62.Suretu El Xhum'a 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Ç'farė ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė bėn tesbih All-llahun, Sunduesin, tė Pastėrin nga ēdo e metė, tė Fuqishmin e tė Urtin. 

2. Ai ėshtė qė arabve tė pashkolluar u dėrgoi Pejgamberin nga mesi tityre qė t’ju lexojė ajetet e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė librin dhe sheriatin, edhe pse mė parė ata ishin nė njė humbje tė dukshme. 

3. (U dėrgoi) edhe tė tjerėve qė nuk i arritėn ata, Ai ėshtė ngadhnjyesi 

4. Kjo ėshtė mirėsi e All-llahut, qė ia jep atij qė do, e All-llahu ėshtė Zoti i dhuntisė sė pėrsosur. 

5. Shembulli i atyre, qė janė obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnė atė, ėshtė shembulli indonjė gomari qė bart libra. Shembulli i keq, ėshtė shembull i popullit qė pėrgėnjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhėzon nė rrugė tė drejtė popullin jobesimtarė. 

6. Thuaj: “O ju qė i pėrmbaheni jehudizmit, nėse e pretendoni se jeni mė tė afėrmit e All-llahut e jo njerėzit e tjerė, atėherė kėrkonie vdekjen, po qe se jeni tė sinqertė (nė atė qė thoni)”. 

7. Po, ata nuk dėshirojnė kurrė atė, pėr shkak tė asaj qė e punuan me duart e veta, e All-llahu e di mė sė miri se kush janė mizorėt. 

8. Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsė cilės po ikni, ka pėr t’ju zėn, e mande do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmėn dhe tė dukshėm, dhe atėherė Ai do t’ju njoftojė me atė qė keni punuar”. 

9. O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e zhumasė, ecni shpejt pėr aty ku pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju nėse jeni qė e dini. 

10. E, kur tė kryhet namazi, atėherė shėrndanu nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendni shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim. 

11. Po, kur ata shohin ndonjė tregti, ose ndonjė aheng mėsyhen atje, kurse ty tė lėnė nė kėmbė. Thuaju: “Ajo qė ėshtė te All-llahu ėshtė shumė mė e mira se dėfrimi dhe tregėtia, e All-llahu ėshtė furnizuesi mė i mirė!”