Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Al-Anbiya Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِى غَفْلَةٍۢ مُّعْرِضُونَ ﴿1﴾

Feti Mehdiu

Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh.

مَا يَأْتِيهِم مِّن ذِكْرٍۢ مِّن رَّبِّهِم مُّحْدَثٍ إِلَّا ٱسْتَمَعُوهُ وَهُمْ يَلْعَبُونَ ﴿2﴾

Feti Mehdiu

Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar.

لَاهِيَةًۭ قُلُوبُهُمْ ۗ وَأَسَرُّوا۟ ٱلنَّجْوَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ هَلْ هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُكُمْ ۖ أَفَتَأْتُونَ ٱلسِّحْرَ وَأَنتُمْ تُبْصِرُونَ ﴿3﴾

Feti Mehdiu

Me zemrat e tyre të llastuara (shashtisura). Ata që kanë bërë krime përshpërisin: A mos është ky diçka tjetër përveç se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjitë, e ju vetë i shihni?

قَالَ رَبِّى يَعْلَمُ ٱلْقَوْلَ فِى ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ﴿4﴾

Feti Mehdiu

“Zoti im e di – tha ai – se çka po flitet në qiej dhe në tokë; Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”,

بَلْ قَالُوٓا۟ أَضْغَٰثُ أَحْلَٰمٍۭ بَلِ ٱفْتَرَىٰهُ بَلْ هُوَ شَاعِرٌۭ فَلْيَأْتِنَا بِـَٔايَةٍۢ كَمَآ أُرْسِلَ ٱلْأَوَّلُونَ ﴿5﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata thonë: “Ato janë vetëm marri që i trillon ai; ai është poet; le të na sjellë ndonjë mrekulli si profetët e mëparshëm”!

مَآ ءَامَنَتْ قَبْلَهُم مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَٰهَآ ۖ أَفَهُمْ يُؤْمِنُونَ ﴿6﴾

Feti Mehdiu

Nuk pat besuar asnjë qytet, të cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojnë ata a?

وَمَآ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ إِلَّا رِجَالًۭا نُّوحِىٓ إِلَيْهِمْ ۖ فَسْـَٔلُوٓا۟ أَهْلَ ٱلذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ﴿7﴾

Feti Mehdiu

Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz të cilëve u kemi shpallur revelatën, pa pyetni njerëzit e dijshëm nëse ju nuk dini!

وَمَا جَعَلْنَٰهُمْ جَسَدًۭا لَّا يَأْكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَمَا كَانُوا۟ خَٰلِدِينَ ﴿8﴾

Feti Mehdiu

Ne nuk i kemi krijuar si qenie që nuk hanë ushqim, as që kanë qenë të pavdekshëm.

ثُمَّ صَدَقْنَٰهُمُ ٱلْوَعْدَ فَأَنجَيْنَٰهُمْ وَمَن نَّشَآءُ وَأَهْلَكْنَا ٱلْمُسْرِفِينَ ﴿9﴾

Feti Mehdiu

Pastaj ua kemi plotësuar premtimin dhe ata me gjithë të tjerët të cilët kemi dëshiruar, i kemi shpëtuar, kurse ata që nuk dëgjuan i shfarosëm.

لَقَدْ أَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ كِتَٰبًۭا فِيهِ ذِكْرُكُمْ ۖ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿10﴾

Feti Mehdiu

Ne ju kemi shpallur një Libër në të cilin është qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen.

وَكَمْ قَصَمْنَا مِن قَرْيَةٍۢ كَانَتْ ظَالِمَةًۭ وَأَنشَأْنَا بَعْدَهَا قَوْمًا ءَاخَرِينَ ﴿11﴾

Feti Mehdiu

Po sa shumë qytete kanë qenë kriminele i kemi rrënuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjetër.

فَلَمَّآ أَحَسُّوا۟ بَأْسَنَآ إِذَا هُم مِّنْهَا يَرْكُضُونَ ﴿12﴾

Feti Mehdiu

Dhe sa po e përjetoni forcën tonë iknin kah këmbët sytë.

