Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Al-Ahqaf Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ ﴿1﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Hâ, Mîm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ha, mim.[1]

Efendi Nahi

Hâ, Mîm.

تَنزِيلُ ٱلْكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ﴿2﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ky Libër është shpallur nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Efendi Nahi

(Kjo është) Shpallja e Librit prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm!

مَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَأَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَمَّآ أُنذِرُوا۟ مُعْرِضُونَ ﴿3﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ne i kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar. E megjithatë, mohuesit shmangen nga ajo që u është paralajmëruar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ne i krijuam qiejt, Tokën dhe çdo gjë ndërmjet tyre vetëm me urtësi dhe për një kohë të caktuar. Por, jobesimtarët shmangen nga ajo që u paralajmërohet.

Efendi Nahi

Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çka gjendet në mes tyre – me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar, por mohuesit shmagen nga ajo që u është paralajmëruar.

قُلْ أَرَءَيْتُم مَّا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِى مَاذَا خَلَقُوا۟ مِنَ ٱلْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌۭ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ ۖ ٱئْتُونِى بِكِتَٰبٍۢ مِّن قَبْلِ هَٰذَآ أَوْ أَثَٰرَةٍۢ مِّنْ عِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿4﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “A i shihni ata që i adhuroni në vend të Allahut? Më tregoni, çfarë pjese të Tokës kanë krijuar ata?! Mos vallë kanë ndonjë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni një libër të shpallur para këtij (Kuranit) ose ndonjë gjurmë tjetër të dijes (hyjnore), nëse flisni të vërtetën”!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "Më tregoni për ata që i adhuroni në vend të Allahut! Më thoni pra, çfarë kanë krijuar ata në Tokë! Apo, mos kanë hise në krijimin e qiejve? Më sillni një libër të shpallur para këtij ose ndonjë gjurmë dijeje, nëse po e thoni të vërtetën!"

Efendi Nahi

Thuaju (atyre): “Më tregoni ju për ata që i adhuroni, pos Perëndisë? Më dëftoni ju se çka kanë krijuar ata në Tokë, apo a kanë ndonjë pjesëmarrje ata në (krijimin) e qiejve? Ma sillni Librin e shpallur para këtij (Kur’anit) apo vetëm ndonjë gjurmë nga dijenia, nëse jeni të vërtetë”.

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّن يَدْعُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَن لَّا يَسْتَجِيبُ لَهُۥٓ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ وَهُمْ عَن دُعَآئِهِمْ غَٰفِلُونَ ﴿5﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kush është më i humbur se ai që, në vend të Allahut, u lutet atyre që nuk i përgjigjen deri në Ditën e Kiametit dhe janë të pavetëdijshëm për lutjet e tyre?!

Efendi Nahi

Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Perëndisë, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre.

وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُوا۟ لَهُمْ أَعْدَآءًۭ وَكَانُوا۟ بِعِبَادَتِهِمْ كَٰفِرِينَ ﴿6﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur njerëzit të ringjallen, ata (idhujt) do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.

Efendi Nahi

E, kur të ringjallen njerëzit, ata (të adhuruarit, pos Perëndisë), do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٍۢ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ هَٰذَا سِحْرٌۭ مُّبِينٌ ﴿7﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur mohuesve u lexohen shpalljet Tona të qarta, ata thonë për të Vërtetën (Kuranin) që u vjen: “Kjo është magji e qartë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që mohojnë thonë për të vërtetën, kur u vjen: "Ky (Kurani) është vetëm një magji e kulluar."

Efendi Nahi

E, kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të Vërtetën – posa të dëgjojnë: “Kjo është magji e qartë!”

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ ۖ قُلْ إِنِ ٱفْتَرَيْتُهُۥ فَلَا تَمْلِكُونَ لِى مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِ ۖ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدًۢا بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ ۖ وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ﴿8﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ose ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë (Kuranin).” Thuaju: “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më mbroni nga dënimi i Allahut. Ai i di më së miri të gjitha shpifjet tuaja për të (Kuranin). Mjafton Ai dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Apo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë ju nuk mund të më mbroni nga Allahu. Ai e di mirë çfarë flisni për Të. Mjafton Ai si dëshmitar mes meje e jush dhe Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti."

