48.Suretu El Fet-h 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ne ty tė dhamė (vendosėm pėr) njė fitore tė sigurt. 

2. Ashtu qė All-llahu (pas fitores) tė liroi ty prej mėkateve (qė t’i mbathėn) tė mėparėshme dhe prej atyre tė mėvonshme (kur njerėzit do tė pranojnė fenė islame dhe nuk do tė jenė mė mėkatarė) dhe ashtu tė plotėson mirėsinė e Vet ndaj teje nė rrugėn e drejtė. 

3. Dhe qė All-llahu tė ndihmon ty me njė ndihmė tė fortė. 

4. Ai ėshtė qė nė zemrat ė besimtarėve dhuroi qetėsinė pėr ta shtuar ata bindjen nė besimin e vet qė kishin. Ushtritė e qiejve e tė tokės janė vetėm tė All-llahut, e All-llahut ėshtė shumė i dijshėm dhe shumė preciz. 

5. (E urdhėroi luftėn) Edhe pėr t’i shtie besimtarėt dhe besimtaret nė Xhennete nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj e ku do tė jenė pėrgjithmonė, dhe pėr t’u shlyer tė kėqijat e tyre, e kjo ėshtė fitore e madhe te All-llahu. 

6. E nė anėn tjetėr, pėr t’i ndėshkuar hipokritėt dhe hipokritet, idhujtarėt dhe idhujtaret, mendimi i tė cilėve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftė e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundėr tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e pėrgatiti pėr ta, qė ėshtė vednbanim i keq. 

7. Edhe ushtritė (ndėshkuese) e qiejve e tė tokės janė vetėm tė All-llahut dhe All-llahu ėshtė i fuqishėm e i urtė. 

8. Ne tė dėrguam ty (Muhammed) dėshmitar, pėrgėzues dhe qortues. 

9. Qė ju (njerėz) t’i besoni All-llahut dhė tė dėrguarit tė Tij dhe atė ta pėrkrahni e ta respeketoni, e (All-llahun) ta madhėroni pėr ēdo mngjes e mbrėmje. 

10. Ata qė tė zotohen ty, nė tė vėrtetė, ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut ėshtė mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetėm nė dėm tė vetin, e kush e znaton atė qė i ėshtė zotuar All-llahut, Ai do t’i japė atij shpėrblim tė madh. 

11. Ata beduinė qė mbetėn pas (nuk erdhėn me ty) do tė thonė: “Neve na penguan pasuriė tona familjet tona, andaj ti kėrko falje pėr neve!” Ata flasin flasin me gjuhėt e veta atė qė nuk e kanė nė zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojė dėshirėn e All-llahut, nėse Ai dėshiron t’ju pėrfshijė juve ngonjė dėm, ose nėse Ai dėshiron t’ju gjejė ndonjė e mirė?” Jo, por All-llahu holėsisht di pėr atė qė punoni ju. 

12. Por ju menduat se i dėrguari dhe besimtarėt kurrė nuk do tė kthehen tė familjet e veta dhe kjo (bindje) nė zemrat e tuaja duket e mirė dhe patėt mendim tė keq, ju ishit popull i shkatėrruar. 

13. E kush nuk i besoi All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, Ne pra, pėr jobesimtarėt kemi pėrgatitur zjarr shumė tė fortė. 

14. Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve dhe i tokės, Ai falė kė tė dojė dhe ndėshkon kė tė do, All-llahu ėshtė mėkatfalės Mėshirues. 

15. Kur tė shkoni ju pėr tė mbledhur prenė e luftės, ata qė ngelėn pas, do tė thonė: “Na lejoni edhe ne tė vijmė me ju!” Ata duan ta ndryshojnė vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni pėr tė ardhur me ne, kėshtu ka thėnė mė parė All-llahu!” E ata do t’ju thonė: “Jo, por ju na keni zili!” Po ata janė qė kuptojnė pak gjė. 

