66.Suretu Et Tahrim 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. O ti pejgamber (o ti, qė ėshtė sjellė kumtesa nga qielli),pse ndalon vetes atė qė All-llahu ta lejoni? A kėrkon me tė pajtim e grave tuaja? All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues. 

2. All-llahu u ka pėrcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaj; All-llahu ėshtė kujdestari juaj; Ai ėshtė i gjithdjshmi, i urti. 

3. (Pėrkujto) kur Pejgamberi ndonjerės prej grave tė veta i kumtoi fshehurazi njė lajm, e kur ajo tregoi atė (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij pėr tė (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bėri me (asaj) me dije njė pjesė tė trgimit, kurse pėr pjesėn tjetėr heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atė (gruan) me atė (qė kishte treguar), ajo tha: “E kush tė tregoi ty kėtė?” Ai tha: “Mė tregoi i gjithdijshmi, njohėsi i tė fshehtave!” 

4. Nėse ju tė dyja pendoheni te All-llahu (ėshtė mė mirė pėr ju), sepse se zemrat tuaja tanimė kanė rrėshqitur, e nėse bashkveproni kundėr tij, ta dini se All-llahu ėshtė Ai mbrojtės i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarėt e ndershėm; e kur ėshtė kėshtu, edhe engjėjt i dalin nė ndihmė. 

5. Nėse ai u ka lėshuar juve, ėshtė detyrė e Zotit tė tij t’i bėjė zėvendsim me gra edhe mė tė mira se ju; myslimane, besmtarė, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese qė kanė qenė tė martuara ose virgjiresha. 

6. O ju qė besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kndėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara. 

7. O ju qė mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpėrbleni veten pėr atė qė keni vepruar. 

8. O ju qė keni besuar, pendohuni te All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’u shpie nė Xhennete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as atta qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tė tyre, e ata thonė: “Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send”. 

9. O ti pejgamber, luftonju jobesimtarėt e hipokritėt dhe qėndro ashėpėr kundėr tyre; vendi i tyre ėshtė Xhehennemi qė ėshtė njė vend i shėmtuar! 

10. Atyre qė mohuan, All-llahu u sjell njė shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato tė dyja ishin nė kurorė tė dy robėrve tė mirė nga robėrit tanė, por ato tė dyja i tradhtuan (nė fe) ata tė dy dhe kėta tė dy nuk mund t’i mbrojnė ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni nė zjarr sė bashku me ata qė hyjnė!” 

11. E atyre qė besuan, All-llahun u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė Xhennet dhe mė shpėto prej faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!” 

12. Edhe Merjemen tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės sonė i frymėzuam njė shpirt e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.