Efendi Nahi

Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaju (atyre): “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më ndihmoni asgjë nga dënimi i Perëndisë. Ai di më së miri përse zhyteni në trillime për të (Kur’anin). Mjafton Ai dëshmitar mes meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirues”.

قُلْ مَا كُنتُ بِدْعًۭا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدْرِى مَا يُفْعَلُ بِى وَلَا بِكُمْ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ﴿9﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallur dhe kam për detyrë vetëm të jap paralajmërime të qarta”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "Unë nuk jam i pari prej të dërguarve dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."

Efendi Nahi

Thuaju (atyre): “Unë nuk jam i pari profet (i ardhur në këtë Botë) dhe unë nuk di çka do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallë dhe unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن كَانَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرْتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٌۭ مِّنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسْتَكْبَرْتُمْ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿10﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “Më tregoni, se ç’do të bëhet me ju, nëse Kurani është vërtet prej Allahut e ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit[311] dëshmon për vërtetësinë e tij dhe e beson atë, kurse ju tregoheni kryelartë?!” Me të vërtetë, Allahu, nuk i udhëzon (në rrugë të drejtë) njerëzit e padrejtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "Më thoni, çka nëse ai (Kurani) është prej Allahut e ju e mohoni atë, ndërsa një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, ndërkohë që ju u treguat mendjemëdhenj?!" Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë."

Efendi Nahi

Thuaju (atyre): “Më thuani ju mua se çka do të bëhet me ju nëse Kur’ani është prej Perëndisë, e ju e mohoni, e ka dëshmuar (për të) dikush prej bijve të Israelit në shembullin e tij e besoi, kurse ju u bëtë mendjemëdhenj (nuk besuat)!” Me të vërtetë, Perëndia, nuk e udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin zullumqarë.

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَوْ كَانَ خَيْرًۭا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيْهِ ۚ وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا۟ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفْكٌۭ قَدِيمٌۭ ﴿11﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mohuesit thonë për besimtarët: “Nëse (Kurani) do të ishte ndonjë gjë e mirë, ata nuk do ta kishin besuar atë para nesh!” E përderisa ata nuk e pranojnë udhëzimin e tij, ata thonë: “Ky është një trillim i lashtë”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Jobesimtarët thonë për ata që besojnë: "Po të ishte diçka e mirë, ata nuk do të na kishin paraprirë në të." Meqë nuk u udhëzuan prej tij, ata thonë: "Ky është një trillim i vjetër."

Efendi Nahi

Dhe, mohuesit thonë për besimtarët: “Sikur të ishte ndonjë e mirë (besimi në Kur’an), ata nuk do të na kishin tejkaluar në këtë”. E, ngase ata nuk u udhëzuan me te në rrugën e drejtë, me siguri do të thonë: “Ky është trillim i lashtë”.

وَمِن قَبْلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامًۭا وَرَحْمَةًۭ ۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٌۭ مُّصَدِّقٌۭ لِّسَانًا عَرَبِيًّۭا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ وَبُشْرَىٰ لِلْمُحْسِنِينَ ﴿12﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Para Kuranit është shpallur Libri i Musait, një udhërrëfyes dhe mëshirë për gjithë njerëzimin. Ky Libër (Kurani) e vërteton atë. Ai është shpallur në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë të këqija dhe për t’u sjellë lajme të mira punëdrejtëve.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Para tij ishte Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë. Ky (Kurani) është një Libër që e vërteton atë, (i shpallur) në gjuhën arabe, për të paralajmëruar ata që bëjnë padrejtësi dhe si përgëzim për punëmbarët.

Efendi Nahi

E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udhërrëfyes dhe mëshirë. E, ky (Kur’ani), Libër vërtetues (i librave të shpallur) në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë zullum dhe për t’i sihariquar bamirësit.

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسْتَقَٰمُوا۟ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ﴿13﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, ata që thonë: "Zoti ynë është Allahu" e pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, nuk do të kenë frikë e as do të pikëllohen.

