64.Suretu Et Tegabun 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Vetėm All-llahut i shprehin madhėrinė e lartėsimin ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė, dhe se vetėm e Tij ėshtė i tėrė pushteti dhe vetėm Atij i takon falėnderimi, e Ai ėshtė i gjithfuqishėm pėr ēdo send. 

2. Ai ėshtė qė u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarė. All-llahu e sheh shumė mirė atė qė e punoni. 

3. Ai krijoi qiejt dhe tokėn me urtėsi tė pėrsosur dhe Ai juve u dha formėn, e formėn tuaj e bėri tė bukur dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja. 

4. Ai e di ē’ka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat. 

5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre qė ishin mė parė e nuk besuan, ndaj edhe pėrjetuan barrėn e rėndė tė punės sė vet dhe ata kanė njė dėnim tė idhėt. 

6. Atė (dėnim e marrin) pėr shkak se atyre u vinin tė dėrguarit e vet me argumente tė qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtė do tė na udhėzojė neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsėn, po All-llahu nuk ka nevojė pėr ta; All-llahu ėshtė begatshėm, e i falėnderuar nga vetvetiu. 

7. Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa tjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr All-llahun ėshtė lehtė!” 

8. Atėherė pra, pranonie All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe dritėn qė e zbritėm Ne. All-llahu ėshtė i njohur pėr atė qė veproni. 

9. Ditėn e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo ėshtė ditė e mashtrimit (ditėn e kijametit duket se kush ėshtė mashtruar). kush beson All-llahun dhe bėn vepra tė mira. Ai ia shlyen tė kėqijat e tij dhe atė e fut nė Xhennete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jenė pėrgjthmonė, e ai ėshtė shpėtimi i madh. 

10. E ata qė nuk besuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet Tona, tė tillėt janė banorėt e zjarrit; aty do tė jenė pėrgjithmonė, e ai ėshtė pėrfundim i keq. 

11. ēfarėdo e keqe qė ndodh (godet), nuk mund tė jetė ndryshe, vetėm sipas caktimit tė All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhėzon zemrėn e tij; All-llahu ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send. 

12. Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie tė dėrguarin, po nėse nuk e respektoni, atėherė detyrė e tė dėrguarit tonė ėshtė vetėm kumtimi i qartė. 

13. All-llahu ėshtė Ai qė pos Tij nuk ka zot tjetėr, prandaj vetėm All-llahut le t’i mbėshteten besimtarėt. 

14. O ju qė besuat, vėrtet, disa nga bashkėshortet tuaja dhe nga fėmojėt tuaj janė armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nėse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues. 

15. S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė sprovė, ndėrsa ajo qė ėshtė te All-llahu, ėshtė shpėrblim i madh. 

16. Andaj, sa tė keni mundėsi ruanu prej dėnimit tė All-llahut, dėgjoni, respektoni dhe jepni pėr tė mirėn tuaj, e kush i ruhet lakmisė sė vetvetes, tė tillėt janė tė shpėtuarit. 

17. Nėse All-llahut i huazoni diēka tė mirė, Ai juve ua shumėfishon atė dhe ju falė; All-llahu ėshtė shumė mirėnjohės, i butė. 

18. Ështė i gjithdijshmi i tė fshehtės e i tė dukshmes, ėshtė ngadhėnjyesi, i urti.