57.Suretu El Hadid 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!  

 

1. All-llahun e lartėsoi me adhurim ē’ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė i gjithfuqishmi, i urti. 

2. I Tij ėshtė pushteti nė qiej e nė tokė, Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send. 

3. Ai ėshtė i pari qė s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai ėshtė mė i dijshmi pėr ēdo gjė. 

4. Ai ėshtė qė krijoi qiejt dhe tokėn vetėm pėr gjashtė ditė, pastaj qėndroi mbi Arsh. Ai e di ēka futet nė tokė dhe ēka del prej saj, ēka zbret nga qielli dhe ēka ngritet nė tė, dhe Ai ėshtė me ju kudo qė tė jeni, All-llahu ėshtė pėrcjellės i asaj qė punoni. 

5. Vetėm i Tij ėshtė sundimi i qiejve dhe i tokės dhe vetėm te All-llahu kthehen tė gjitha ēėshtjet. 

6. Ai e ngėrthen (e zgjaton) natėn nė ditė dhe e ngėrthen (zgjaton) ditėn nė natė dhe Ai ėshtė qė i di tė fshehtat nė gjoksa. 

7. Besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij dhe jepni nga ajo qė Ai u bėri trashėgues nė tė, se ata qė besuan prej jush dhanė pėr hir tė Zotit, ata kanė shpėrblim tė madh. 

8. ē’keni ju qė nuk i besoni All-llahut, kue i dėrguari i Tij ju thėrret t’i besoni Zotit tuaj dhe kur Ai ka marrė besėn tuaj, nėse jeni besimtarė (o sot o kurrė). 

9. Ai robit tė vet i shpall argumente tė qarta pėr t’iu nxjerrė juve prej errėsirave ne dritė. E, s’ka dyshim se All-llahu ėshtė i butė e i mėshirshėm ndaj jush. 

10. E, ē’keni ju qė nuk jepni pėr rrugėn e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka? Nuk janė tė barabartė prej jush ata qė dhanė nga pasuria e tyre dhe luftuan para ēlirimit, sepse tė tillėt kanė vlerė tė madhe nga ata qė dhanė dhe luftuan pas. Por tė gjithve All-llahu u premyoi tė mirat; All-llahu di ēka punoni. 

11. Kush ėshtė ai qė i huazon All-llahut njė hua tė mirė e qė Ai t’ia shumėfishojė atė dhe ai ka njė shpėrbllim tė mirė. 

12. (Pėrkujto) Ditėn kur i sheh besimtarėt dhe besimtaret qė drita e tyre flakėron para tyre dhe nė djathtė tė tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janė Xhennetet nėn tė cilat rrjedhin lumenj, aty do tė jeni pėrgjithmonė. E ajo ėshtė fitore e madhe. 

13. Ditėn kur hipokritėt dhe hipokritet atyre qė besuan u thonė: “Na pritni (ose na shikoni) tė ndriēoheni prej dritės suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (nė dynja) e kėrkoni ndonjė dritė!” Atėherė vihet ndėrmjet tyre njėfarė muri qė ka njė derė, e brendia e tij ėshtė mėshirė (Xhenneti), e ana e jashtme e tij ėshtė dėnimi (zjarri). 

14. (Hipokritėt e mbetur nė errėsirė) I thėrrasin ata (besimtarėt): “A nuk kemi qenė edhe ne sė bashku me ju!? (Besimtarėt pėrgjigjen): “Po, por ju e shkatėrruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob tė zi pėr besimtarėt, ju dyshonit ēėshjtet e fesė dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi. 

15. E sot, prej jush nuk pranohet ndonjė kompensim e as prej atyre qė nuk besuan, vendi juaj ėshtė zjarri, ai ėshtė ndihma e juaj: sa pėrfundim i keq ėshtė ai”. 

16. A nuk ėshtė koha qė zemrat tė zbuten me kėshillat e All-llahut dhe ne atė tė vėrtetėn qė zbriti (me Kur’an), e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zhgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangėn e shumė prej tyre janė jashtė rrugės. 

17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu qė tė kuptoni. 

18. S’ka dyshim se ata qė japin lėmoshė (sadaka) dhe sinqerisht japin pėr hirė tė All-llahut, atyre u shumėfishohet dhe ata kanė shpėrblim tė madh. 

19. Ata qė besuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ata janė tė sinqertit dhe dėshmorėt te Zoti i tyre, ata kanė shpėrblimin e vet, ndėrsa ata qė e mohuan dhe pėrgėnjeshtruan faktet Tona, ata janė banues tė Xhehennemit. 

20. Ju njerėz dijeni se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijve, e qė ėshtė shembull i njė pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijve, e qė ėshtė shembull i njė shiu prej tė cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė t verdhė, mandej tė thyer e llomitur, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga All-llahu; pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues. 

21. Shpejtoni nė atė qė e fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit qė gjėrsia e qiellit e tokės, i pėrgaditur pėr ata qė i besuan All-llahut dhe tė dėrguarve tė Tij. Ajo ėshtė dhunti e All-llahut ė ia jep kujt tė dojė, All-llahu ėshtė dhurues i madh. 

22. Nuk ndodh asnjė fatkeqėsi nė tokė e as nė trupin tuaj, e qė tė mos jetė nė shėnime (libėr - Lehvi Mahfudh) para se tė ngjajė ajo, e kjo pėr All-llahun ėshtė e lehtė. 

23. Ashtu qė tė mos dėshproheni tepėr pėr atė qė u ka kaluar, e as tė mos gėzohi tepėr me atė qė Ai u ka dhėnė, pse All-llahu nuk e do asnjė arrogant qė u lavdėrohet tė tjerėve. 

24. Tė cilėt vetė bėjnė koprraci dhe me koprraci i kėshillojnė njerzit. E kush largohet prej dhėnies, le ta dijė se All-llahu ėshtė i begatshėm, i lavdishėm. 

25. Ne i dėrguam tė dėrguarit Tonė me dokumente tė qarta dhe Ne zbritėm me ata librin dhe drejtėsinė qė t’i pėrmbahen njerėzit tė sė drejtės. Ne e kemi zbritur edhe hekurin qė nė tė ka forcė tė fortė dhe dobi pėr njerz, e edhe pėr t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atė (rrugėn e Tij) dhe tė dėrguarit e Tij duke i besuar tė fshehtės. S’ka dyshim se All-llahu ėshtė furnizues, mbizotėrues. 

26. Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhėm tė dėrguar e pasardhėsve tė atyre dyve ua dhamė pejgamberllėkun dhe librin, e disa prej tyre po shumė prej tyre mbetėn jashtė rrugės. 

27. Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre dėrguam Isain tė birin e Merjemes dhe atij ia dhamė Ingjillin, e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė, ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn. Ne atė nuk ua bėmė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin pėr qėllim me tė vetėm tė arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet pėrmbajtur, prandaj atyre qė besuan, Ne u dhamė shpėrblimin e tyre, po shumica prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė). 

28. O ju qė keni besuar, kinie frikė All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj tė dėrguarit tė Tij, se Ai ju jep dyfish nga mėshira e tij, ju dhuron dritė qė ecni me tė, ju falė mėkatet tuaja All-llahu ėshtė mekatfalės, mėshirues. 

29. Le ta dinė ithtarėt e librit se ata nuk kanė asgjė nė dorė ng mirėsia e All-llahut dhe se tė gjithė e mira (pejgamberllėku, shpallja) ėshtė nė dorė tė All-llahut, e Ai ia jep kujt tė dojė, All-llahu ėshtė dhurues i madh.