لَا تَرْكُضُوا۟ وَٱرْجِعُوٓا۟ إِلَىٰ مَآ أُتْرِفْتُمْ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْـَٔلُونَ ﴿13﴾

Feti Mehdiu

“Mos ikni, por kthehuni në shtëpitë tuaja dhe në atë që u është dhënë ta gëzoni, mbase do të pyeteni”.

قَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ﴿14﴾

Feti Mehdiu

“Të mjerët ne, - do të thonë ata – ne me të vërtetë kemi qenë kriminelë”!

فَمَا زَالَت تِّلْكَ دَعْوَىٰهُمْ حَتَّىٰ جَعَلْنَٰهُمْ حَصِيدًا خَٰمِدِينَ ﴿15﴾

Feti Mehdiu

Dhe ashtu do të vazhdojë lutja e tyre deri sa të mos i bëjmë sikur gruri i korrur;

وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَٰعِبِينَ ﴿16﴾

Feti Mehdiu

Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe tokën, dhe çka ka ndërmjet tyre, për të luajtur.

لَوْ أَرَدْنَآ أَن نَّتَّخِذَ لَهْوًۭا لَّٱتَّخَذْنَٰهُ مِن لَّدُنَّآ إِن كُنَّا فَٰعِلِينَ ﴿17﴾

Feti Mehdiu

Të kishim dashur të zbavitemi, do të zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam kështu.

بَلْ نَقْذِفُ بِٱلْحَقِّ عَلَى ٱلْبَٰطِلِ فَيَدْمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌۭ ۚ وَلَكُمُ ٱلْوَيْلُ مِمَّا تَصِفُونَ ﴿18﴾

Feti Mehdiu

Por me fakte të vërteta e demantojmë rrenën, e vërteta e mbytë atë dhe gënjeshtra zhduket; ndaj të mjerët ju nga ajo që po e shfaqni (përshkruani).

وَلَهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَمَنْ عِندَهُۥ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِۦ وَلَا يَسْتَحْسِرُونَ ﴿19﴾

Feti Mehdiu

Të Atij janë kush është në qiej dhe në tokë! Por ata që janë te ai nuk ngurrojnë të adhurojnë, dhe nuk lodhen,

يُسَبِّحُونَ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ لَا يَفْتُرُونَ ﴿20﴾

Feti Mehdiu

E falënderojnë natë e ditë, pa u dobësuar.

أَمِ ٱتَّخَذُوٓا۟ ءَالِهَةًۭ مِّنَ ٱلْأَرْضِ هُمْ يُنشِرُونَ ﴿21﴾

Feti Mehdiu

A i marrin për Zot idhujt që ata i bëjnë prej dheut?

لَوْ كَانَ فِيهِمَآ ءَالِهَةٌ إِلَّا ٱللَّهُ لَفَسَدَتَا ۚ فَسُبْحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ ﴿22﴾

Feti Mehdiu

Sikur në ata dy (qiell dhe tokë) të kishte ndonjë tjetër Zot, përveç All-llahut, të dy do të shkatërroheshin. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i gjithësisë nga ajo që i përshkruajnë.

لَا يُسْـَٔلُ عَمَّا يَفْعَلُ وَهُمْ يُسْـَٔلُونَ ﴿23﴾

Feti Mehdiu

Ai nuk do të pyet se çka punon, kurse ata do të merren në pyetje.

أَمِ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةًۭ ۖ قُلْ هَاتُوا۟ بُرْهَٰنَكُمْ ۖ هَٰذَا ذِكْرُ مَن مَّعِىَ وَذِكْرُ مَن قَبْلِى ۗ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ٱلْحَقَّ ۖ فَهُم مُّعْرِضُونَ ﴿24﴾

Feti Mehdiu

A përveç Atij ata po marrin tjetër si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky është mësim për ata që janë me mua dhe për ata që kanë qenë para meje, mirëpo shumica prej tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj kthejnë kryet në anë tjetër.

