47.Suretu Muhammed 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ata tė cilėt vetė nuk besuan dhe penguan edhe tė tjerėt nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre. 

2. Ndėrsa atyre qė besuan, bėnė vepra tė mira dhe atė qė iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo ėshtė e vėrtetė prej Zotit tė tyre, Ai atyre ua shlyen mėkatet dhe ua pėrmirėson gjendjen. 

3. Kjo ėshtė kėshtu, ngase ata qė nuk besuan ndoqėn tė pavėrtetėn, e ata qė besuan ndoqėn tė vėrtetėn qė u erdhi prej Zotit tė tyre. Kėshtu All-llahu u sjell njerėzve shebmujt e tyre. 

4. Pra, kur t’i takoni nė (luftė) ata qė nuk besuan mėshojuni nė qafė (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atėherė lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kėrkoni dėmshpėrblim pėrderisa lufta tė mos pushojė. Kėshtu pra, po sikur tė dojė All-llahu, Ai do tė hakmerrej ndaj tyre, por Ai dėshiron t’ju sprovojė njėrin me tjetrin. E ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton). 

5. Ata do t’i udhėzojė dhe dp tė pėrmirėsojė gjendjen e tyre. 

6. Dhe do t’i shtie nė Xhennetin, tė cilin ua ka bėrė tė njohur atyre. 

7. O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon kėmbėt tuaja. 

8. E atyre qė nuk besuan, ata qofshin tė pėrmbysur, Ai atyre ua ka asgjėsuar veprat. 

9. Kėtė pėr shkak se ata e urrejtėn atė qė e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat. 

10. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si ishte mbarimi i atyre qė ishin pėrpara tyre e qė All-llahu ata i rrėnoi, e edhe mosbesimtarėt (mekas) i pret shembulli i tyre. 

11. Kėtė ngase All-llahu ėshtė mbrojtės i atyre qė besuan, kurse pėr jobesimtarėt nuk ka mbrojtje. 

12. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira All-llahu do t’i shtie nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj, e ata qė nuk besuan, pėrjetojnė kėnaqėsi (nė kėtė jetė) dhe hanė ashtu si hanė kafshėt, e veni i tyre ėshrtė zjarri. 

13. Se sa (popullatė) qytetesh qė ishin shumė mė fortė se qyteti nga i cili tė dėbuam ty, Ne i kemi shkatėrruar dhe pėr ta nuk pati ndihmėtar. 

14. A ėshtė i njejtė ai, qė ėshtė i mbėhtetur nė argument tė qartė prej Zotit tė vet, si ai qė veprat e tij tė kėqia i janė hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta? 

15. Shembulli i Xhennetit, i cili u ėshtė premtuar atyre qė janė ruajtur (tė devotshėm) nė tė cilin ka lumenju me ujė pėr pije, lumenj mga qumėshti me shije tė paprishur, lumenj nga vera e shijshme pėr njerėz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanė aty edhe gjithfarė lloj pemėsh, kanė edhe falje nga Zoti i tyre (a ėshtė i njejtė) a si ai qė ėshtė pėrgjithmonė nė zjarr dhe u shuhet etja me ujė tė valė qė ua copėton zorrėt e tyre? 

16. Prej tyre ka asish qė vijnė tė dėgjojnė ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre qė kanė dije e u thonė: “ēka tha ai (Muhammedi) mė parė?” Ata janė zemrat e tė cilėve ua ka vulosur All-llahu e ata udhėhiqen pas dėshirave tė veta. 

17. Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe mė udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe me tė matur. 

18. Po ata a presin tjetėr, pos kijametit, i cili do t’u vijė befas, e parashenjat e tij tashmė kanė ardhur. E prej nga atyre kėshillimi (pendimi) kur t’u vijė kijameti? 

19. Atėherė, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr tė besimtarėve e tė besimtareve, All-llahu edi pėr lėshimet tuaja (pėr vepra) dhe pėr vendin tuaj. 

20. E ata qė besuan po thonė: “Pėrse tė mos shpallet njė sure (qė na e obligon luftėn)?” E kur u shpall sureja e qartė dhe nė tė u pėrmed lufta, i sheh ata, tė cilėt kanė zemra tė sėmura (tė dyshimta), tė shikojnė me njė shikim si tė ishin nė agoni tė vdekjes. I gjetė e keqja! 

21. Njė respekt dhe njė fjalė e mirė (do tė ishte mė e mirė pėr ta). E kur ēėshtja (e luftės) tė jetė vendosur, do tė ishte mirė pėr ata tė jenė besnik ndaj All-llahut. 

22. A pritet prej jush (hipokritėve) qė nė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut? 

23. Tė tillėt janė qė All-llahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verbėroi tė parit e tyre. 

24. A nuk e studiojnė me vėmendje Kur’anin? Por jo, ata janėzemra qė kanė drynat e vet! 

25. Nuk ka dyshim se ata qė u kthyen prapa (nė mosbesim) pasi qė u ishte sqaruar rruga e drejtė, djalli ua hijeshoi dhe shpresė tė rrejshme u premtoi. 

26. Kėtė ngase atyre qė e urrejtėn atė qė e shpalli All-llahu (jehudive), u than: “Ne do t’ju dėgjojmė juve pėr disa ēėshtje!” Po All-llahu i di fshehtėsitė e tyre. 

27. E si do tė jetė atėherė puna e tyre engjėjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave tė tyre? 

28. E atė (dėnim) pėr shkak se ata ndoqėn rrugė tė cilė All-llahu e urren, kurse e urrejtėn atė qė Ai e pėlqen, prandaj ua asgjėsoi veprat e tyre. 

29. A menduan atė qė nė zemrat e tyre kanė dyshim, se All-llahu nuk do tė zbulojė mllefin e tyre? 

30. E sikur tė kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janė ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohėsh pėrme mėnyrės sė fjalės sė tyre, e All-llahui di vepra tuaja. 

31. Ne do t’u sprovojmė juve, derisa t’i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėnrueshėm nga mesi juaj, po edhe do tė sprovojmė veprat tuaja. 

32. Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtė, e kundėrshtuan tė dėrguarin, ata asgjė nuk mund t’i bėjnė dėm All-llahut dhe Ai do t’ua zhduk veprat e tyre. 

33. O ju besimtarė, respektonie All-llahun dhe respektonie tė dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja! 

34. Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqėn duke qenė jobesimtarė, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falė atyre. 

35. Pra, mos u dobėsoni e tė kėrkoni pajtim (armėpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu ėshtė me ju dhe nuk u pakėson veprat tuaja. 

36. Vėrtet, jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė e dėfrim, e nėse besoni dhe ruheni prej tė kėqijave, Ai u jep shpėrblimin tuaj dhe nuk kėrkon prej jush tėrė pasurinė tuaj (por njė pjesė). 

37. Pse sikur ta kėrkojė tėrė atė dhe t’ju shtrėngojė, ju do tė bėni koprraci dhe do tė dalė nė shesh ajo qė keni nė zemra. 

38. Ja, ju jeni ata qė ftoheni pėr tė dhėnė nė rrugėn e All-llahut (pėr luftė kundėr armikut tuaj), e dikush prej jush bėn koprraci, e kush bėn koprraci, ai bėn kundėr vetės, All-llahu s’ka nevojė, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė). Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t’ju zėvendesojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.