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit Ne do ta sjelllim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės. 

48. Ne i patėm dhėnė Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e tė vėrtetės e tė kotės - Tevratin), qė ishte dritė e kėshillė pėr tė devotshmit. 

49. Tė cilėt ia kanė frikėn Zotit tė tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata tė cilėt ia kanė dronė kijametit. 

50. Edhe ky (Kur’ani) ėshtė kėshillė, ėshtė i bekuar qė Ne e shpallėm. A, ju po e refuzoni. 

51. Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi). 

52. Kur ai babai dhe popullit tė vet u: “ē’janė kėto statuja qė i adhuroni?” 

53. Ata thanė: “I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin”. 

54. Ai u tha: “Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!” 

55. Ata thanė: “Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!” 

56. Atėherė ai tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, ėshtėai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!” 

57. Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t’ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja! 

58. Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata mė shpresė se atij do t’i drejtohen (pėr tė kuptuar se kush i theu). 

59. (Kur u kthyen ii panė) Ata thanė: “Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!” 

60. (pastaj) hanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim”. 

61. Ata thanė: “Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnijmė)”. 

62. I thanė: “A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?” 

63. Ai tha: “Jo, por atė, e bėri i madhi i tytre, ju pyetni ata nėse janė qė flasin?” 

64. Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: “Vėrtet, ju jeni ata tė gabuarit (pse adhuroi gjėra tė kėto)”. 

65. Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė koėfortėsi) dhe thanė: “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!” 

66. Ai tha: “A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?” 

67. Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” 

68. Atėherė ata thanė: “Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t’u ndihmoni!” 

69. Po Ne i thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!” 

70. Ata deshėn t’i bėjnė atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bėmė mė tė dėshtuarit. 

71. E Ne shpėtuam atė e edhe Lutin nė atė tokėn qė e kemi bekuar pėr njerėz. 

72. Dhe ia falėn atij Is-hakun, e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamberė). 

73. Dhe ata i bėmė shembėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhėrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė falljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė. 

74. Lutit Ne i dham tė jetė pejgamber dhe i dijshėm, andaj edhe e shpėtuam prej atij fshati (vendbanim) qė bėnė punė tė ndyra, ata ishin popull i dėmshėm e i prishur. 

75. Atė (Lutin) e shpėtuam dhe e vėmė nėn mėshirėn Tonė, vėrtet ai ishte prej mė tė mirėve. 

76. (Pėrkujto) Edhe Nuhun kur mė parė - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen)e ate dhe familjen e tij e shpėtuam nga ia tmerri i madh. 

77. Ne e mbrojtėm atė prej atij populli qė pėrgėnjeshtronte argumentet Tona, vėrtet ai ishte popull i keq, prandaj i pėrmbytėm tė gjithė ata. 

78. (Pėrkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqėronin pėr ēėshjen e bimės (mbjelljes) tė cilėn delet e ati populli e kishin kullotur natėn, e Ne ishim pėrcjellės tė gjykimit tė tyre. 

79. E sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjegjen e saktė), po secilit (prej) u patėm dhėnė urtėsi e dije. Ne e bėmė qė kodrat dhe shpezėt tė madhėrojnė (bėjnė tesbih) sė bashk me Davudin. Ne kemi mundėsi (ta bėjmė kėtė) edhe e bėmė. 

80. Ne e mėsuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (tė hekurta) pėr ju, qė tė ju mbrajnė nė raste lufte. A jeni pra mirėnjohės ju pėr kėtė? 

81. Ndėrsa Sulejmanit (ia nėnshtruam) erėn e fortė qė sipas dėshirės se tuj ecte me tė deri te toka tė cilėn e kemi bekuar Ne. Ne jemi tė gjithėdijshėm pėr ēdo gjė. 

82. Edhe disa nga djajtė (ia nėnshtruam) qė zhyteshin (nė thellėsi tė ujit) dhe bėnin pėr tė (pėr Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (tė mos shmangeshin). 

83. (Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutje: “Mė gjeti belaja, e Ti je mė Mėshiruesi ndėr Mėshiruesit!” 

84. Ne iu pėrgjegjėm atij nga mėshira e Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte, ia dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bėmė prkujtim pėr tė devotshmit. 

85. (Pėrkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, qė tė gjithė ishin tė durueshėm. 

