89.Suretu El Fexhr 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Pasha agimin

2. Pasha dhjetė netėt! 

3. Pasha ēiftin dhe pasha tekun! 

4. Pasha natėn qė shkon! 

5. A janė kėto betime pėr tė menēurin? 

6. A nuk e i ti se ē’bėri Zoti yt me Ad-in? 

7. Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta? 

8. Qė si ata (populli Ad) nuk ėshtė krijuar askush nė tokė! 

9. Dhe me Themudin, tė cilėt shpuan shkėmbinj nė luginėn (kura), 

10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! 

11. Tė cilėt e tepruan me krime nė tokė. 

12. Dhe nė tė shtuan shkatėrrimin. 

13. E All-llahu kundėr tyre lėshoi lloj-lloj dėnimesh. 

14. Pse Zoti yt ėshtė qė pėrcjell (u rri nė pritė). 

15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotė: “Zoti im mė ka nderuar!” 

16. Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron), ai thotė: “Zoti im mė ka nėnēmuar!” 

17. Jo, nuk ėshtė ashtu! Por (punoni edhe mė zi) ju nuk pėrfillnit bonjakun, 

18. Nuk cytni njėri-tjetrin pėr ta ushqyer tė varfėrin, 

19. Dhe ju e hani me tė madhe trashėgimin (padrejtė). 

20. Dhe pasurinė e doni sė tepėrmi. 

21. Jo, mosni ashtu! Kur tė dridhet toka njėpasnjėshėm! 

22. Dhe kur tė vijė Zoti yt dhe engjėjt qėndrojnė rradhė-rradhė! 

23. Dhe atė ditė sillet Xhehennemi, ditėn kur pėrkujtohet njeriu, e ē’dobi i bėn atij pėrkujtimi? 

24. Thotė: “O, i gjori unė, sikur tė isha i parapėrgatitur pėr jetėn time!” 

25. Pra, ditėn kur nuk dėnon si Ai askush. 

26. Dhe nuk do tė farkojė pranga si Ai askush. 

27. O shpirt i qetėsuar! 

28. Kthehu te Zoti yt i kėnaqur (pėr vehte) e kėnaqės (pėr Zotin)! 

29. Hyr mes robėrve tė Mi! 

30. Dhe hyr nė Xhennetin Tim!