56.Suretu
El Vakia
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. E kur të ngjajë ndodhia
(kijameti).
2. Realitetin e asaj ndodhie nuk a
kush që do ta përgënjeshtrojë.
3. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit
(lart).
4. (ajo ndodh) Kur toka tundet me
dridhje të forta.
5. E kodrat shkapërderdhën e bëhen
copë e thërmi.
6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
7. Dhe ju të ndaheni në tri
grupe.
8. E ata të djathtit, kush janë ata
të djathtit se?
9. Po të majtit, kush janë ata të
majtit?
10. Ndërsa të përparmit janë të
dalluar (janë në ballë).
11. Ata pra, janë më të afruarit (te
Zoti).
12. Janë në Xhennetet e
begatshme.
13. (ata janë) Shumë prej (popujve) të
hershmëve.
14. E janë pak prej të
mëvonshmëve.
15. Janë në shtretër të qendisur me
ar.
16. Të mbështetur në to përballë
njëri-tjetrit.
17. Atyre u shërbejnë djelmosha të
gjithmonshëm.
18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota
të mbushura plot prej burimit.
19. Prej së cilës pije (vere) as nuk i
dhemb koka, as nuk dehen.
20. Edhe pemë sipas dëshirës së
tyre.
21. Edhe mish shpezësh, cilin ta
duan.
22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri
symëdha.
23. Si të ishim inxhi të
ruajtura.
24. Shpërblim për atë, që ata
punuan.
25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija
as që janë mëkat (gënjeshtër).
26. Vetëm thënie: selam pas
selami.
27. E për sa u përket atyre të
djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
28. Janë nën drunj të pemëve pa therra
(pa gjemba).
29. Të bananeve me fruta palë-palë.
30. Nën hije të përhershme.
31. Pranë ujit rrjedhës.
32. Edhe ndër pemë shumë
llojesh.
33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë
të ndaluara.
34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të
larta).
35. Ne i kemi krijuar ato në një
krijim të ri (formë të re).
36. Dhe ato i kemi bërë
virgjëresha.
37. Të dashuruara (për burrat e vet),
të një moshe.
38. (Ato janë) për ata të
djathtët.
39. (Të djathtët) Janë shumë nga të
parët (të hershmit).
40. Janë shmë nga më të
vonshmit.
41. E të majtit, ç’është puna e të
majtëve?
42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë
të valë.
43. Dhe në errësirë tymi.
44. As e freskët e as e
këndshme.
45. Ata përpara kësajkanë qenë të
dhënë pas komoditetit (qejfeve).
46. Dhe ata ishin vazhdimisht në
mëkatin e madh.
47. Dhe ishin që thonin: “A pasi të
vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
48. A edhe prindërit tanë të hershëm?
49. Thuaj: “Edhe të parët edhe të
fundit!”
50. Kemi për t’u tubuar në një ditë të
caktuar!
51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
52. Keni për të ngrënë prej pemës
Zekumë!
53. Prej saj keni për t’i mbushur
barqet!
54. E menjëherë pas do të pini pre
ujit t vluar!
55. Do të pini si deveja e etshme!”
56. Kjo është mirëseardhja e tyre
ditën e gjykimit.
57. Ne u kemi krijuar juve, e përse
nuk pranoni (ringjalljen)?
58. A më tregoni për farën që e
dredhni,
59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që
e krijojmë?
60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar)
ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
61. Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si
ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
62. Ju e keni të njohur zanafillën e
parë, e përse nuk mendoni.
63. A nuk e shihni atë që e mblidhni?
64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e
bëjmë të mbijë?
65. Sikur Ne të dëshironim, do ta
bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur
(duke thënë).
66. S’ka dyshim se ne mbetëm të
dëmtuar.
67. Po jo, ne mbetëm pa të (të
varfëruar).
68. A e shihni ujin që po e pini?
69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo
Ne jemi që e lëshojmë?
70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë
atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
71. A e keni parë zjarrin që ju e
ndizni?
72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne
jemi krijues?
73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për
zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në
shkretërirë).
74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti
tënd të madh.
75. Betohem në shuarjen (përëndimin) e
yjeve.
76. E ai është betim imadh, sikur ta
dini!
77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i
famshëm.
78. Është në një libër të
ruajtur.
79. Atë nuk e prek kush, vetëm të
pastrit (melaiket).
80. Është i zbritur prej Zotit të
botëve.
81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani)
ju jeni që e gënjeni.
82. Dhe falënderimi për furnizimin
tuaj, ju jeni që e gënjeni.
83. Përse, pra kur arrin shpirti në
fyt.
84. E ju në atë moment shikoni (se
ç’po i ngjet).
85. E Ne jemi më afër te se ju, por ju
nuk shihni.
86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni
përgjegjës (për vepra),
87. (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin
të mos dalë).
88. E nëse ai (i vdekuri) është prej
të afërmëve (të Zotit).
89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim
të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
90.
91. Pra, ty të qoftë se selam prej të
djathtëve (i thuhet).
92. E në qoftë se është prej
gënjeshtarëve të humbur,
93. Mirëseardhja e tyre është pritje
me ujë të valë.
94. Dhe djegie nga zjarri i
Xhehennemit.
95. E s’ka dyshim se kjo është ajo e
vërteta e sigurt.
96. Pra ti lartëso Zotin tënd të
madhëruar