16. Atyre nga beduinėt qė ngelėn pas, thuaju: “Ju do tė ftoheni te njė popull luftarak e i fuqishėm, t’i luftoni ata ose tė dorėzohen (tė pranojnė fenė islame), e nėse pėrgjigjeni (nė thirrje), All-llahu ju jep shpėrblim tė mirė, e nėse nuk dilni sikurse ngelėt pa dalė mė parė, Ai ju ndėshkon me njė dėnim tė padurueshėm”, 

17. Nuk ėshtė mėkat (tė ngelė pa dalė) pėr tė verbėrin, pėr tė ēalin, e as pėr tė sėmurin. E kush respekton All-llahun dhe tė dėruarin e Tij, Ai atė e shtie nė Xhennete ku rrjedhin lunenj, e kush ngel prapa, Ai atė e ndėshkon me njė dėnim tė dhembshėm. 

18. Vėrtet, All-llahu qe i kėnaqur me besimtarėt kur ata nėn hijen e atij druri zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ē’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetėsimin dhe sė shpejti i shpėrbleu me njė fitore (ēlirimin e Hajberit). 

19. Dhe me pre tė tjera tė mėdha, tė cilat i merrni, All-llahu ėshtė i gjithfuqishėm i urtė. 

20. All-llahu u premtoi juve pre tė shumta qė do t’i merrni, e kėtė (tė Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerėzve kudėr jush, e qė kjo tė jetė njė shenjė e mirė pėr besimtarėt e edhe qė Ai t’ju drejtojė nė rrugėn e fortė. 

21. E edhe (pre) tė tjera, tė cilat ju nuk keni pasur fuqi t’i merrni, po All-llahu mbizotėroi atė, e All-llahu ka fuqi pėr ēdo gjė. 

22. Edhe sikur ata qė nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do tė munden dhe do tė kthejnė prapa, pastaj nuk do tė gjejnė as mbrojtės, as ndihmės. 

23. (ky ėshtė) Ligji i All-llahut ė ėshtė i kahershėm edhe ndėr tė parėt, nė ligjin e All-llahut nuk do tė gjesh ndryshime. 

24. Dhe Ai ėshtė qė pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda nė Mekė, pasi qė u dha fitoren kundėr tyre, e All-llahu mbikėqyr atė qė ju punoni. 

25. Ata janė qė nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisė sė shenjtė (Qabes), duke i mbajtur kurbanet tė penguar tė arrini nė vendin e vet. E sikur tė mos kishte burra besimtarė dhe gra besimtare, qė ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjėrit prej tyre tė turpėroheni (zoti do t’ju jepte leje tė hyni nė Mekė). (E bėri atė) Pėr tė marrė All-llahu nė mėshirėn e vet atė qė do. Dhe sikur tė ishin tė ndarė, Ne do t’i dėnonim me njė dėnim tė rėndė ata prej tyre tė cilėt nuk besuan. 

26. Kur ata qė nuk besuan ndezėn nė zemrat e tyre euforinė, dhe atė kryelartėsi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetėsimin e Vet dhe ndaj tė dėrguarit tė vet dhe ndaj besimtarėve dhe pėr ata zgjodhi besimin e drejtė (fjalinė: la ilahe il lell llah), pse ata ishin mė me meritė pėr tė dhe mė tė zotėt e saj, e All-llahu ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send. 

27. All-llahu ėndrrėn e tė dėrguarit tė Vet e vėrtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, tė rruani flokėt e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do tė keni frikė! Pra Ai ka ditur atė qė ju nk e dinit, para kėsaj ju dha njė fitore tė shpejtė (Hajberin). 

28. Ai ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Vet me udhėzim tė plotė dhe me fenė e vėrtetė, qė tė triumfojė mbi ēdo fe, e mjafton All-llahu dėshmitar. 

29. Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i shehkah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė pre All-llahut qė tė ketė mėshir dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi) Pėr t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh.