91.Suretu Esh Shems 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

1. Pasha diellin dhe dritėn e tij! 

2. Pasha hėnėn kur vjen pas tij! 

3. Pasha ditėn kur ai (dielli) e shndrit! 

4. Pasha natėn kur ajo e mbulon atė (dritėn e diellit)! 

5. Pasha qiellin dhe Atė qė e ndėrtoi atė! 

6. Pasha tokėn dhe Atė qė e shtriu atė (e sheshoi)! 

7. Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė! 

8. Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij. 

9. Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten. 

10. E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten. 

11. Themudi pėrgėnjeshtroi pėr shkak tė arrogancės sė vet. 

12. Kur mė i keqi i tyre u ngrit me tė shpejtė. 

13. e Pejgamberi atyre u pat thėnė: “Kinie kujdes devenė e All-llahut dhe ndaj pengimit tė saj qė tė pijė ujė. 

14. Ata nuk i besuan atij dhe atė (devenė) e therrėn dhe Zoti i tyre pėr shkak tė mėkatit tė tyre ua rreshtoi ndėshkimet dhe i rrafshoi, 

15. Duke mos iu frikėsuar prapavisė sė atij (ndėshkimi).