86. Ata i pėrfshimė nė mėshirėn Tonė, se ishin vėrtet prej tė mirėve. 

87. (Pėrkujto) Edhe atė tė peshkut (Junusin) kur doli i hidhėruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijė mė ouna ngushtė, po nė errėsira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!” 

88. Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri. Kėshtu i shpėtoėmė Ne besimtarėt. 

89. (Pėrkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos mė le tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt)”. 

90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia pėrmirėsuam bashkėshorten atij. Ata pėrpiqeshin pėr punė tė mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues ndaj nesh. 

91. (Pėrkujto) Edhe atė qė e ruajti nderin e saj, Ne e frymėzuam atė me shpirt (barrė) nga ana Jonė dhe atė dhe tė birin e saj; bėmė mrekulli pėr njerėzit. 

92. Kjo fe ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fe (e shpallur), kurse Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni vetėm Mua. 

93. Po ata e ndanė ēėshtjen e fesė dhe u pėrēanė mes vete (u ndanė nė grupe: monoteistė, politeistė, jehudi, tė krishterė, zjarrėputist etj. ), mirėpo, qė tė gjithė do tė vijnė te Ne. 

94. E kush bėn ndonjė vepėr tė mirė dhe ėshtė besimtarė, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shėnojmė ato. 

95. Ndėrsa ėshtė e pamundur pėr (banorėt e) njė fshat tė cilin e kemi shkatėrruar Ne, tė kthehen (nė kėtė jetė). 

96. Derisa tė hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhėve dhe ata do tė zbresin nga ēdo bregore me shpejtėsi. 

97. Dhe derisa tė jetė afruar premtimi i saktė (dita e kijametit) e ai ėshtė momenti kur mbeten tė shtangėt sytė e atyre qė nuk besuan (nė ato ēaste thonė): “Tė mjerėt ne, vėrtet ishim krejt tė pavetėdijshėm pėr kėtė (momment); por jo, ėshtė e vėrtetė se ishim zullumqarė tė mėdhenj. 

98. Ju, dhe ajo qė adhuruat ju pos All-llahut, do tė jeni lėndė e Xhehennemit, dhe keni pėr tė hyrė nė tė. 

99. Sikur tė kishit qenė ata zota, ata nuk do tė hynin nė tė, po qė tė gjithė do tė jenė aty pėrgjithmonė. 

100. Aty ata do tė kenė rrėnkim dhe aty ata nuk dėgjojė. 

101. E atyre tė cilėve u priu e mbara nga ana jonė, do tė jenė larg tij (Xhehennemit). 

102 Ata nuk nuk do tė dėgjojnė as zhurmėn e tij, dhe ata do tė jenė pėrgjithmonė tė kėnaqur me atė qė e dėshirojnė vetė. 

103. Ata nuk do t’i shqetėsojė ajo frika e madhe (e fyerjes sė gurit), dhe do t’i presin engjėjt (duke u uruar): “Kjo ėshtė dita e juaj qė u premtohej”. 

104. (Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr. Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė obligimi yni, e Ne e bėjmė kėtė. 

105. Ne e kemi shėnuar nė Zebur (nė librat e shenjtė) pas shėnimit (nė Lehvi mahfudh), se me tė vėrtetė tokėn do ta trashėgojnė robtė e Mij tė mirė. 

106. Ne kėtė (qė u pėrmend) ka mjaft pėr njė popull tė dėgjueshėm. 

107. E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat. 

108. Thuaj: “Mua mė shpallet se Zoti i juaji ėshtė vetėm njė Zot, e ju a po dorėzoheni?” 

109. E nėse ata refuzojnė, ti thuaju: “Unė u njoftova ju nė mėnyrė tė barabartė, dhe se unė nuk e di se ėshtė afėr ose larg ajo qė po premtoheni?” 

110. Ai e di thėnien e haptė, e di edhe atė qė mbani fashehtė. 

111. E nuk e di, mos ėshtė kjo sprovė pėr ju (vonesa e dėnimit), apo tė kėnaqeni deri nė njė kohė. 

112. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gėnjeshtarėve) me tė vėrtetėn! E Zoti ynė, Mėshirues ėshtė ai prej tė cilit kėrkohet ndihmė kundėr asaj qė ju pėrshkruani!”