90.Suretu El Beled 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Betohem nė kėtė qytet! 

2. E ti je qė gjendesh nė kėtė qytet! 

3. Betohem nė prindin dhe nė atė qė lind prej tij! 

4. Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė vėshtirėsi tė njėpasnjėshme. 

5. A mendon ai, se atė nuk mund ta mposhtė askush? 

6. E thotė: “Unė kam shpenzuar shumė pasuri!” 

7. A mendon ai se atė askush nuk e ka parė? 

8. A nuk i dhamė Ne atij dy sy? 

9. Edhe gjuhė e dy buzė? 

10. Dhe i sqaruam atij pėr tė dy rrugėt. 

11. E ai nuk u hodh nė pėrpjetėzen (rrugė e vėshtirė - qafėmalit). 

12. E ē’gjė tė mėsoi ty se ē’ėshtė Akabe (rruga e vėshtirė)? 

13. Ështė lirimi i njė skllavi, 

14. Ose dhėnia e ushqimit nė kohėn kur mbretėron uria: 

15. Ndonjė jetimi qė ėshtė i afėrt, 

16. Ose ndonjė tė varfėri qė e ka molisur varfėria. 

17. E pastaj tė bėhej prej atyre qė besuan, qė kėshilluan njėri-tjetrin pėr durim dhe qė kėshillluan pėr mėshirė (pėr ndihmė). 

18. Tė tillėt janė tė zotėt e anės sė djathtė. 

19. Ndėrsa ata qė nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanė tė tė majtės. 

20. Kundėr tyre ėshtė zjarri i mbyllur.