Efendi Nahi

Me siguri, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia! – dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, për ta nuk ka kurrfarë droje dhe as që do të pikëllohen.

أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿14﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që bënin.

Efendi Nahi

Ata janë banorë të xhennetit, në të do të qëndrojnë përherë, dhe ky do të t’u jetë shpërblim për atë që kanë punuar.

وَوَصَّيْنَا ٱلْإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيْهِ إِحْسَٰنًا ۖ حَمَلَتْهُ أُمُّهُۥ كُرْهًۭا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًۭا ۖ وَحَمْلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهْرًا ۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةًۭ قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِىٓ أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتَ عَلَىَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَىَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَٰلِحًۭا تَرْضَىٰهُ وَأَصْلِحْ لِى فِى ذُرِّيَّتِىٓ ۖ إِنِّى تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّى مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ ﴿15﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe, kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ti kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e bart atë me mundime dhe e lind me mundime. Barra dhe të ushqyerit me gji zgjasin tridhjetë muaj. Kur arrin pjekurinë dhe mbush dyzet vjet, thotë: "Zoti im, më frymëzo që të të falënderoj për mirësitë që m'i ke dhënë mua e prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira me të cilat je i kënaqur, si dhe bëji të mirë pasardhësit e mi! Te Ti kthehem i penduar dhe Ty të jam dorëzuar.

Efendi Nahi

Njeriut i kemi rekomanduar mirësi (sjellje të mira) ndaj prindërve të vet. Nëna e ka mbajtur me mund dhe lindur me mund atë, e mbajtja dhe të dhënit gji është tridhjetë muaj, e kur të arrijë në moshën e pjekurisë dhe t’i mbushë dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im, më nxit që të falenderohem me dhuntinë Tënd me të cilën më ke dhuruar mua dhe prindërit e mi, dhe, që të bëj vepra të mira, me të cilët Ti do të jesh i kënaqur, dhe bëni të mirë pasardhësit e mi; unë me të vërtetë, pendohem (kthehem) te Ti dhe unë jam musliman”.

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنْهُمْ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا۟ وَنَتَجَاوَزُ عَن سَيِّـَٔاتِهِمْ فِىٓ أَصْحَٰبِ ٱلْجَنَّةِ ۖ وَعْدَ ٱلصِّدْقِ ٱلَّذِى كَانُوا۟ يُوعَدُونَ ﴿16﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e tyre të këqija. Ata do të jenë banorë të Xhenetit; ky është premtimi i vërtetë që u është premtuar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këta janë ata prej të cilëve i pranojmë veprat më të mira që kanë bërë dhe ua falim të këqijat. Ata do të jenë banorë të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë që u është premtuar.

Efendi Nahi

Ata janë të atillë, prej të cilëve Ne i pranojmë veprat e mira të tyre, e i kapërcejmë veprat e tyre të këqia (nuk i dënojmë për to); ata do të jenë banorë të xhennetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është premtuar.

وَٱلَّذِى قَالَ لِوَٰلِدَيْهِ أُفٍّۢ لَّكُمَآ أَتَعِدَانِنِىٓ أَنْ أُخْرَجَ وَقَدْ خَلَتِ ٱلْقُرُونُ مِن قَبْلِى وَهُمَا يَسْتَغِيثَانِ ٱللَّهَ وَيْلَكَ ءَامِنْ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ فَيَقُولُ مَا هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿17﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mirëpo ndonjëri u thotë prindërve të vet: “Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem, ndonëse para meje kanë kaluar shumë brezni?!” Kur ata i drejtohen Allahut për ndihmë, (duke i thënë djalit): “Mjerë për ty! Beso, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë!”, ai përgjigjet: “Këto janë vetëm përrallat e popujve të lashtë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dikush u thotë prindërve të vet: "Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem, ndërkohë që kanë kaluar shumë breza para meje?" Ndërkaq, ata i kërkojnë ndihmë Allahut (duke i thënë të birit): "Mjerë ti! Beso, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë!" Por, ai thotë: "Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."

