61.Suretu Es Saff 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. All-llahun e madhėroi ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, e Ai ėshtė mbizotėruesi, i urti. 

2. O ju qė besuat, pse po e thoni atė qė nuk e punoni? 

3. te All-llahu ėshtė shumė e urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni! 

4. All-llahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij tė rreshtuar si tė jetė ndėrtesė e fortifikuar. 

5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit tė vet i tha: “O populli imi, pse mė shqetėsoni kur e dini se me tė vėrtetė unė jam i dėrguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangėn (nga e vėrteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin e prishur. 

6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilė, unė jam i dėrguar i All-llahut te ju, jam vėrtetues i Tevratit qė ishte para meje dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente tė qarta, ata thanė: “Kjo ėshtė magji e hapėt”. 

7. E kush ėshtė mė mizor se ai qė pėr All-llahun shpif gėnjeshtėr pėr fenė islame; po All-llahu nuk i ofron udhėzimin pėr nė rrugėn e drejtė popullin zullumqarė. 

8. Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. 

9. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė. 

10. O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr jė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej jė dėnimi tė dhembshė: 

11. T’i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini. 

12. Ai (All-llahu) iu falė mėkatet tuaja, ju shpie nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin dhe nė pallate tė bukura nė Xhennetet e amshueshme, e kėto janė ai suksesi mė i madh. 

13. Edhe tė tjera qė ju i dėshironi: ndihmė prej All-llahut dhe fitore e afėrt, e pra, pėrgėzoji besimtarėt! 

14. O ju qė besuat, bėhuni ndihmėtarė tė All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunėve (besimtarėve tė vet tė sinqertė) u pat thėnė: “Kush ėshtė ndihmėtarė imi pėr nė rrugėn e All-llahut?” Havarijunėt i thanė: “ne jemi ndihmėtarė tė rrugės sė All-llahut!” E njė grup prej beni israilėve besoi, e njė grup refuzoi, e Ne, ata qė besuan i pėrkrahėm kundėr armikut tė tyre dhe ashtu u bėnė ngadhėnjyes.