Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Al-Ahzab Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ ٱتَّقِ ٱللَّهَ وَلَا تُطِعِ ٱلْكَٰفِرِينَ وَٱلْمُنَٰفِقِينَ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ﴿1﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët! Me të vërtetë, Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O Pejgamber! Kije frikë Allahun dhe mos iu bind jobesimtarëve e hipokritëve. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Efendi Nahi

O pejgamber! Druaje Perëndinë dhe mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm,

وَٱتَّبِعْ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا ﴿2﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Bindju asaj që të është shpallur ty nga Zoti yt, se vërtet, Allahu e di mirë se çfarë bëni!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndiq atë që të shpallet nga Zoti yt! S'ka dyshim se Allahu e di mirë çfarë veproni.

Efendi Nahi

dhe paso atë, që të është shpallur ty nga Zoti. Me të vërtetë, Perëndia e di mirë atë që punoni ju,

وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًۭا ﴿3﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mbështetu tek Allahu; Allahu të mjafton si mbrojtës!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Mbështetju Allahut, se të mjafton Allahu si Mbrojtës!

Efendi Nahi

dhe mbështetu te Perëndia, të mjafton ty mbështetja te Perëndia!

مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٍۢ مِّن قَلْبَيْنِ فِى جَوْفِهِۦ ۚ وَمَا جَعَلَ أَزْوَٰجَكُمُ ٱلَّٰٓـِٔى تُظَٰهِرُونَ مِنْهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمْ ۚ وَمَا جَعَلَ أَدْعِيَآءَكُمْ أَبْنَآءَكُمْ ۚ ذَٰلِكُمْ قَوْلُكُم بِأَفْوَٰهِكُمْ ۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلْحَقَّ وَهُوَ يَهْدِى ٱلسَّبِيلَ ﴿4﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja[254] e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu nuk ka bërë dy zemra në brendinë e asnjë burri, as i ka bërë gratë tuaja, – të cilat i shpallni të paligjshme për ju përmes dhiharit,[1] – nëna tuajat, as i ka bërë të birësuarit tuaj bij tuajt (të vërtetë). Këto janë vetëm fjalë që i shqiptoni me gojët tuaja, kurse Allahu e thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.

Efendi Nahi

Perëndia, asnjë njeriu nuk ia ka dhënë dy zemra në krahëror; Perëndia nuk ua ka bërë gratë tuaja – nëna, të cilave u thoni: “Shpina juaj është si e nënës sime”, as që ua ka bërë fëmijët e përvetësuar – bijë të vërtetë. Këto janë vetëm fjalët tuaja – prej gojës suaj (joreale), e Perëndia thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.

ٱدْعُوهُمْ لِءَابَآئِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِندَ ٱللَّهِ ۚ فَإِن لَّمْ تَعْلَمُوٓا۟ ءَابَآءَهُمْ فَإِخْوَٰنُكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمْ ۚ وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌۭ فِيمَآ أَخْطَأْتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًا ﴿5﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thirrni ata (të birësuarit) sipas emrave të baballarëve të tyre! Kjo është më e drejtë para Allahut. Por, nëse nuk i njihni baballarët e tyre, atëherë ata janë vëllezërit dhe miqtë tuaj të besimit. Nuk keni gjynah nëse gaboni, por për atë që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

Ju thërritni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë te Perëndia. E, nëse nuk e dini (emrin) e etërve të tyre, ata janë vëllezërit tuaj për kah besimi dhe mbrojtësit tuaj. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Perëndia është falës dhe mëshirues.

ٱلنَّبِىُّ أَوْلَىٰ بِٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنفُسِهِمْ ۖ وَأَزْوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمْ ۗ وَأُو۟لُوا۟ ٱلْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍۢ فِى كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفْعَلُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِكُم مَّعْرُوفًۭا ۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِى ٱلْكِتَٰبِ مَسْطُورًۭا ﴿6﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin[255], sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit[256], përveç rastit kur doni t’u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pejgamberi është më i afërt për besimtarët sesa ata për njëri-tjetrin, ndërsa gratë e tij janë si nënat e tyre. Njerëzit e gjakut, sipas Librit të Allahut, janë më të afërt për njëri-tjetrin sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët (në çështjen e trashëgimisë), por ju mund t'u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj[2]. Kjo është e shënuar në Libër.

Efendi Nahi

Pejgamberi është më mbikëqyrës për besimtarët se sa ata për vetveten, e gratë e tij – janë (si) nënat e tyre. Dhe, ata nga farefisi – janë më të afërt të njëri-tjetrit, sipas Librit të Perëndisë – se sa besimtarët tjerë dhe muhaxherët, përveç nëse doni t’u bëni ndonjë të mirë dashamirëve tuaj. Kjo është shënuar në Libër.

وَإِذْ أَخَذْنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّۦنَ مِيثَٰقَهُمْ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٍۢ وَإِبْرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ ۖ وَأَخَذْنَا مِنْهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظًۭا ﴿7﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne lidhëm me ata një besë solemne,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur Ne morëm besën nga pejgamberët dhe nga ti (o Muhamed) e nga Nuhu, Ibrahimi, Musai dhe Isai, biri i Merjemes. Ne morëm nga ata një besë të fortë,

Efendi Nahi

(Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. Ne, prej tyre kemi marrë obligimin e fortë, për

لِّيَسْـَٔلَ ٱلصَّٰدِقِينَ عَن صِدْقِهِمْ ۚ وَأَعَدَّ لِلْكَٰفِرِينَ عَذَابًا أَلِيمًۭا ﴿8﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

që Allahu të mund t’i pyesë të sinqertët për besnikërinë e tyre. Ndërsa për mohuesit Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

që t'i pyesë besnikët për besnikërinë e tyre. Ndërkaq, për jobesimtarët Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.

Efendi Nahi

t’i pyet të sinqertit për sinqeritetin e tyre; e për mohuesit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَآءَتْكُمْ جُنُودٌۭ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًۭا وَجُنُودًۭا لَّمْ تَرَوْهَا ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا ﴿9﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh),[257] e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush kur kundër jush erdhi një ushtri, por Ne dërguam kundër tyre një erë të fortë dhe ushtri që ju nuk e shihnit. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.

Efendi Nahi

O besimtarë! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë (juve) kur ju erdhi ushtria; e ne dërguam mbi ta frymë, dhe ushtrinë të cilën ju nuk e keni parë, e Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju,

إِذْ جَآءُوكُم مِّن فَوْقِكُمْ وَمِنْ أَسْفَلَ مِنكُمْ وَإِذْ زَاغَتِ ٱلْأَبْصَٰرُ وَبَلَغَتِ ٱلْقُلُوبُ ٱلْحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِٱللَّهِ ٱلظُّنُونَا۠ ﴿10﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujtoni kur ata u vërsulën drejt jush prej së larti e prej së poshtmi dhe kur sytë tuaj u shtangën e zemrat ju erdhën në fyt dhe ju vinin për Allahun lloj-lloj mendimesh.

Efendi Nahi

kur ju erdhën nga lartë dhe nga poshtë, dhe sytë tuaj përqëndroheshin kah ata (argmiku), e shpirti u kishte ardhur në fyt (prej frikës), e ju mendonit për Perëndinë lloj-lloj mendimesh, -

هُنَالِكَ ٱبْتُلِىَ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَزُلْزِلُوا۟ زِلْزَالًۭا شَدِيدًۭا ﴿11﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Aty besimtarët u sprovuan dhe u tronditën rëndë.

Efendi Nahi

atëherë, besimtarët u vunë në provë dhe qenë të tronditur nga tronditja e madhe.

وَإِذْ يَقُولُ ٱلْمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ مَّا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ إِلَّا غُرُورًۭا ﴿12﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit”!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujtoni kur hipokritët dhe ata që kishin sëmundje në zemrat e tyre thoshin: "Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan gjë tjetër veç mashtrimit!"

Efendi Nahi

(Kutjoje ti o Muhammed!) kur hipokritët dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (besim të dobët), thanë: “Nuk ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij asgjë, pos mashtrimit!”

وَإِذْ قَالَت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْهُمْ يَٰٓأَهْلَ يَثْرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمْ فَٱرْجِعُوا۟ ۚ وَيَسْتَـْٔذِنُ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمُ ٱلنَّبِىَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوْرَةٌۭ وَمَا هِىَ بِعَوْرَةٍ ۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارًۭا ﴿13﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit[258], s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur një grup prej tyre thoshin: "O banorë të Jethribit! Ju nuk mund të qëndroni këtu, andaj kthehuni!" Ndërkaq, një grup tjetër nga ata kërkonin leje nga Pejgamberi për t'u larguar, duke thënë: "Shtëpitë tona janë pa mbrojtje." Në të vërtetë, ato nuk ishin pa mbrojtje, por ata thjesht donin të iknin.

Efendi Nahi

(Dhe kujtoju atyre) kur një grup prej tyre, thanë: “O banorët e Jethribit, s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni (në shtëpiat tuaja)!” E një grup nga ata kërkuan leje prej Pejgamberit, duke thënë: “Me të vërtetë, shtëpiat tona janë të pambrojtura!” – por ato nuk kanë qenë të pambrojtura. Ata duan vetëm të ikin.

وَلَوْ دُخِلَتْ عَلَيْهِم مِّنْ أَقْطَارِهَا ثُمَّ سُئِلُوا۟ ٱلْفِتْنَةَ لَءَاتَوْهَا وَمَا تَلَبَّثُوا۟ بِهَآ إِلَّا يَسِيرًۭا ﴿14﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Sikur armiku t’i pushtonte ata nga të gjitha anët e t’u kërkonte që të bëheshin idhujtarë, ata do të bëheshin duke ngurruar fare pak.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse ata do të pushtoheshin nga anët e qytetit e më pas do t'u kërkohej t'i dorëzoheshin tundimit, ata do ta bënin atë, duke mos ngurruar, përveçse pak.

Efendi Nahi

E, sikur atyre t’u depërtonin nga anët e Jethribit e të kërkohet prej tyre që të bëhen idhujtarë, ata do të bëheshin. Por, në të, - vetëm pak do të qëndronin,

وَلَقَدْ كَانُوا۟ عَٰهَدُوا۟ ٱللَّهَ مِن قَبْلُ لَا يُوَلُّونَ ٱلْأَدْبَٰرَ ۚ وَكَانَ عَهْدُ ٱللَّهِ مَسْـُٔولًۭا ﴿15﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ndërsa më parë i qenë betuar Allahut, se nuk do të zmbrapseshin. Për këtë besëlidhje me Allahun do të përgjigjen!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkohë, ata ia kishin dhënë besën Allahut më parë se nuk do të sprapseshin e për besën e dhënë Allahut do të japin llogari.

Efendi Nahi

e ata – qysh më parë i qenë betuar Perëndisë se nuk do të zmbrapsen, - e për betim në Perëndinë do të përgjigjen!

قُل لَّن يَنفَعَكُمُ ٱلْفِرَارُ إِن فَرَرْتُم مِّنَ ٱلْمَوْتِ أَوِ ٱلْقَتْلِ وَإِذًۭا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلًۭا ﴿16﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “Nuk do t’ju bëjë dobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo vrasjes. Edhe atëherë, ju do të kënaqeni vetëm për pak kohë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaju: "Ikja s'do t'ju bëjë dobi, nëse ikni (nga frika) prej vdekjes ose vrasjes, sepse edhe atëherë ju do të kënaqeni vetëm për pak kohë."

Efendi Nahi

Thuaju: “Nuk do t’ju bëjë bobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo mbytjes. Edhe atëherë (nëse ikni), ju vetëm pak do të kënaqeni”.

قُلْ مَن ذَا ٱلَّذِى يَعْصِمُكُم مِّنَ ٱللَّهِ إِنْ أَرَادَ بِكُمْ سُوٓءًا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ رَحْمَةًۭ ۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًۭا ﴿17﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “Kush është ai, që do t’ju ruajë nga Allahu, nëse Ai dëshiron që t’ju godasë e keqja?! Kush mund ta pengojë Atë, nëse Ai do që t’ju japë mëshirë?!” Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës tjetër përveç Allahut.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaju: "Kush është ai që mund t'ju mbrojë nga Allahu, nëse Ai dëshiron t'ju dëmtojë ose ta pengojë Atë nëse Ai dëshiron t'ju mëshirojë?" Ata nuk do të mund të gjejnë për vete mbrojtës e as ndihmës, përveç Allahut.

Efendi Nahi

Thuaju: “Kush është ai që do t’ju ruajë nga Perëndia, nëse Ai don që t’ju godas e keqja, ose, nëse Ai don që t’ju japë mëshirë?” Ata, pos Perëndisë nuk do të gjejnë, - as mbrojtës as ndihmës.

۞ قَدْ يَعْلَمُ ٱللَّهُ ٱلْمُعَوِّقِينَ مِنكُمْ وَٱلْقَآئِلِينَ لِإِخْوَٰنِهِمْ هَلُمَّ إِلَيْنَا ۖ وَلَا يَأْتُونَ ٱلْبَأْسَ إِلَّا قَلِيلًا ﴿18﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu i njeh mirë ata midis jush, që pengojnë (të tjerët nga vajtja në luftë) dhe u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” Vetëm pak prej tyre vijnë në luftë,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu i njeh mirë ata nga mesi juaj që i pengojnë të tjerët (nga lufta) dhe ata që u thonë vëllezërve të tyre: "Ejani te ne!" dhe nuk vijnë në luftë, përveçse rrallë.

Efendi Nahi

Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre,

أَشِحَّةً عَلَيْكُمْ ۖ فَإِذَا جَآءَ ٱلْخَوْفُ رَأَيْتَهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ تَدُورُ أَعْيُنُهُمْ كَٱلَّذِى يُغْشَىٰ عَلَيْهِ مِنَ ٱلْمَوْتِ ۖ فَإِذَا ذَهَبَ ٱلْخَوْفُ سَلَقُوكُم بِأَلْسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى ٱلْخَيْرِ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ لَمْ يُؤْمِنُوا۟ فَأَحْبَطَ ٱللَّهُ أَعْمَٰلَهُمْ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًۭا ﴿19﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

por edhe atëherë ngurrojnë që t’ju ndihmojnë. Kur frikësohen, ata të shikojnë ty (o Muhamed) për ndihmë, duke i rrotulluar sytë sikur të ishin në agoni. Por, sapo t’u kalojë frika, ata ju sulmojnë me gjuhë të mprehtë dhe janë koprracë me ju për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Allahu i ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Allahun është lehtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata janë koprracë ndaj jush. Kur i kap frika, i sheh se si të vështrojnë duke i rrotulluar sytë sikur ai që është në agoni të vdekjes. Por, kur kalon rreziku, ata ju shpojnë me gjuhë të mprehta, të etur për plaçkë. Këta nuk kanë besuar, prandaj Allahu ua asgjësoi veprat. E, kjo për Allahun është e lehtë.

Efendi Nahi

duke u kursyer që t’ju ndihmojnë. E, kur të frikësohen, i sheh ata se si të shikojnë: i rrotullojnë sytë sikur të ishin në agoni. E, posa t’ju kalojë frika, ju shqetësojnë me gjuhë të mprehtë, e janë koprac për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Perëndia ua ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Perëndinë është lehtë.

يَحْسَبُونَ ٱلْأَحْزَابَ لَمْ يَذْهَبُوا۟ ۖ وَإِن يَأْتِ ٱلْأَحْزَابُ يَوَدُّوا۟ لَوْ أَنَّهُم بَادُونَ فِى ٱلْأَعْرَابِ يَسْـَٔلُونَ عَنْ أَنۢبَآئِكُمْ ۖ وَلَوْ كَانُوا۟ فِيكُم مَّا قَٰتَلُوٓا۟ إِلَّا قَلِيلًۭا ﴿20﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata mendonin se ende nuk kishte ikur ushtria e aleatëve e, nëse do të vinte ushtria e aleatëve, ata do të dëshironin të ishin në mesin e arabëve të shkretëtirës e të pyesin për ju. Por edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata mendonin se ushtritë nuk ishin larguar ende. Nëse ushtritë do të vinin përsëri, ata do të dëshironin sikur të ishin në mesin e beduinëve e të merrnin lajme për ju (nga larg). Edhe sikur të ishin mes jush, ata nuk do të luftonin përveçse pak.

Efendi Nahi

Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nëse do të vinte ushtria e aleatëve (edhe njëherë), ata do të dëshironin të jenë në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; e, edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.

لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِى رَسُولِ ٱللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌۭ لِّمَن كَانَ يَرْجُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْءَاخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا ﴿21﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të shkëlqyer për këdo që ka shpresë tek Allahu e Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.

Efendi Nahi

Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Perëndisë e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Perëndinë.

وَلَمَّا رَءَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلْأَحْزَابَ قَالُوا۟ هَٰذَا مَا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَصَدَقَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ ۚ وَمَا زَادَهُمْ إِلَّآ إِيمَٰنًۭا وَتَسْلِيمًۭا ﴿22﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur besimtarët i panë ushtritë, thanë: "Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë thënë të vërtetën." Kjo vetëm ua shtoi besimin e nënshtrimin.

Efendi Nahi

E, kur besimtarët e panë ushtrinë (e Kurejshit me aleatë), thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij; edhe Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, e kanë thënë të vërtetën!” E kjo (ngjarje) atyre – vetëm ua ka forcuar besimin dhe përuljen.

مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌۭ صَدَقُوا۟ مَا عَٰهَدُوا۟ ٱللَّهَ عَلَيْهِ ۖ فَمِنْهُم مَّن قَضَىٰ نَحْبَهُۥ وَمِنْهُم مَّن يَنتَظِرُ ۖ وَمَا بَدَّلُوا۟ تَبْدِيلًۭا ﴿23﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Midis besimtarëve ka të atillë që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në mesin e besimtarëve ka burra që e kanë mbajtur besën që ia kanë dhënë Allahut. Disa prej tyre e kanë përmbushur zotimin e tyre (duke vdekur në rrugën e Tij) e disa të tjerë janë ende në pritje pa ndryshuar aspak.

Efendi Nahi

Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Perëndisë, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presinatë – nuk kanë ndryshuar asgjë –

لِّيَجْزِىَ ٱللَّهُ ٱلصَّٰدِقِينَ بِصِدْقِهِمْ وَيُعَذِّبَ ٱلْمُنَٰفِقِينَ إِن شَآءَ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ﴿24﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nuk ka dyshim se Allahu do t’i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre e do t’i dënojë hipokritët, nëse do, ose do t’u pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

(Kjo ndodhi) që Allahu t'i shpërblejë besnikët për vërtetësinë e tyre dhe t'i dënojë hipokritët nëse do ose t'ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

për t’i shpërblyer Perëndia të sinqertit për sinqeritetin e tyre, e për t’i dënuar hipokritët, nëse don, ose t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.

وَرَدَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِغَيْظِهِمْ لَمْ يَنَالُوا۟ خَيْرًۭا ۚ وَكَفَى ٱللَّهُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱلْقِتَالَ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزًۭا ﴿25﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu i sprapsi jobesimtarët bashkë me mllefin e tyre, të cilët nuk përfituan kurrfarë mirësie dhe i kurseu besimtarët nga lufta. Allahu është i Fortë, i Gjithëfuqishëm.

Efendi Nahi

Perëndia i ka zmbrapsur mohuesit me hidhërimin e tyre, ngase nuk e arritën asnjë të mirë. Perëndia i kursei besimtarët nga lufta, - Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm dhe i pushtetshëm,

وَأَنزَلَ ٱلَّذِينَ ظَٰهَرُوهُم مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ مِن صَيَاصِيهِمْ وَقَذَفَ فِى قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعْبَ فَرِيقًۭا تَقْتُلُونَ وَتَأْسِرُونَ فَرِيقًۭا ﴿26﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai i nxori nga kështjellat e tyre ithtarët e Librit që ndihmuan ushtrinë e aleatëve[259] dhe mbolli frikë në zemrat e tyre, kështu që një pjesë të tyre i vratë dhe pjesën tjetër i zutë robër.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai i nxori nga kështjellat e tyre ata ithtarë të Librit që u ndihmuan (armiqve) dhe shtiu tmerrin në zemrat e tyre, kështu që një pjesë të tyre i vratë e pjesën tjetër i robëruat.

Efendi Nahi

e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup (të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob,

وَأَوْرَثَكُمْ أَرْضَهُمْ وَدِيَٰرَهُمْ وَأَمْوَٰلَهُمْ وَأَرْضًۭا لَّمْ تَطَـُٔوهَا ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرًۭا ﴿27﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai ju bëri trashëgimtarë të tokës, shtëpive dhe pasurive të tyre, si dhe të një toke që nuk e kishit shkelur më parë[260]; Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai jua la juve në trashëgim tokën, shtëpitë dhe pasurinë e tyre, por edhe një tokë që nuk e kishit shkelur më parë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

dhe ju dha trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre, dhe tokën që nuk e keni shkelur më parë; Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّأَزْوَٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيْنَ أُمَتِّعْكُنَّ وَأُسَرِّحْكُنَّ سَرَاحًۭا جَمِيلًۭا ﴿28﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t’ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t’ju lëshoj si është më mirë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O Pejgamber! Thuaju grave të tua: "Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, atëherë ejani t'ju dhuroj pasuri dhe t'ju lëshoj me mirësjellje.

Efendi Nahi

O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani (vendosni), unë do t’ju japë vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t’ju lëshoj në mënyrë të bukur (njerëzishme).

وَإِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلدَّارَ ٱلْءَاخِرَةَ فَإِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلْمُحْسِنَٰتِ مِنكُنَّ أَجْرًا عَظِيمًۭا ﴿29﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Por, nëse e dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë Allahu ka përgatitur për ato prej jush që bëjnë vepra të mira një shpërblim të madh."

Efendi Nahi

E, nëse dëshironi Perëndinë, dhe Pejgamberin e Tij, dhe botën tjetër, - e Perëndia, me të vërtetë, për ato – nga mesi juaj, që bëjnë vepra të mira, ka përgatitur shpërblim të madh”.

يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِىِّ مَن يَأْتِ مِنكُنَّ بِفَٰحِشَةٍۢ مُّبَيِّنَةٍۢ يُضَٰعَفْ لَهَا ٱلْعَذَابُ ضِعْفَيْنِ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًۭا ﴿30﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O gratë e të Dërguarit! Ato prej jush që bëjnë ndonjë turp të hapur, do të kenë ndëshkim të dyfishtë; kjo për Allahun është e lehtë.[261]

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O gratë e Pejgamberit! Nëse ndokush nga ju do të bënte ndonjë paturpësi të hapur, dënimi do t'i dyfishohej. E, kjo për Allahun është e lehtë.

Efendi Nahi

O gratë e Pejgamberit! Cilado prej jush që bënë ndonjë të keqe të hapët (si kërkesa e shkurorëzimit për fantazi të kësaj jete), asaj ndëshkimi, - do t’i dyfishohet, e kjo për Perëndinë është lehtë;

۞ وَمَن يَقْنُتْ مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتَعْمَلْ صَٰلِحًۭا نُّؤْتِهَآ أَجْرَهَا مَرَّتَيْنِ وَأَعْتَدْنَا لَهَا رِزْقًۭا كَرِيمًۭا ﴿31﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ndërsa atyre prej jush që binden ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim shpërblim të dyfishtë e u kemi përgatitur begati të mëdha.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, atyre prej jush që i binden Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'u japim shpërblim të dyfishtë dhe për to kemi përgatitur furnizim bujar.

Efendi Nahi

e ajo që i përulet Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe bënë vepra të mira, do t’i japim shpërblim të dyfishtë, e i kemi përgatitur furnizim fisnik.

يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِىِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍۢ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ ۚ إِنِ ٱتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِٱلْقَوْلِ فَيَطْمَعَ ٱلَّذِى فِى قَلْبِهِۦ مَرَضٌۭ وَقُلْنَ قَوْلًۭا مَّعْرُوفًۭا ﴿32﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, po qe se i frikësoheni Allahut, andaj mos u llastoni në të folur, që të mos lakmojë ai që ka sëmundje në zemër, por flitni fjalë të dëlira.

Efendi Nahi

O gratë e Pejgamberit! Ju, nuk jeni si gratë tjera. Nëse i druani Perëndisë, mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq); dhe, flisni në mënyrë serioze (të njerëzishme)!

وَقَرْنَ فِى بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ ٱلْجَٰهِلِيَّةِ ٱلْأُولَىٰ ۖ وَأَقِمْنَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتِينَ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِعْنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ ۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ ٱلرِّجْسَ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيرًۭا ﴿33﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes[262]! Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë[263] dhe t’ju pastrojë plotësisht.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos i shfaqni stolitë tuaja siç shfaqeshin në kohën e xhahilietit (padijes)! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij. Në të vërtetë, Allahu dëshiron vetëm që të largojë prej jush të keqen, o anëtarë të familjes (së Pejgamberit), dhe t'ju pastrojë plotësisht.

Efendi Nahi

Dhe, qëndroni në shtëpitë tuaja e mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar në kohën e lashtë (pagane), falni namazin, jepni zeqatin dhe përuljuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij! Perëndia don që t’i shmangë prej jush mëkatet o familje (e Pejgamberit), dhe t’ju pastrojë plotësisht.

وَٱذْكُرْنَ مَا يُتْلَىٰ فِى بُيُوتِكُنَّ مِنْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱلْحِكْمَةِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا ﴿34﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mbani në mendje ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej Shpalljes së Allahut dhe Urtësisë (profetike)! Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe kujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Allahut e prej Urtësisë (profetike). Njëmend, Allahu është i Butë, i Gjithëditur.

Efendi Nahi

Dhe, përmendni ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Perëndisë (Kur’anit) dhe dijenisë! Me të vërtetë, Perëndia është bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.

إِنَّ ٱلْمُسْلِمِينَ وَٱلْمُسْلِمَٰتِ وَٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَٱلْقَٰنِتِينَ وَٱلْقَٰنِتَٰتِ وَٱلصَّٰدِقِينَ وَٱلصَّٰدِقَٰتِ وَٱلصَّٰبِرِينَ وَٱلصَّٰبِرَٰتِ وَٱلْخَٰشِعِينَ وَٱلْخَٰشِعَٰتِ وَٱلْمُتَصَدِّقِينَ وَٱلْمُتَصَدِّقَٰتِ وَٱلصَّٰٓئِمِينَ وَٱلصَّٰٓئِمَٰتِ وَٱلْحَٰفِظِينَ فُرُوجَهُمْ وَٱلْحَٰفِظَٰتِ وَٱلذَّٰكِرِينَ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا وَٱلذَّٰكِرَٰتِ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُم مَّغْفِرَةًۭ وَأَجْرًا عَظِيمًۭا ﴿35﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Me të vërtetë që për myslimanët dhe myslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk ka dyshim që për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të përkushtuarit dhe të përkushtuarat, besnikët dhe besniket, durimtarët dhe durimtaret, të përulurit dhe të përulurat, bamirësit dhe bamirëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përmendësit e Allahut në vazhdimësi dhe përmendëset e Allahut në vazhdimësi Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, muslimanëve dhe muslimaneve, dhe besimtarëve dhe besimtareve, dhe të dëgjueshmëve dhe të dëshuteshmeve, dhe të sinqertëve dhe të sinqertave, dhe të durueshmëve dhe të durueshmeve, dhe të përulurëve dhe të përulurave, dhe atyre që japin lëmoshë dhe ato që japin lëmoshë, dhe atyre që agjërojnë dhe ato që agjërojnë, dhe ata që i ruajnë organet e tyre gjenitale, dhe ato që i ruajnë (organet e tyre gjenitale), dhe të cilët e përmendin shpesh Perëndinë, dhe të cilat e përmendin (Perëndinë), - me të vërtetë, për të gjithë këta, Perëndia ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍۢ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَٰلًۭا مُّبِينًۭا ﴿36﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk i takon asnjë besimtari e besimtareje që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij gjykojnë për ndonjë çështje, ata të kenë të drejtë zgjedhjeje në çështjen e tyre. Kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ka rënë në një humbje të qartë.

Efendi Nahi

Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Perëndia dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.

وَإِذْ تَقُولُ لِلَّذِىٓ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ وَأَنْعَمْتَ عَلَيْهِ أَمْسِكْ عَلَيْكَ زَوْجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخْفِى فِى نَفْسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبْدِيهِ وَتَخْشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَىٰهُ ۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيْدٌۭ مِّنْهَا وَطَرًۭا زَوَّجْنَٰكَهَا لِكَىْ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ حَرَجٌۭ فِىٓ أَزْوَٰجِ أَدْعِيَآئِهِمْ إِذَا قَضَوْا۟ مِنْهُنَّ وَطَرًۭا ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ مَفْعُولًۭا ﴿37﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ti (o Muhamed) i the atij,[264] që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh[265] dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t’i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur i thoshe atij që Allahu i kishte dhuruar mirësi e edhe ti i kishe bërë mirë (duke e liruar): "Mbaje gruan tënde dhe kije frikë Allahun!" Ndërkohë që ti fshihje në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në pah dhe u frikësoheshe njerëzve, kur më e drejtë është t'i frikësoheshe Allahut. Ndërkaq, kur Zejdi e lëshoi atë, Ne ta dhamë ty për grua, në mënyrë që të mos u vijë rëndë besimtarëve të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata të jenë shkurorëzuar nga ato. E, urdhri i Allahut medoemos do të jetësohet.

Efendi Nahi

(Kujtoje ti o Muhammed!) kur i ke thënë atij të cilit Perëndia i ka bërë mirësi dhe të cilit ti i ke bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe druaji Perëndisë!” E, ti po e fsheh në vetvete, atë që Perëndia do ta qetë në shesh, dhe ti po u druan njerëzve (nga thashethemet), e më e drejtë është t’i druash Perëndisë (vetëm Atij). E, pasi që Zejdi e plotësoi dëshirën e vet (martesën dhe ndarjen), Na, atë ta kurorëzuam ty, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë më – që të martohen me gratë e djemve të përvetësuar të tyre, pasi që ata e plotësuan dëshirën ndaj tyre. E, urdhëri i Perëndisë është i përmbarueshëm.

مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِىِّ مِنْ حَرَجٍۢ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥ ۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِى ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلُ ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ قَدَرًۭا مَّقْدُورًا ﴿38﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

S’ka kurrfarë fajësimi për Profetin, kur bën atë që i ka urdhëruar Allahu. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata (profetë) që kanë qenë më parë, - urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë -,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk ka asnjë faj për Pejgamberin kur bën atë që ia ka lejuar Allahu. Ky është ligji i Allahut edhe për ata (pejgamberët) që ishin më parë, – urdhri i Allahut është vendim i detyrueshëm, –

Efendi Nahi

S’ka kurrfarë ngushtese për Pejgamberin për atë që i ka caktuar Perëndia. E tillë ka qenë dispozita e Perëndisë edhe për ata (pejgamberë) që kanë qenë më parë, e urdhëri i Perëndisë është dispozitë definitive –

ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَٰلَٰتِ ٱللَّهِ وَيَخْشَوْنَهُۥ وَلَا يَخْشَوْنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَ ۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبًۭا ﴿39﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

e të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

ata të cilët kumtojnë shpalljet e Allahut dhe ia kanë drojën Atij e nuk i frikësohen askujt përveç Allahut. Allahu mjafton si Llogaritës.

Efendi Nahi

për ata (pejgamberë) që i kanë sjellur shpalljet e Perëndisë dhe ë i kanë druajt Atij, dhe që nuk janë frikësuar prej askujt, pos Perëndisë. E, mjafton që të japësh llogari te Perëndia!

مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٍۢ مِّن رِّجَالِكُمْ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّۦنَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًۭا ﴿40﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj[266], por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave nga mesi juaj, por është i Dërguari i Allahut dhe pejgamberi i fundit. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

Muhammedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është Pejgamber i Perëndisë dhe vula e pejgamberëve, e Perëndia është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ ذِكْرًۭا كَثِيرًۭا ﴿41﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ju që besoni, përmendeni Allahun shumë

Efendi Nahi

O besimtarë, përmendni shpesh Perëndinë,

وَسَبِّحُوهُ بُكْرَةًۭ وَأَصِيلًا ﴿42﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

dhe lartësojeni Atë mëngjes e mbrëmje!

Efendi Nahi

dhe lavdëroni Ate në mëngjes dhe në mbrëmje!

هُوَ ٱلَّذِى يُصَلِّى عَلَيْكُمْ وَمَلَٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخْرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ ۚ وَكَانَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ رَحِيمًۭا ﴿43﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Është Ai që ju bekon dhe melekët e Tij luten për ju, që Ai t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Ai është Mëshirëplotë ndaj besimtarëve.

Efendi Nahi

Ai është që ju mëshiron, e – edhe engjëjt e Tij (luten për ju) që t’ju nxjerrin nga errësira në dritë, - Ai është mëshirues ndaj besimtarëve.

تَحِيَّتُهُمْ يَوْمَ يَلْقَوْنَهُۥ سَلَٰمٌۭ ۚ وَأَعَدَّ لَهُمْ أَجْرًۭا كَرِيمًۭا ﴿44﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Përshëndetja e tyre ditën kur do ta takojnë Atë do të jetë "Selam (paqe)" dhe Ai ka përgatitur për ta shpërblim bujar.

Efendi Nahi

Përshëndetja e tyre kur të takohen me Te, është “Selam! (jeni të shpëtuar prej çdo të lige)”. Dhe, Ai, u ka përgatitur tyre shpërblim të mrekullueshëm.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِنَّآ أَرْسَلْنَٰكَ شَٰهِدًۭا وَمُبَشِّرًۭا وَنَذِيرًۭا ﴿45﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O Pejgamber! Ne të dërguam ty si dëshmitar, përgëzues e paralajmërues

Efendi Nahi

O Pejgamber, Na të kemi dërguar si dëshmitar, dhe si sihariques dhe si paralajmërues;

وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذْنِهِۦ وَسِرَاجًۭا مُّنِيرًۭا ﴿46﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

dhe si thirrës në rrugën e Allahut me lejen e Tij dhe si pishtar ndriçues.

Efendi Nahi

dhe thirrës (në rrugën e drejtë) te Perëndia – me urdhërin e Tij dhe që të jeshë kandil ndriçues.

وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضْلًۭا كَبِيرًۭا ﴿47﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Përgëzoji besimtarët se ata do të kenë mirësi të madhe nga Allahu!

Efendi Nahi

Dhe, sihariqoji muslimanët, për të cilët Perëndia ka dhunti të madhe,

وَلَا تُطِعِ ٱلْكَٰفِرِينَ وَٱلْمُنَٰفِقِينَ وَدَعْ أَذَىٰهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًۭا ﴿48﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu mjafton për mbrojtës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe mos iu bind jobesimtarëve e hipokritëve! Lëri fyerjet e tyre dhe mbështetju Allahut. Allahu mjafton si Mbrojtës.

Efendi Nahi

mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu te Perëndia, e Perëndia të mjafton (ty) për mbrojtës.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا نَكَحْتُمُ ٱلْمُؤْمِنَٰتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍۢ تَعْتَدُّونَهَا ۖ فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحًۭا جَمِيلًۭا ﴿49﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Kur të martoheni me besimtare e pastaj t'i ndani para se të keni marrëdhënie me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ato përmbushjen e ndonjë afati të pritjes. Mirëpo, jepuni atyre diçka nga pasuria dhe lëshojini me njerëzi!

Efendi Nahi

O besimtarë, kur të kurorëzoheni me besimtare, e i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie bashkëshortore, ato nuk janë të obliguara ta presin afatin kohor që ju e numroni, por dhuroni ato dhe i lëshoni në mënyrë të mirë (njerëzore).

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِنَّآ أَحْلَلْنَا لَكَ أَزْوَٰجَكَ ٱلَّٰتِىٓ ءَاتَيْتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّٰتِى هَاجَرْنَ مَعَكَ وَٱمْرَأَةًۭ مُّؤْمِنَةً إِن وَهَبَتْ نَفْسَهَا لِلنَّبِىِّ إِنْ أَرَادَ ٱلنَّبِىُّ أَن يَسْتَنكِحَهَا خَالِصَةًۭ لَّكَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۗ قَدْ عَلِمْنَا مَا فَرَضْنَا عَلَيْهِمْ فِىٓ أَزْوَٰجِهِمْ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُهُمْ لِكَيْلَا يَكُونَ عَلَيْكَ حَرَجٌۭ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ﴿50﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.[267]

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O Pejgamber! Ne t'i lejuam ty (për martesë) gratë të cilave ua ke dhënë mehrin[3], robëreshat që t'i ka dhënë Allahu si pre e luftës, vajzat e axhës, vajzat e hallës, vajzat e dajës, vajzat e tezes, të cilat mërguan bashkë me ty, si dhe atë grua besimtare që ia dhuron veten Pejgamberit, nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të. Kjo (e fundit) është vetëm për ty, e jo për besimtarët e tjerë. Ne e dimë mirë çfarë u kemi caktuar atyre lidhur me gratë e tyre dhe me ato që janë në pronësinë e tyre, në mënyrë që ty të të mos vijë rëndë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

O Pejgamber, Na të kemi lejuar ty që gratë tuaja të jenë ato të cilave u ke dhënë dhurtat e kurorëzimit, dhe ato që i ke në pushtetin tënd (skllavet), të cilat t’i ka dhënë ty Perëndia (si kompensim të luftës), dhe vajzat e axhës tënd, dhe vajzat e hallës tënde, dhe vajzat e dajës tënd, dhe vajzat e tezës tënde, të cilat emigruan bashkë me ty, dhe gruan – besimtare, nëse ajo e dhuron veten për pejgamberin – e nëse pejgamberi don të martohet me te; (kjo e fundit është) vetëm për ty. Na, gjithsesi, dimë çka u kemi caktuar atyre (muslimanëve) për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë brengosje e ngushtesë. – E, Perëndia është falës dhe mëshirues.

۞ تُرْجِى مَن تَشَآءُ مِنْهُنَّ وَتُـْٔوِىٓ إِلَيْكَ مَن تَشَآءُ ۖ وَمَنِ ٱبْتَغَيْتَ مِمَّنْ عَزَلْتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكَ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعْيُنُهُنَّ وَلَا يَحْزَنَّ وَيَرْضَيْنَ بِمَآ ءَاتَيْتَهُنَّ كُلُّهُنَّ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِى قُلُوبِكُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمًۭا ﴿51﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ti mund ta largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë. Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ti mund të largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash dhe nuk ka gjynah për ty nëse kërkon ta rikthesh atë që e ke larguar. Kjo është më mirë, në mënyrë që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura, që të gjitha, me atë që u jep atyre. Allahu e di çfarë ka në zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.

Efendi Nahi

Ti mund ta shmangësh kë të duash nga ato e ta ofrosh kë të duash, e nuk është mëkat për ty t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë (grave) – të gjithave, e Perëndia di ç’ka në zemrat tuaja; Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i butë.

لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعْدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنْ أَزْوَٰجٍۢ وَلَوْ أَعْجَبَكَ حُسْنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ رَّقِيبًۭا ﴿52﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këtej e tutje nuk të lejohen më gra të tjera, as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, edhe sikur të të magjepsë bukuria e tyre, përveç skllaveve. Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Tash e tutje, nuk të lejohen më gra të tjera, as që të zëvendësosh ato me gra të tjera, edhe nëse të mahnit bukuria e tyre, me përjashtim të atyre që i ke në pronësinë tënde. Allahu është Mbikëqyrës i çdo gjëje.

Efendi Nahi

Prej tash – nuk të lejohen gratë (që t’i marrësh për bashkëshorte), as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, e sikur madje edhe të të magjeps bukuria e tyre, pos skllaveve. E, Perëndia është mbikëqyrës për çdo gjë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَدْخُلُوا۟ بُيُوتَ ٱلنَّبِىِّ إِلَّآ أَن يُؤْذَنَ لَكُمْ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيْرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنْ إِذَا دُعِيتُمْ فَٱدْخُلُوا۟ فَإِذَا طَعِمْتُمْ فَٱنتَشِرُوا۟ وَلَا مُسْتَـْٔنِسِينَ لِحَدِيثٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ يُؤْذِى ٱلنَّبِىَّ فَيَسْتَحْىِۦ مِنكُمْ ۖ وَٱللَّهُ لَا يَسْتَحْىِۦ مِنَ ٱلْحَقِّ ۚ وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَٰعًۭا فَسْـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٍۢ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ ۚ وَمَا كَانَ لَكُمْ أَن تُؤْذُوا۟ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓا۟ أَزْوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦٓ أَبَدًا ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا ﴿53﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t’ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t’jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t’jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre. Juve nuk ju lejohet që ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as që të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Kjo është vërtet gjynah i madh para Allahut.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ju që besoni! Mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit, përveç nëse ftoheni për të ngrënë ushqim, mirëpo jo që të prisni përgatitjen e tij. Por, kur të thirreni, hyni, e, kur të keni ngrënë, shpërndahuni pa e zgjatur me biseda. Kjo gjë e shqetësonte Pejgamberin, por ai turpërohej nga ju, mirëpo Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Nëse ju u kërkoni diçka grave të tij, kërkojuani mbrapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre. Nuk është e lejuar për ju që të shqetësoni të Dërguarin e Allahut e as të martoheni me gratë e tij pas (vdekjes së) tij. Nuk ka dyshim se ky është gjynah i madh para Allahut.

Efendi Nahi

O besimtarë, mos hyni në dhomat e Pejgamberit, përveç nëse u lejohet juve për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit); vetëm kur t’ju thërrasin, atëherë hyni dhe pasi të hani, shpërndahuni pa biseduar me njëri-tjetrin. Kjo (ndalja), me të vërtetë, e shqetësonte Pejgamberin, e ai turpërohej (që t’jua thotë këtë); e Perëndia nuk turpërohet që t’ju thotë të vërtetën. E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve. Juve nuk u lejohet që ta shqetësoni Pejgamberin e Perëndisë, as që t’i kurorëzoni gratë e tij – kurrë pas tij. Kjo, me të vërtetë, te Perëndia është mëkat i madh.

إِن تُبْدُوا۟ شَيْـًٔا أَوْ تُخْفُوهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًۭا ﴿54﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Çfarëdo që të shfaqni apo të fshihni, (dijeni se) Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse ju shfaqni diçka ose e fshihni atë, ta dini se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

Në qoftë se e shfaqni apo e fshehni një gjë, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

لَّا جُنَاحَ عَلَيْهِنَّ فِىٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبْنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخْوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبْنَآءِ إِخْوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبْنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُهُنَّ ۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدًا ﴿55﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nuk është gjynah për ato,[268] nëse dalin të pambuluara para etërve të tyre, djemve të tyre, vëllezërve dhe djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre e grave të tyre, si dhe para skllaveve që janë nën pushtetin e tyre. Frikësojuni Allahut, se, me të vërtetë, Allahu është dëshmitar për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk ka gjynah për to të dalin pa mbulesë para baballarëve të tyre, bijve të tyre, vëllezërve të tyre, bijve të vëllezërve të tyre, bijve të motrave të tyre, si dhe para grave (muslimane) e robëreshave që i kanë në pronësi. Kijeni frikë Allahun (o gra besimtare), se, me të vërtetë, Allahu është Dëshmitar për çdo gjë!

Efendi Nahi

Nuk është mëkat për ato (nëse nuk mbulohen) prej etërve të tyre, dhe djemve të tyre dhe vëllezërve të tyre, dhe djemëve të vëllezërve të tyre, dhe djemëve të motrave të tyre, dhe grave të tyre dhe atyre që janë nën pushtetin e tyre. Druani Perëndisë, se, me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë.

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىِّ ۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ صَلُّوا۟ عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا۟ تَسْلِيمًا ﴿56﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Vërtet, Allahu e bekon Pejgamberin dhe melekët e Tij luten për të. Andaj, o ju që besoni, lavdërojeni atë dhe përshëndeteni me selam!

Efendi Nahi

Me të vërtetë, Perëndia e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”!

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا ﴿57﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Pa dyshim, ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i mallkon Allahu në këtë botë dhe në tjetrën. Ai ka përgatitur për ta ndëshkim poshtërues.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij janë të mallkuar nga Allahu në këtë botë e në botën tjetër dhe Ai ka përgatitur për ta një dënim poshtërues.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, ata që e ofendojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, Perëndia i mallkon (edhe) në këtë botë edhe në tjetrën, dhe për ta ka përgatitur ndëshkim poshtërues.

وَٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ بِغَيْرِ مَا ٱكْتَسَبُوا۟ فَقَدِ ٱحْتَمَلُوا۟ بُهْتَٰنًۭا وَإِثْمًۭا مُّبِينًۭا ﴿58﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, ata që i lëndojnë besimtarët e besimtaret për diçka që nuk e kanë bërë, janë ngarkuar me shpifje dhe gjynah të qartë.

Efendi Nahi

E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّأَزْوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَٰبِيبِهِنَّ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ﴿59﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O Pejgamber, thuaju grave e bijave të tua dhe grave të besimtarëve që t'i lëshojnë mbulesat mbi trupat e tyre. Kështu është më afër që ato të njihen (si gra të dëlira) e të mos ngacmohen. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

O Pejgamber, thuaju grave tuaja dhe vajzave tuaja dhe grave të muslimanëve, që ta veshin pelerinën e vet. Kështu është më së lehti që të njihen ato (që janë të ndershme) për të mos u ngacmuar. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.

۞ لَّئِن لَّمْ يَنتَهِ ٱلْمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ وَٱلْمُرْجِفُونَ فِى ٱلْمَدِينَةِ لَنُغْرِيَنَّكَ بِهِمْ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلًۭا ﴿60﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medinë, Ne me siguri, ty do të të japim pushtet mbi ta dhe ditët e tyre në Medinë do të jenë të numëruara.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, si dhe ata që përhapin lajme të rreme në Medinë, nuk heqin dorë, Ne patjetër do të të japim pushtet mbi ta e atëherë ata nuk do të mbesin me ty në qytet përveçse për pak kohë.

Efendi Nahi

Nëse nuk frenohen hipokritët dhe ata – në zemrat e të cilëve ka sëmurje dhe ata që përhapin lajme të rrejshme në Medine, Na – me siguri, ty do të të japim pushtet – mbi ta, pastaj ata, pak kohë do të jetojnë si fqinj me ty në Medine –

مَّلْعُونِينَ ۖ أَيْنَمَا ثُقِفُوٓا۟ أُخِذُوا۟ وَقُتِّلُوا۟ تَقْتِيلًۭا ﴿61﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata janë të mallkuar kudo që të gjenden dhe do të kapen e do të vriten pa mëshirë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata janë të mallkuar, kudo që gjenden, do të kapen e do të vriten keqas.

Efendi Nahi

duke qenë të mallkuar! Kudo që të gjenden, do të kapen dhe mbyten krejtësisht,

سُنَّةَ ٱللَّهِ فِى ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلُ ۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبْدِيلًۭا ﴿62﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ky është ligji i Allahut edhe për ata që ishin më parë e ti nuk mund të gjesh ndryshim në ligjin e Allahut.

Efendi Nahi

(kjo është) dispozitë e Perëndisë tek ata që kanë qenë më parë! E ti, kurrsesi – nuk do të gjesh ndryshim në dispozitën e Perëndisë.

يَسْـَٔلُكَ ٱلنَّاسُ عَنِ ٱلسَّاعَةِ ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ ٱللَّهِ ۚ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا ﴿63﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Njerëzit të pyesin për Orën (Kiametin), thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi atë”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund të jetë afër?!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Njerëzit të pyesin ty për çastin e Kiametit. Thuaju: "Dija për të është vetëm tek Allahu." E, ku e di ti, mbase Kiameti është afër?!

Efendi Nahi

Njerëzit do të të pyesin për Çastin (Kijametin), thuaju: “Dijenia për te ëshë vetëm te Perëndia”. E, kush mund të të tregojë ty, - se Kijameti mund të jetë afër?!

إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلْكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمْ سَعِيرًا ﴿64﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vërtet, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ta një Zjarr flakërues,

Efendi Nahi

Me të vërtetë, Perëndia i ka mallkuar mohuesit dhe për ta ka përgatitur zjarr (të flakëruar),

خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًۭا ﴿65﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ata nuk do të gjejnë asnjë mbrojtës e as ndihmës.

Efendi Nahi

në të cilin ata do të qëndrojnë përherë, përgjithmonë, nuk do të gjejnë as mbrojtës as ndihmës.

يَوْمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمْ فِى ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيْتَنَآ أَطَعْنَا ٱللَّهَ وَأَطَعْنَا ٱلرَّسُولَا۠ ﴿66﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në Zjarr, ata do të thonë: "Ah të mjerët ne, sikur t'i ishim bindur Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit!"

Efendi Nahi

Në Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’ju kishim përulur Perëndisë dhe ta kishim dëgjuar Pejgamberin!”

وَقَالُوا۟ رَبَّنَآ إِنَّآ أَطَعْنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَآءَنَا فَأَضَلُّونَا ٱلسَّبِيلَا۠ ﴿67﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe do të thonë: "Zoti ynë, ne iu bindëm prijësve tanë dhe të mëdhenjve tanë, kështu që ata na shmangën nga rruga e drejtë.

Efendi Nahi

Dhe, do të thonë: “O Zoti ynë, na e kemi dëgjuar parinë tonë dhe eprorët tanë, por ata na shmangen prej rrugës së drjtë.

رَبَّنَآ ءَاتِهِمْ ضِعْفَيْنِ مِنَ ٱلْعَذَابِ وَٱلْعَنْهُمْ لَعْنًۭا كَبِيرًۭا ﴿68﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Zoti ynë, atyre jepu dënim të dyfishtë dhe mallkim të madh!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti ynë, jepu atyre një dënim të dyfishtë dhe mallkoji me një mallkim të madh!"

Efendi Nahi

O Zoti ynë, atyre jepju dënim të dyfishtë dhe ata mallkoji me mallim të madh!”

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ ءَاذَوْا۟ مُوسَىٰ فَبَرَّأَهُ ٱللَّهُ مِمَّا قَالُوا۟ ۚ وَكَانَ عِندَ ٱللَّهِ وَجِيهًۭا ﴿69﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ju që besuat, mos u bëni si ata që e fyen Musain, ndërkohë që Allahu e pastroi atë nga ajo që thanë dhe ai ishte i nderuar tek Allahu.

Efendi Nahi

O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain, e Perëndia e pastroi ate nga fjalët që thonin ata, dhe ai te Perëndia ishte i graduar.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَقُولُوا۟ قَوْلًۭا سَدِيدًۭا ﴿70﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ju që besuat! Frikësojuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta,

Efendi Nahi

O besimtarë, druajuni Perëndisë dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë,

يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَٰلَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا ﴿71﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

që Ai t'jua mundësojë të bëni vepra të mira dhe do t'ju falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pa dyshim, do të arrijë një fitore madhështore.

Efendi Nahi

që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh.

إِنَّا عَرَضْنَا ٱلْأَمَانَةَ عَلَى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱلْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَن يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا ٱلْإِنسَٰنُ ۖ إِنَّهُۥ كَانَ ظَلُومًۭا جَهُولًۭا ﴿72﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ne ua ofruam përgjegjësinë[269] qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan prej saj, por e pranoi njeriu. Ai qe njëmend i padrejtë (ndaj vetvetes) dhe i paditur (për pasojat).

Efendi Nahi

Na u kemi ofruar amanetin qiejve, Tokës dhe maleve, ato ngurruan ta bartin atë dhe u frikësuan ta pranojnë atë, por, njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu është zullumqarë (për vete) dhe i padijshëm (për fundin – epilogun e amanetit), -

لِّيُعَذِّبَ ٱللَّهُ ٱلْمُنَٰفِقِينَ وَٱلْمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلْمُشْرِكِينَ وَٱلْمُشْرِكَٰتِ وَيَتُوبَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۢا ﴿73﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Si pasojë, Allahu do t’i dënojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, ndërsa do t’ua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Vërtet Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu do t'i dënojë hipokritët e hipokritet dhe idhujtarët e idhujtaret, ndërkaq do t'ua pranojë pendimin besimtarëve e besimtareve, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

për t’i dënuar Perëndia: hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’jua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues.

Quran recitationReady
Open audio