Efendi Nahi

E, ai që u ka thënë prindërve të vet: “Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem kur para meje kanë kaluar shumë gjenerata (e nuk janë ringjallë)!” – e ata (prindërit) i drejtohen Perëndisë, për ndihmë (duke i thënë pasardhësit): “Kuku për ty (nëse nuk pendohesh)! Beso, me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt! Ai (pasardhësi) përgjigjet: “Këto janë vetëm përralla të lashta!”

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْقَوْلُ فِىٓ أُمَمٍۢ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ خَٰسِرِينَ ﴿18﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Njerëz të tillë do të pësojnë fatin e kombeve të kaluara prej xhindeve dhe njerëzve, ndaj të cilëve u përmbush Fjala (e dënimit). Vërtet, ata janë përherë të humburit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këta janë ata lidhur me të cilët është përmbushur vendimi (për dënimin e tyre) siç ndodhi me popujt e xhinëve dhe njerëzve që ishin para tyre. Ata ishin vërtet të humbur.

Efendi Nahi

Ata janë prej atyre, ndaj të cilëve është plotësuar Fjala (e dënimit) mbi popujt: xhindët dhe njerëzit që kanë qenë para tyre, sepse ata, me të vërtetë, janë shkatërruar.

وَلِكُلٍّۢ دَرَجَٰتٌۭ مِّمَّا عَمِلُوا۟ ۖ وَلِيُوَفِّيَهُمْ أَعْمَٰلَهُمْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ﴿19﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, sipas asaj që kanë punuar, në mënyrë që Allahu t’i shpërblejë për veprat e tyre. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, sipas asaj që kanë punuar. Allahu do t'ua japë të plotë shpërblimin për veprat e tyre e nuk do t'u bëhet padrejtësi.

Efendi Nahi

Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, për atë që kanë punuar, për t’i shpërblyer (dhe dënuar) sipas veprave të tyre, - e nuk do t’ju bëhet atyre padrejtësi.

وَيَوْمَ يُعْرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ أَذْهَبْتُمْ طَيِّبَٰتِكُمْ فِى حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنْيَا وَٱسْتَمْتَعْتُم بِهَا فَٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ ٱلْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَبِمَا كُنتُمْ تَفْسُقُونَ ﴿20﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ditën, kur ata që kanë mohuar do të vihen para Zjarrit (do t’u thuhet): “Ju keni shfrytëzuar gjithë të mirat në jetën tuaj tokësore dhe jeni kënaqur me to, ndërsa sot do të ndëshkoheni me dënim poshtërues, sepse keni qenë arrogantë në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe nuk i jeni bindur Allahut”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ditën kur jobesimtarët do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: "Ju i shfrytëzuat të mirat tuaja në jetën e dynjasë dhe u kënaqët me to, prandaj, sot do të ndëshkoheni me dënimin poshtërues, sepse tregoheshit pa të drejtë mendjemëdhenj në Tokë dhe ishit të pabindur."

Efendi Nahi

(Kujtoju) Ditën, kur ata që kanë mohuar i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Ju keni shfrytëzuar kënaqësitë tuaja në jetën tuaj në tokë dhe jeni kënaqur me to, e sot do të ndëshkoheni me dënim të poshtëruar, ngase jeni madhështuar në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe ngase keni bërë ngatërresa”.

۞ وَٱذْكُرْ أَخَا عَادٍ إِذْ أَنذَرَ قَوْمَهُۥ بِٱلْأَحْقَافِ وَقَدْ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِۦٓ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍۢ ﴿21﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kujtoje vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, ndërsa ka pasur paralajmërues edhe para tij, edhe pas tij (kur u tha): “Adhuroni vetëm Allahun! Unë, me të vërtetë, kam frikë se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto vëllanë e adëve (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, – ndonëse edhe para tij e pas tij pati paralajmërues, – (duke thënë): "Mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut! Me të vërtetë, unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të madhe."

