67.Suretu El Mulk 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!  

 

1. I madhėruar ėshtė Ai, qė nė dorėn e fuqisė sė Tij ėshtė i tėrė sundimi dhe Ai ka fuqi mbi ēdo send.  

2. Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t’ju sprovuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. Ai ėshtė ngadhnjyesi, mėkatėfalėsi.  

3. Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė. Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjė ēarje?  

4. Mandej, herė pas here drejto shikimin, e shikimi do tė kthehet tė ti i pėrulur dhe i molisur.  

5. Ne, qiellin mė tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata ikemi bėrė gjuajtės kundėr djajve, tė cilėve u kemi pėrgatitur dėnim me zjarr shumė tė madh.  

6. Dėnimi nė Xhehennem ėshtė edhe pėr ata qė nuk besuan Zotit tė tyre; sa vend i keq ėshtė ai!  

7. Kur tė hidhen nė tė, ata do t’ia dėgjojnė atij ushtimėn e ai vlon.  

8. Nga zemėrimi, ai gati copėtohet. Sa herė qė hidhet nė tė ndonjė turmė, roja i pyet: “A nuk ju pat ardhur juve ndonjė pejgamber (qortues)?”  

9. Ata thonė: “Po, na erdhi pejgamberi, por ne e pėrgėnjeshtruam dhe ne u thamė: “All-llahu nuk shpalli asgjė, e ju nukjeni tjetėr vetėm se nė njė humbje tė nadhe!”  

10. Dhe thonė: “Sikur tė kishim dėgjuar dhe pasur mend, ne nuk do tė ishim ndėr banuesit e zjarrit”.  

11. Pra, i pranojmė mėkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mėshirės.  

12. Ata, qė pa parė i frikėsoheshin Zotit tė vet, pėr ta ka falje dhe shpėrblim tė madh.  

13. E, ju fshihnie ose thhonie fjalėn tuaj haptas; Ai s’ka dyshim se e di ēka fshehni nė zemrat tuaja.  

14. A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai dėpėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njh hollėsitė.  

15. Ai ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj, ecni nėpėr pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, meqė vetėm te Ai ėshtė e ardhmja.  

16. A u garantuat j prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos ju shafit (tė mos u lėshoj) toka kur tė dridhet.  

17. A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos lėshojė kundėr jush ndonjė stuhi me rrebesh gurėsh. E pra, do ta kuptoni se si ėshtė ndėshkimi Im!  

18. Edhe ata qė ishin para tyre pėrgėnjeshtruan, por ēfarė ishte dėnimi Im?  

19. A nuk i shikuan ata shpezėt pėrmbi ta krahėhapur dhe kur krahėt i palojnė, ato nuk i mban nė ajėr pos Fuqiplotit. Ai ėshtė qė ēdo send e sheh dhe e di.  

20. Kush ėshtė ajo ushtėri juaja qė do t’ju ndihmojė, pos Mėshiruesit? Ështė e vėrtetė se jobesimtarėt gjenden nė njė mashtrim tė madh.  

21. Kush ėshtė ai qė ju ushqen, po qė se Ai ua ndėrpret furnizi,im e vet? Jo,askush, por ata vazhdojnė me arrogancė e kundėrvėnie.  

22. A ėshtė mė i udhėzyar ai qė ecėn i pėrmbysur me fytyrė nė tokė, apo ai qė ecėn nė pozicion qėndrues rrugės sė drejtė?  

23. Thuaj: “Ai ėshtė q ju krijoi, ju dhuroi tė dėgjuarit, tė parit dhe mendjen, kurse pak po falėnderoni”  

24. Thuaj: “Ai ėshtė qė ju krijoi e ju shumoi nė tokė dhe vetėm te Ai do tė tuboheni!”  

25. E, ata po thonė: “Kur do tė sėndertohet ky premtim, po qe se jeni tė vėrtetė?”  

26. . Thuaj: “Atė e di vetėm All-llahu, e unė jam njė qortues qė ju bėn me dije!”  

27. Kur ta shohin atė (Xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre qė nuk besuan u shėmtohendhe u thuhet: “Ky ėshtė ai qė ju e kėrkonit sa mė shpejt!”  

28. Thuaj: “Mė tregoni pra, nėse All-llahu mė merr shpirtin mua dhe atyre qė janė me mua, ose na mėshiron, kush do t’i mbrojė jobesimtarėt prej njė dėnimi tė mundimshėm?”  

29. Thuaj: “Ai ėshtė Mėshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetė te Ai jemi mbėshtetur, kurse ju do takuptoni se kush njėmend ėshtė ai i humburi!”  

30. Thuaj: “Mė tregoni, nėse uji juaj humbet nė thellėsi, kush do t’ju sjell ujė mbitokėsor (burimor)?”