53.Suretu En Nexhm 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Pasha yllin kur bie! 

2. Shoku juaj nuk ka humbur, e as qė ka devijuar 

3. Dhe ai nuk flet nga dėshira 

4. Ajo nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet 

5. Atė ia mėsoi fuqiforti (Xhibrili) 

6. Qė ka mendje precize dhe qė u pėrqėndrua nė formėn e vet 

7. Dhe ai (Xhibrili) ishte nė horizontin e lartė 

8. Pastaj u lėshua dhe iu afrua 

9. E ishte afėr sa dy harqe, apo edhe mė afėr 

10. Dhe i shpalli robit tė Tij (All-llahut) atė qė ia shpalli. 

11. Zemra nuk mohoi atė qė pa 

12. A po i bėni polemikė atij pėr atė qė ka parė? 

13. Ai e ka parė (Xhibrilin) edhe herėn tjetėr 

14. Te Sidretul Munteha 

15. Pranė sė cilės ėshtė xhennetul Me’va 

16. Atėherė kur Sidrėn e mbuloi ajo qė e mbuloi 

17. Shikimi i tij nuk lakoi e as nuk tejkaloi 

18. Ai vėrtet pa disa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet 

19. E ju, a shihni Latin dhe Uzanė? 

20. Dhe atė tė tretin, tė pavlefshmin? 

21. A mendoni se pėr ju janė meshkujt, e pėr Tė fe-mrat? 

22. Atėherė ajo ėshtė njė ndarje e padrejtė! 

23. Ata (qė i adhuroni) nuk janė tjetėr, vetėm se emra qė ju dhe prindėrit tuaj i emėrtuat; All-llahu nuk zbriti pėr ta ndonjė fakt. Por ata (idhujtarėt), nuk ndjekin tjetėr vetėm se paragjykime dhe ēka duan vetė, megji-thqė prej Zotit tė tyre u pat ardhur udhėzimi 

24. A mos i takon njeriut ajo qė dėshiron? 

25. E dihet se vetėm All-llahut i takon bota tjetėr dhe kjo botė 

26. E sa engjėj ka nė qiej, ndėrmjetėsimi i tė cilėve nuk bėn dobi vetėm pasi qė All-llahu tė japė leje pėr atė qė dėshiron dhe me tė cilėn ėshtė i kėnaqur 

27. Ata qė nuk e besojnė jetėn tjetėr, engjėjt i emėrto-jnė me emra femrash 

28. Ata nuk dinė asgjė pėr atė (emėrtim) dhe nuk ndjekin tjetėr vetėm paragjykime, e paragjykimi nuk ėshtė asgjė ndaj sė vėrtetės 

29. Andaj ti largohu prej atij qė ia ka kthyer shpinėn Kur’anit dhe qė nuk do tjetėr pos jetės sė kėsaj bote! 

30. Ajo ėshtė e tėrė dituria qė kanė arritur, e Zoti yt di mė sė miri pėr atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mė sė miri pėr atė qė ėshtė nė rrugėn e drejtė 

31. Dhe vetėm tė All-llahut janė ē’ka nė qiej dhe nė tokė - pėr t’i shpėrblyer ata qė bėnė keq me tė keqen e tyre dhe pėr t’i shpėrblyer ata qė bėnė mirė me tė mirėn e tyre 

32. Ata qė largohen prej mėkateve tė mėdha dhe prej punėve tė ndyta, pėrpos ndonjė pune tė imėt, s’ka dy-shim se Zoti yt gjerėsisht pėrfshin me falje, se Ai di mė sė miri pėr ju edhe para se t’ju krijojė, kur filloi krijimin tuaj nga dheu ndėrsa ju ishit tė fshehur nė barqet e nėnave tuaja. Pra mos lavdėroni veten, se Ai e di kush ėshtė mė i ruajtur 

33. A e ke parė atė qė u zmbrap? 

34. Qė dha pak e pastaj e ndėrpreu? 

35. A mos ka ai njohuri pėr tė fshehtėn e po e sheh? 

36. A nuk ėshtė informuar me atė qė gjendet nė fletushkat e Musait 

37. Dhe tė Ibrahimit, qė gjithnjė plotėsonte obligimet 

38. (Nė tė cilat shkruan) Se askush nuk e bartė barrėn e tjetrit 

39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr pos asaj qė ka punuar 

40. Dhe se mundi i tij mė vonė do tė shihet 

41. Pastaj ai shpėrblehet ose dėnohet mė plotėsisht 

42. Dhe se kthimi pėrfundimtar ėshtė te Zoti yt 

43. Dhe se Ai jep qeshjen dhe Ai jep tė qarit 

44. Dhe se Ai jep vdekjen dhe Ai jep jetėn 

45. Dhe Ai krijon llojet - mashkullin dhe femrėn 

46. Nga pika e farės qė hidhet 

47. Dhe se Ai ringjallė 

48. Dhe se Ai jep pasurinė dhe varfėrinė 

49. Dhe se Ai ėshtė Zoti i Shi’rasė (ylli polar) 

50. Dhe Ai shkatėrroi Adin e lashtė 

51. Edhe Themudin, tė cilėt nuk i kurseu (nga dėnimi) 

52. Edhe popullin e Nuhut mė herėt, vėrtet ata ishin edhe mė shkatėrrues dhe renegatė 

53. Edhe Mu’tefikėn (venbanimin e popullit tė Lutit) e lėshoi prej sė larti 

54. E i pėrfshiu ata ajo qė i pėrfshiu 

55. Pra cilės sė mirė tė Zotit tėnd i dyshon? 

56. Ky ėshtė njė qortues i ngjashėm me qortuesit e parė 

57. E afėrta ėshtė afruar 

58. All-llahut ėshtė i vetmi qė do ta tregojė 

59. A kėtij ligjėrimi po i ēuditeni? 

60. E po qeshni dhe nuk po qani?! 

61. E madje jeni edhe tė pakujdesshėm! 

62. Pra, bini nė sexhde pėr All-llahun dhe Adhurojeni!