Efendi Nahi

Kujtoje vëllain e Adit (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, e ka pasur paralajmërues edhe para tij edhe pas tij (kur u tha atyre): “Adhuronie vetëm Perëndinë! Unë, me të vërtetë, druaj se do t’ju godet dënimi i Ditës së Madhe! –

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا لِتَأْفِكَنَا عَنْ ءَالِهَتِنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ﴿22﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata u përgjigjën: “Vallë, a ke ardhur të na largosh ne prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton dhe të shohim nëse thua të vërtetën!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata thanë: "A ke ardhur te ne për të na larguar nga zotat tanë?! Atëherë, na e sill atë me të cilën na kërcënon, nëse po e thua të vërtetën!"

Efendi Nahi

ata u përgjegjën: “Vallë, a ke ardhur të na shmangësh neve prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton, nëse thua të vërtetën!” -

قَالَ إِنَّمَا ٱلْعِلْمُ عِندَ ٱللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّآ أُرْسِلْتُ بِهِۦ وَلَٰكِنِّىٓ أَرَىٰكُمْ قَوْمًۭا تَجْهَلُونَ ﴿23﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai u tha (atyre): “Vetëm Allahu e di (se kur do të vijë dënimi). Unë kam për detyrë vetëm që t’ju përcjell mesazhin për të cilin jam dërguar, por unë po shoh se ju jeni popull i zhytur në padije”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai u tha: "Dija (për çastin e dënimit) është vetëm tek Allahu, ndërsa unë po jua përcjell atë me të cilën jam dërguar, por po e shoh që ju jeni një popull që nuk di."

Efendi Nahi

Ai u tha (atyre): “Vetëm te Perëndia është dijenia e (dënimit), e unë vetëm u lajmëroj juve me atë që jam dërguar, por unë po shoh se jeni popull i zhytur në injorancë”.

فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضًۭا مُّسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا۟ هَٰذَا عَارِضٌۭ مُّمْطِرُنَا ۚ بَلْ هُوَ مَا ٱسْتَعْجَلْتُم بِهِۦ ۖ رِيحٌۭ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿24﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe kur panë një ré që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun!” “Jo!” – u përgjigj ai – “kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që mbart një dënim të dhembshëm,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur panë një re që po vinte drejt luginave të tyre, thanë: "Kjo është një re që do të na sjellë shi!" (Hudi iu përgjigj): "Jo, por kjo është ajo që kërkuat me ngut: një stuhi që mbart një dënim të dhembshëm,

Efendi Nahi

E, kur e panë atë (rénë – dënimin) që u duk dhe që vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré na sjell shiun neve!” – (E, Hudi tha): “Jo, kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: frymë në të cilën ka dënim të dhembshëm,

تُدَمِّرُ كُلَّ شَىْءٍۭ بِأَمْرِ رَبِّهَا فَأَصْبَحُوا۟ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْقَوْمَ ٱلْمُجْرِمِينَ ﴿25﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë.” E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

që shkatërron çdo gjë me urdhrin e Zotit të vet." Në mëngjes u panë vetëm banesat e tyre. Kështu e ndëshkojmë popullin keqbërës.

Efendi Nahi

e cila, me urdhërin e Perëndisë, shkatërron çdo gjë”. E, në mëngjes u panë vetëm shtëpiat e tyre të zbrazëta; kështu Ne e ndëshkojmë popullin mëkatar.

وَلَقَدْ مَكَّنَّٰهُمْ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّٰكُمْ فِيهِ وَجَعَلْنَا لَهُمْ سَمْعًۭا وَأَبْصَٰرًۭا وَأَفْـِٔدَةًۭ فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُمْ سَمْعُهُمْ وَلَآ أَبْصَٰرُهُمْ وَلَآ أَفْـِٔدَتُهُم مِّن شَىْءٍ إِذْ كَانُوا۟ يَجْحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ﴿26﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ne i kishim bërë ata më të fuqishëm se ju[312] dhe u kishim dhënë atyre dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por as dëgjimi i tyre, as shikimi i tyre e as zemra e tyre, nuk u sollën kurrfarë dobie, sepse mohuan shpalljet e Allahut; ata i goditi ajo me të cilën talleshin.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ne u dhamë atyre fuqi që nuk ju kemi dhënë juve. Ua dhuruam edhe të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat nuk u sollën atyre kurrfarë dobie, sepse i mohuan ajetet e Allahut, prandaj ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin.

Efendi Nahi

Ne, i kemi vendosur ata në aso gjendje (të volitshme), në çfarë nuk u kemi vendosur juve (o Mekkas) dhe u kemi dhënë atyre të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen), por as të dëgjuarit e tyre, as të pamurit e tyre, as mendja e tyre, nuk u kanë sjellë kurrfarë dobie, ngase mohuan argumentet e Perëndisë, e ata i goditi ajo me të cilën talleshin.

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا مَا حَوْلَكُم مِّنَ ٱلْقُرَىٰ وَصَرَّفْنَا ٱلْءَايَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ﴿27﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Edhe më parë Ne kemi shkatërruar vendbanime rreth jush e u kemi shpjeguar atyre shpalljet Tona, që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ne kemi shkatërruar vendbanimet përreth jush dhe u kemi dërguar shenja të llojllojshme, që të mund të ktheheshin (në rrugë të drejtë).

Efendi Nahi

Me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar vendbanimet për rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, (në mënyra ta ndryshme) argumentet Tona, për t’u kthyer ata (prej mohimit).

فَلَوْلَا نَصَرَهُمُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُرْبَانًا ءَالِهَةًۢ ۖ بَلْ ضَلُّوا۟ عَنْهُمْ ۚ وَذَٰلِكَ إِفْكُهُمْ وَمَا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ ﴿28﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Përse nuk u erdhën në ndihmë atyre idhujt, që i adhuruan si zota krahas Allahut, për t’u afruar tek Ai?! Vërtet, idhujt i lanë në baltë ata[313]. Këto ishin vetëm gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre (idhujtarëve).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Përse nuk u dolën në ndihmë ata që i kishin marrë si zota krahas Allahut për t'u afruar tek Ai? Përkundrazi, ata u zhdukën prej tyre. Kjo ishte pra gënjeshtra e tyre dhe ajo që trilluan.

Efendi Nahi

E, përse ata (idhujt) nuk u ndihmuan atyre, të cilët i kanë marrë, pos Perëndisë, për afrues (ndërmjetësues) te Perëndia? Por, ata nuk ekzistuan. Këto ishin vetëm gënjeshtrat e tyre dhe ato që shpifnin.

وَإِذْ صَرَفْنَآ إِلَيْكَ نَفَرًۭا مِّنَ ٱلْجِنِّ يَسْتَمِعُونَ ٱلْقُرْءَانَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوٓا۟ أَنصِتُوا۟ ۖ فَلَمَّا قُضِىَ وَلَّوْا۟ إِلَىٰ قَوْمِهِم مُّنذِرِينَ ﴿29﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur Ne dërguam te ti një grup xhindesh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur dërguam te ti një grup xhinësh për të dëgjuar Kuranin, të cilët, kur arritën aty, thanë: "Heshtni (e dëgjoni me vëmendje)!" Kur përfundoi (leximi), u kthyen te populli i tyre për t'ua tërhequr vërejtjen,

Efendi Nahi

Dhe, (kujtoju atyre kohën) kur t’i dërguam ty disa xhindë për të dëgjuar Kur’anin. Kur morën pjesë (në të dëgjuarit e Kur’anit), ata i thanë (njëri-tjetrit): “Heshtni!” E, kur përfundoi (të lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmërues.

قَالُوا۟ يَٰقَوْمَنَآ إِنَّا سَمِعْنَا كِتَٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعْدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ يَهْدِىٓ إِلَى ٱلْحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ﴿30﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

duke thënë: "O populli ynë! Kemi dëgjuar një Libër që është shpallur pas Musait, i cili vërteton atë që ishte para tij dhe udhëzon drejt së vërtetës dhe drejt rrugës së drejtë.

Efendi Nahi

Ata thanë: “O populli ynë! Na dëgjuam Librin, të shpallur mas Musait, i cili vërteton se janë të vërteta edhe ato para tij, i cili udhëzon kah e vërteta dhe në rrugën e drejtë.

يَٰقَوْمَنَآ أَجِيبُوا۟ دَاعِىَ ٱللَّهِ وَءَامِنُوا۟ بِهِۦ يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُجِرْكُم مِّنْ عَذَابٍ أَلِيمٍۢ ﴿31﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O populli ynë, përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do t’jua falë gjynahet tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij, që Allahu t'ju falë gjynahet tuaja dhe t'ju shpëtojë prej një dënimi të dhembshëm!

Efendi Nahi

O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të Perëndisë dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.

وَمَن لَّا يُجِبْ دَاعِىَ ٱللَّهِ فَلَيْسَ بِمُعْجِزٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَيْسَ لَهُۥ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءُ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍ ﴿32﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ndërsa ata që nuk i përgjigjen thirrësit të Allahut, nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë; për ata s’ka mbrojtës tjetër, përveç Tij. Ata janë në humbje të madhe.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E, ai që s'i përgjigjet thirrjes së Allahut, nuk do të mund t'i ikë Atij në Tokë dhe, pos Allahut, nuk ka mbrojtës. Të atillët janë në humbje të qartë.

Efendi Nahi

E, ai që nuk i përgjigjet grishtarit të Perëndisë, të atillë nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë dhe për ta s’ka mbrojtës, pos Perëndisë. Ata janë në humbje të madhe.

أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَلَمْ يَعْىَ بِخَلْقِهِنَّ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحْۦِىَ ٱلْمَوْتَىٰ ۚ بَلَىٰٓ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ﴿33﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur në krijimin e tyre, ka mundësi t'i ngjallë të vdekurit?! Po, sigurisht, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

A nuk shohin ata që Perëndia – i cili krijoi qiejt dhe Tokën, i cili nuk është lodhur në krijimin e tyre – është i pushtetshëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.

وَيَوْمَ يُعْرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ أَلَيْسَ هَٰذَا بِٱلْحَقِّ ۖ قَالُوا۟ بَلَىٰ وَرَبِّنَا ۚ قَالَ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ ﴿34﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ditën, kur ata që kanë mohuar do të ballafaqohen me zjarrin (do t’u thuhet): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Ai do t’u thotë: “Atëherë, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ditën kur jobesimtarët do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: "A nuk qenka kjo e vërtetë?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë!" Ai do të thotë: "Atëherë, shijoni dënimin për shkak se mohuat!"

Efendi Nahi

(Kujtoju) Ditën kur ata që kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata, thonë: “Po, pasha Zotin tonë!” Ai do t’ju thotë (atyre): “E, pra, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!”

فَٱصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْعَزْمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسْتَعْجِل لَّهُمْ ۚ كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوٓا۟ إِلَّا سَاعَةًۭ مِّن نَّهَارٍۭ ۚ بَلَٰغٌۭ ۚ فَهَلْ يُهْلَكُ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْفَٰسِقُونَ ﴿35﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata[314]! Ditën, kur të përjetojnë atë që u është premtuar, atyre do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Kjo është shpallje e qartë. E kush do të shkatërrohet tjetër, përveç popullit të pabindur!?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pra, duro ashtu siç duruan të dërguarit e patundur dhe mos kërko përshpejtimin e dënimit për ta! Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, do t'u duket sikur të kenë qëndruar vetëm një çast të ditës. Kjo është një kumtesë. Nuk shkatërrohet askush tjetër përveç njerëzve të pabindur!

Efendi Nahi

E, ti bëhu i durueshëm (o Muhammed) ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje pejgamberët e tjerë dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! E, atë Ditë kur të përjetojnë atë që u është premtuar atyre (dënimi), do t’u duket atyre, se (në këtë botë), kanë qëndruar vetëm një çast të ditës. (Kjo është) shpallje! E, kush do të shkatërrohet tjetër, pos popullit ngatërrestar!?

Quran recitationReady
Open audio