38.Suretu Sad 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Sad. Pasha Kur’anin qė ėshtė pėrplot pėrkujtime (ėshtė i famshėm dhe s’ka dyshim se ėshtė mrekulli). 

2. Por ata qė nuk besuan janė nė kryeneēsi e kundėrshtim. 

3. Sa gjenerata para tyre i kemi asgjėsuar, tė cilėt lutėn pėr shpėtim, po nuk ishte koha e shpėtimit. 

4. Ata (idhujtarėt) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarėt thanė: “Ky ėshtė magjistar, rrenės”. 

5. A mendon ai t’i bėjė zotat Njė Zot? Vėrtet, kjo ėshtė gjė shumė e ēuditshme! 

6. Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thėnė njėri-tjetrit: vazhdoni tė jeni tė qėndrueshėm nė adhurimin e zotave tuaj, pse kjo ėshtė njė gjė e kurdisur. 

7. Ne nuk kemi dėgjuar diēka tė kėtillė nė popullin (nė fenė) e fundit; kjo nuk ėshtė tjetėr, pos njė trillim! 

8. A mos atij, nga mesi ynė, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janė nė dyshimndaj Kur’anit Tim, por pėr shkak se ende nuk e kanė shijuar dėnimin Tim. 

9. A mos ata i kanė depotė e mėshirės sė Zotit tėnd, Ngadhėnjyesit, Dhuruesit! 

10. A mos ėshtė i tyre pushteti i qiejve e i tokės dhe ēka ka ndėrmjet tyre? Pra, le tė rreken me shkaqet (deri nė qiell e tė komandojnė)! 

11. (Ata janė) Njė ushtri e grupacioneve qė ėshtė aty, ajo ėshtė e thyer. 

12. Pėrgėnjedhtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Firavni i ngrehinave tė mėdha. 

13. (Pėrgėnjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorėt e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundėrshtare) 

14. Secili prej tyre pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit, andaj i gjeti dėnimi Im. 

15. Po edhe kėta nuk janė duke pritur tjetėr vetėm se njė ushtimė qė nuk ka tė pėrsėritur. 

16. Ata edhe thanė: “Zoti ynė, ngutna pjesėn tonė para ditės sė pėrgjegjėsisė (tė gjykimit)!” 

17. Ti duro ndaj asaj qė thonė ata, dhe pėrkujtorobin Tonė Davudin, tė fuqishmin (nė fe e trup), vėrtet ai gjithnjė i drejtohej All-llahut. 

18. Ne ia nėnshtruam kodrat qė sė bashku qė sė bashku me tė bėnin tesbihė mbrėmje e mėngjes, 

19. Edhe shpezėt e tubuara, tė gjitha, vetėm Atij i ishin drejtuar. 

20. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamė menēuri dhe aftėsi nė gjykime. 

21. A tė ka arritur lajmi i palėve ndėrgjykuese, kur kaluan prej sė larti nė dhomėn ku lutej. 

22. Kur hynė te Davudi, ai u frikėsua prej tyre, po ata i thanė: “Mos ke frikė, ne jemi dy palė nė kundėrshtim qė i kemi bėrė padrejtė njėri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtėsi mes nesh e mos shmang, dhe udhėzona nė rrugė tė drejtė”. 

23. Ky miku im i ka nėntėdhjetė e nėntė dele, ndėrsa un ė kam vetėm njė dhe dhe mė ka thėnė: “Ma ler mua ta posedoj atė! “ Dhe mė rėndoi e mė mundi me fjalė!” 

24. Ai (Davudi) tha: “Ai ka bėrė padrejtė ndaj teje me kėrkimin e deles tėnde (pėr t’ia bashkuar) te delet e veta. Ështė e vėrtetė se shumica prej otakėve i bėjnė padrejtė njėri-tjetrit, me pėrjashtim tė atyre qė kanė besuar dhe punuar vepra tė mira, por tė tillė janė pak!” e Davudi mendoi se Ne kemi vėnė nė sprovė atė, andaj kėrkoi falje nga Zoti i vet, ra i pėrkulur dhe u pendua. 

25. Ne atė ia falė, atijdhe ai ėshtė i afėrt te Ne dhe ka pėrfundim (ardhmėri) tė mirė. 

26. O Davud: “Ne tė kemi bėrė sundimtar nė tokė, e ti pra gjyko me drejtėsi mes njerėzve, e mos shko pas dėshirave se ato ė shmangin prej rrugės sė All-llahu. Ata qė largohen prej rrugės sė All-llahut i pret dėnim i rėndė pėr shkak se e harruan ditėn e pėrgjegjėsisė”. 

27. Ne nuk e krijuam qiellin e as tokėn dhe ēka ka nė mes tyre, pa qėlllim (shkel e shko), ai ėshtė mendim i atyre qė nuk besuan, pra dėnimi me zjarr ėshtė mjerim pėr ata qė nuk besuan. 

28. A mos do t’i barazojmė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira me ata qė bėnė shkatėrrime nė tokė, apo do t’i konsiderojnė njėsoj si tė ruajturit prej tė kėqiave, si ata qė janė mėkatarė? 

29. (Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend. 

30. Ne Davudit i falėm Sulejmanin, rob shumė i mirė dhe shumė i kthyer nga Zoti. 

31. Kur nė njė parambrėmje iu shfaqėn atij kuaj qė, kur ishin tė ndalur, rrinin gatitu nė tri kėmbė, e ishin edhe shumė tė shpejtė. 

32. E ai tha: “Unė i dhashė pėrparėsi dashurisė sė kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perėndoi”. 

33. “M’i ktheni ata mua!” Atėherė filloi t’u mėsjojė kėmbėve e qafave. 

34. Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtėm nė postin e tij si njė trup, e pastaj u rikthye n gjendjen nė jendjen e parė. 

35. Tha: “Zoti im, mė fal (gabimin), mė dhuro asi pushteti qė askush pas meje nuk do tė ketė; vėrtet, Ti je dhuruesi mė i madh. 

36. Ne ia nėnshtruam erėn qė, sipas urdhėrit tė tij, ajo tė ecėn lehtė dhe nga tė dėshirojė ai. 

37. Ndėrsa djajtė (ia nėnshtruam) pėr ēdo ndėrtim dhe zhytje nė ujė. 

38. Dhe tė tjerėt (djaj) qė ishin tė lidhur nė panga. 

39. Ky ėshtė shpėrblimi Ynė, e ti dhuro ose mos dhuro, pėr kėtė nuk pėrgjigjesh. 

40. Ai vėrtet ka vend tė lartė te Ne dhe ardhmėri tė mirė. 

41. Pėrkujto edhe robin tonė Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit tė vet: “Djalli mė ka goditur me mundim e dhembje!” 

42. Bjeri me kėmbėn tėnde tokės! Ky ėshtė (ujė) i ftohtė, lahesh dhe pi. 

43. E nga mėshira Jonė dhe mėsim pėr ata qė kanė menduar, Ne ia falėm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata. 

44. E, merre me dorėn tėnde njėdeng thupra dhe bjeri me tė, e mos e thyej betimin! Vėrtet, Ne e gjetėm atė tė durueshėm. Sa rob shumė i mirė ishte ai dhe i kthyer te Zoti. 

45. Pėrkujto robėrit tanė Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin qė ishin tė fortė nė zbatimin e detyrave dhe largpamės nė fe. 

46. ne i pajisėm ata me njė virtyt tė posaēėm, me pėrkujtim ndaj botės tjetėr. 

47. S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej tė zgjedhurve mė tė mirė. 

48. Pėrkujto Ismajlin, Eljesan, Dhelkiflin, qė tė gjithė prej tė zgjedhurve. 

49. Ky ėshtė njė pėrkujtim. E ėshtė e sigurt se ata qė janė tė ruajtur, kanė njė ardhmėri tė mirė. 

50. Xhennetet e Adnit janė me dyer tė hapura pėr ata. 

51. Aty do tė jenė tė mbėshtetur nė kolltukė dhe tė kėrkojnė emė e pije tė llojeve tė ndryshme. 

52. Ata kanė pranė vetes (hyri) sypėrulura tė njė moshe. 

53. Kėto janė ato qė premtoheshit pėr ditėn e llogarisė. 

54. Ky ėshtė furnizimi Ynė, i cili nuk ka tė mbaruar. 

55. Kjo ėshtė kėshtu, E, sa u pėrket atyre qė nuk besuan, ata kanė njė ardhmėri shumė tė keqe, 

56. Xhehennemin qė do tė hudhen nė tė, e sa djep i shėmtuar ėshtė ai. 

57. Ky ėshtė ujė i valė dhe i ndyrė; le ta shijojnė atė! 

58. I presin edhe dėnime tė tjera tė llojllojta sikurse ai. 

59. Ky ėshtė njė grumbull qė bashkohet me ju (u thonė engjėjt parisė): “Mos paqin komoditet as mirėseardhje (thonė paria)!” Ata janė qė do tė digjen nė zjarr. 

60. Ata (tė shtypurit) thonė: “Jo, juve mos u qoftė as mirėseardhja, as komoditeti; ju jeni qė na e pėrgatitėt kėtė!” Sa vendqėndrim i keq ėshtė! 

61. O Zoti ynė, ata thonė: “Atij qė na e bėri kėtė, shtoja dyfish dėnimin nė zjarr!” 

62. Dhe thonė: “ē’ėshė qė nuk po i shohim disa burra qė ne i konsideronim prej tė kėqijve. 

63. E qė i kemi pas marrė ata ėr tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?” 

64. Kjo armiqėsi nė mes banuesve tė zjarrit ėshtė e vėrtetė. 

65. Thuaj: “Unė jam vetėm kėshillues, e nuk ka ndonjė zot tjetėr pėrpos All-llahut Njė, Dėrmuesit. 

66. Zot i qiejve e i tokės dhe ē’ka mes tyre, i plotfuqishmi, Mėkatfalėsi”. 

67. Thusj: “Ky (Kur’ani) ėshtė njė kumtesė e madhe!” 

68. Tė cilės ju ia ktheni shpinėn. 

69. Unė nuk kam pasur kurrfarė dije pėr eliten e lartė (melaike) kur ata bėn polemikė (rreth Ademit). 

70. Mua nuk mė shpalet tjetėr vetėm se, unė nuk jam tjetėr pos njė tėrheqės i hapėt i vėrejtjes! 

71. Kur Zoti yt u tha engjėjve: “Unė po krijoi njė njeri nga balta, 

72. dhe kur ta kem pėrsosur atė dhe t’i kem dhėnė nga ana Ime shpirt, ju menjėherė pėruljunju atij (nė sexhde)”. 

73. Engjėjt, tė gjithė sė bashku iu pėrulėn, 

74. pėrveē Iblisit qė ishte kryelartė dhe qė u bė prej jobesimtarėve. 

75. (Zoti) Tha: “O Iblis, ēka tė pengoi ty t’i pėrulėsh atij qė Unė vetė e krijova? A bėre kryeneēėsi, apo ke qenė prej atyre qė shesin fodullėk?” 

76. Ai (Iblisi) tha: “Unė jam mė i miri prej tij, mua mė ke krijuar nga zjarri, e atė e krijove nga balta!” 

77. (Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar. 

78. Dhe largimi prej mėshirės Sime ka pėr tė pėrcjellė deri nė ditėn e gjykimit!” 

79. Ai tha: “Zoti im, mė jep afat deri nė ditėn e ringjalljes!” 

80. (Zoti) Tha: “Po, je prej atyre tė afatizuarėve, 

81. deri nė kohėn e ditės sė caktuar!” 

82. Ai tha: “Pasha madhėrinė Tėnde, kam pėr t’i shmangur pre rrugės sė drejtė qė tė gjithė, 

83. pėrveē atyre qė janė tė sinqertė nga robėrit e Tu!” 

84. (Zoti) Tha: “Pasha tė vėrtetėn, e Unė e flas vetėm tė vėrtetėn: 

85. Unė do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe tė gjithė ata qė vijnė pas teje!” 

86. Thuaj (Muhammed): “Unė nuk kėrkoj pre jush ndonjė shpėrblim, dhe unė nuk jam prej atyre qė bėjnė trillime”. 

87. Ky (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė pėr botėt. 

88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vėrtetėsinė e tij.