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِىٓ إِلَيْهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعْبُدُونِ ﴿25﴾

Feti Mehdiu

Para teje nuk kemi dërguar asnjë profet e të mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjetër përveç meje, prandaj falmuni Mua”

وَقَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحْمَٰنُ وَلَدًۭا ۗ سُبْحَٰنَهُۥ ۚ بَلْ عِبَادٌۭ مُّكْرَمُونَ ﴿26﴾

Feti Mehdiu

Ata thanë: “I mëshirshmi ka fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Jo, por janë vetëm robër të nderuar.

لَا يَسْبِقُونَهُۥ بِٱلْقَوْلِ وَهُم بِأَمْرِهِۦ يَعْمَلُونَ ﴿27﴾

Feti Mehdiu

Që nuk nxitojnë t’ia marrin fjalën dhe ata veprojnë sipas urdhërit të Atij.

يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرْتَضَىٰ وَهُم مِّنْ خَشْيَتِهِۦ مُشْفِقُونَ ﴿28﴾

Feti Mehdiu

Ai e di çka ka përpara tyre dhe çka ka pas tyre, dhe ata do të angazhohen vetëm për atë me të cilën Ai është i kënaqur, kurse ata edhe vetë janë të kujdesshëm ndaj Tij nga respekti dhe frika.

۞ وَمَن يَقُلْ مِنْهُمْ إِنِّىٓ إِلَٰهٌۭ مِّن دُونِهِۦ فَذَٰلِكَ نَجْزِيهِ جَهَنَّمَ ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿29﴾

Feti Mehdiu

Kurse, cili nga mesi i tyre do të thotë: “Unë jam, vërtetë Zot përveç Atij” do ta dënojmë me xhehennem; sepse ne ashtu i dënojmë kriminelët.

أَوَلَمْ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَنَّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ كَانَتَا رَتْقًۭا فَفَتَقْنَٰهُمَا ۖ وَجَعَلْنَا مِنَ ٱلْمَآءِ كُلَّ شَىْءٍ حَىٍّ ۖ أَفَلَا يُؤْمِنُونَ ﴿30﴾

Feti Mehdiu

A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë, dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë? A nuk do të besojnë?

وَجَعَلْنَا فِى ٱلْأَرْضِ رَوَٰسِىَ أَن تَمِيدَ بِهِمْ وَجَعَلْنَا فِيهَا فِجَاجًۭا سُبُلًۭا لَّعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ ﴿31﴾

Feti Mehdiu

Ne në tokë kemi vendosur male të paluhatshme që ajo (toka) të mos i dridhë dhe nëpër to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin të mbarën.

وَجَعَلْنَا ٱلسَّمَآءَ سَقْفًۭا مَّحْفُوظًۭا ۖ وَهُمْ عَنْ ءَايَٰتِهَا مُعْرِضُونَ ﴿32﴾

Feti Mehdiu

Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt, por ata prapëseprapë largohen nga argumentet tona.

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ ۖ كُلٌّۭ فِى فَلَكٍۢ يَسْبَحُونَ ﴿33﴾

Feti Mehdiu

Ai është i cili ka krijuar natën edhe ditën, Diellin dhe Hënën. Të tëra notojnë nën kupën e qiellit.

وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍۢ مِّن قَبْلِكَ ٱلْخُلْدَ ۖ أَفَإِي۟ن مِّتَّ فَهُمُ ٱلْخَٰلِدُونَ ﴿34﴾

Feti Mehdiu

Edhe përpara teje asnjë njeriu nuk e kemi të pavdekshëm, e nëse ti vdes, a thua ata do të jetojnë përgjithmonë?

كُلُّ نَفْسٍۢ ذَآئِقَةُ ٱلْمَوْتِ ۗ وَنَبْلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلْخَيْرِ فِتْنَةًۭ ۖ وَإِلَيْنَا تُرْجَعُونَ ﴿35﴾

Feti Mehdiu

Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen. Ne u vëmë në sprova edhe në të mirë edhe në të keqe dhe tek Ne do të ktheheni.

وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِى يَذْكُرُ ءَالِهَتَكُمْ وَهُم بِذِكْرِ ٱلرَّحْمَٰنِ هُمْ كَٰفِرُونَ ﴿36﴾

Feti Mehdiu

Kur të shohin mosbesimtarët, ata do ta marrin vetëm për tallje: “A ky është ai që merr për gojë (shanë) zotërat tuaja”? Sepse vetë ata nuk i besojnë përmendjes së të Mëshirshmit.

خُلِقَ ٱلْإِنسَٰنُ مِنْ عَجَلٍۢ ۚ سَأُو۟رِيكُمْ ءَايَٰتِى فَلَا تَسْتَعْجِلُونِ ﴿37﴾

Feti Mehdiu

Njeriu është i krijuar në shpejtësi. Do t’ju tregoj unë juve argumentet e mia, po mos u ngutni!

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿38﴾

Feti Mehdiu

Ata thonë: “Po kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën?”

لَوْ يَعْلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمْ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ ﴿39﴾

Feti Mehdiu

Sikur ta dinë mosbesimtarët se atëherë nuk do të munden ta largojnë zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet.

بَلْ تَأْتِيهِم بَغْتَةًۭ فَتَبْهَتُهُمْ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ ﴿40﴾

Feti Mehdiu

Por do t’u vijë e papritur dhe do t’i trishtojë e nuk do të mund ta kthejnë prapë se nuk do t’u jipet afat.

وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍۢ مِّن قَبْلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُوا۟ مِنْهُم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ﴿41﴾

Feti Mehdiu

Edhe përpara teje profetët janë tallur, prandaj ata që i kanë tallur i ka gjetur mu ajo me të cilën janë tallur.

قُلْ مَن يَكْلَؤُكُم بِٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحْمَٰنِ ۗ بَلْ هُمْ عَن ذِكْرِ رَبِّهِم مُّعْرِضُونَ ﴿42﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Kush u mbron juve natën dhe ditën nga i mëshirshmi”? (Askush) por megjithatë ata nga Kur’ani kthejnë kryet në anën tjetër.

أَمْ لَهُمْ ءَالِهَةٌۭ تَمْنَعُهُم مِّن دُونِنَا ۚ لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَ أَنفُسِهِمْ وَلَا هُم مِّنَّا يُصْحَبُونَ ﴿43﴾

Feti Mehdiu

A thua ata do t’i mbrojnë hyjnitë e tyre e jo Ne? po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetës dhe ato nuk janë pranuar nga ana jonë në shoqëri

بَلْ مَتَّعْنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمْ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيْهِمُ ٱلْعُمُرُ ۗ أَفَلَا يَرَوْنَ أَنَّا نَأْتِى ٱلْأَرْضَ نَنقُصُهَا مِنْ أَطْرَافِهَآ ۚ أَفَهُمُ ٱلْغَٰلِبُونَ ﴿44﴾

Feti Mehdiu

Këtyre, edhe të parëve të tyre, Ne u kemi dhënë kënaqësi sa kanë qenë gjallë. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokës nga të gjitha anët e asaj dhe e cungojmë, e ata do të jenë fitues?!

قُلْ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلْوَحْىِ ۚ وَلَا يَسْمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ ﴿45﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Unë juve u tërheq vërejtjen me shpallje”, por të shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur u tërhiqet vërejtja.

وَلَئِن مَّسَّتْهُمْ نَفْحَةٌۭ مِّنْ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيْلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ﴿46﴾

Feti Mehdiu

Sikur ata t’i prekte vetëm puhia e dënimit të Zotit tënd, me siguri do të thërrisnin: “Të mjerët ne, me të vërtetë ne vetvetes i kemi bërë padrejtësi”.

وَنَضَعُ ٱلْمَوَٰزِينَ ٱلْقِسْطَ لِيَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌۭ شَيْـًۭٔا ۖ وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍۢ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ ﴿47﴾

Feti Mehdiu

Ne në ditën e gjykimit do të vendosim peshojë të drejtë dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi; nëse diçka peshon vetëm sa grima, Ne atë do ta shpërblejmë, dhe mjafton që ta llogarisim vetëm Ne.

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٱلْفُرْقَانَ وَضِيَآءًۭ وَذِكْرًۭا لِّلْمُتَّقِينَ ﴿48﴾

Feti Mehdiu

Ne i kemi dhënë Musaut dhe Harunit Furkanin dritë dhe mësim për ata që i shmangen mëkatit.

ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِٱلْغَيْبِ وَهُم مِّنَ ٱلسَّاعَةِ مُشْفِقُونَ ﴿49﴾

Feti Mehdiu

Për ata që i përkulen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, dhe që frikësohen nga momenti i ringjalljes.

وَهَٰذَا ذِكْرٌۭ مُّبَارَكٌ أَنزَلْنَٰهُ ۚ أَفَأَنتُمْ لَهُۥ مُنكِرُونَ ﴿50﴾

Feti Mehdiu

Por edhe ky është mësim i bekuar që e kemi shpallur, a ju ta mohoni?

۞ وَلَقَدْ ءَاتَيْنَآ إِبْرَٰهِيمَ رُشْدَهُۥ مِن قَبْلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ ﴿51﴾

Feti Mehdiu

Ne qysh më hert Ibrahimit i kemi dhënë urtësi dhe e kemi njohur shumë mirë.

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِىٓ أَنتُمْ لَهَا عَٰكِفُونَ ﴿52﴾

Feti Mehdiu

Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Ç’janë këta idhuj të cilëve u faleni?”

قَالُوا۟ وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ ﴿53﴾

Feti Mehdiu

Ata iu përgjigjën: “Edhe të parët tanë, i kemi mbërri, u faleshin këtyre”

قَالَ لَقَدْ كُنتُمْ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُمْ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿54﴾

Feti Mehdiu

“Edhe ju si edhe të parët tuaj keni qenë haptazi të humbur” – u tha.

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا بِٱلْحَقِّ أَمْ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ ﴿55﴾

Feti Mehdiu

“Jo, - tha, - Zoti i juaj është Zot i qiejve dhe i tokës, ata Ai i ka krijuar; këtë unë do t’ua dëshmoj.

قَالَ بَل رَّبُّكُمْ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ٱلَّذِى فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿56﴾

Feti Mehdiu

وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصْنَٰمَكُم بَعْدَ أَن تُوَلُّوا۟ مُدْبِرِينَ ﴿57﴾

Feti Mehdiu

Për All-llahun, unë, sapo të largoheni ju, do t’i ndreq idhujt tuaj”!

فَجَعَلَهُمْ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرًۭا لَّهُمْ لَعَلَّهُمْ إِلَيْهِ يَرْجِعُونَ ﴿58﴾

Feti Mehdiu

Dhe i bëri ata copë-copë, përveç atij më të madhit, mbase ata do t’i drejtohen atij.

قَالُوا۟ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿59﴾

Feti Mehdiu

“Kush e bëri këtë me zotërat tanë” – thirrën ata – me të vërtetë është kriminel”!

قَالُوا۟ سَمِعْنَا فَتًۭى يَذْكُرُهُمْ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبْرَٰهِيمُ ﴿60﴾

Feti Mehdiu

“Kemi dëgjuar një djalosh që po i merr për gojë, shanë – thanë – e ka emrin Ibrahim”

قَالُوا۟ فَأْتُوا۟ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعْيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَشْهَدُونَ ﴿61﴾

Feti Mehdiu

“Sillne ta shohin njerëzit, - thanë ata – le të dëshmojnë”!

قَالُوٓا۟ ءَأَنتَ فَعَلْتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ ﴿62﴾

Feti Mehdiu

“A ti e bëre këtë me zotërat tanë, o Ibrahim” – e pyetën.

قَالَ بَلْ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمْ هَٰذَا فَسْـَٔلُوهُمْ إِن كَانُوا۟ يَنطِقُونَ ﴿63﴾

Feti Mehdiu

“Atë e ka bërë ky, më i madhi i tyre, pyetni ata nëse flasin” – u tha (Ibrahimi).

فَرَجَعُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ فَقَالُوٓا۟ إِنَّكُمْ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ﴿64﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata u ndalën, menduan me vete dhe thanë: “Ju me të vërtetë jeni kriminel”.

ثُمَّ نُكِسُوا۟ عَلَىٰ رُءُوسِهِمْ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ ﴿65﴾

Feti Mehdiu

Pastaj ulën kryet: “Po ti e di se këta nuk flasin”!

قَالَ أَفَتَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمْ شَيْـًۭٔا وَلَا يَضُرُّكُمْ ﴿66﴾

Feti Mehdiu

“Po pse pra, në vend të All-llahut, u faleni atyre të cilët as mund t’u bëjnë farë dobie e as t’u bëjnë dëm”? – u tha ai.

أُفٍّۢ لَّكُمْ وَلِمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ ۖ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿67﴾

Feti Mehdiu

“Of të mjerët ju dhe ata të cilëve ju, përveç All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”

قَالُوا۟ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓا۟ ءَالِهَتَكُمْ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ ﴿68﴾

Feti Mehdiu

ndizne këtë, thanë, dhe ndihmonu zotërave tuaj, nëse doni të bëni diçka! – thirrën.

قُلْنَا يَٰنَارُ كُونِى بَرْدًۭا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ ﴿69﴾

Feti Mehdiu

ne i tham zjarrit “O zjarr bëhu i ftohtë, shpëtim për Ibrahimin”

وَأَرَادُوا۟ بِهِۦ كَيْدًۭا فَجَعَلْنَٰهُمُ ٱلْأَخْسَرِينَ ﴿70﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata deshtën t’i bëjnë njëfarë kurthe, por ne i bëmë ata të dështojnë.

وَنَجَّيْنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلْأَرْضِ ٱلَّتِى بَٰرَكْنَا فِيهَا لِلْعَٰلَمِينَ ﴿71﴾

Feti Mehdiu

Dhe e shpëtuam atë edhe Lutin në truallin të cilin e kemi bekuar për njerëz,

وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ نَافِلَةًۭ ۖ وَكُلًّۭا جَعَلْنَا صَٰلِحِينَ ﴿72﴾

Feti Mehdiu

Dhe ia falëm Is-hakun edhe Jakubin si plotësim, dhe të gjithë i bëmë të mirë.

وَجَعَلْنَٰهُمْ أَئِمَّةًۭ يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا وَأَوْحَيْنَآ إِلَيْهِمْ فِعْلَ ٱلْخَيْرَٰتِ وَإِقَامَ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءَ ٱلزَّكَوٰةِ ۖ وَكَانُوا۟ لَنَا عَٰبِدِينَ ﴿73﴾

Feti Mehdiu

Edhe ata i bëmë udhërrëfyes që të udhëzojnë sipas urdhërave tona dhe i kemi inspiruar të bëjnë vepra të mira, të kryejnë faljen, të ndajnë sadakë, dhe Neve na kanë adhuruar.

وَلُوطًا ءَاتَيْنَٰهُ حُكْمًۭا وَعِلْمًۭا وَنَجَّيْنَٰهُ مِنَ ٱلْقَرْيَةِ ٱلَّتِى كَانَت تَّعْمَلُ ٱلْخَبَٰٓئِثَ ۗ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمَ سَوْءٍۢ فَٰسِقِينَ ﴿74﴾

Feti Mehdiu

Edhe Lutit i kemi dhënë urtësi e dituri, dhe e shpëtuam nga qyteti (banorët e tij) që bënte vepra të këqia; ata me të vërtetë ishin njerëz të këqij.

وَأَدْخَلْنَٰهُ فِى رَحْمَتِنَآ ۖ إِنَّهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿75﴾

Feti Mehdiu

E futëm nën mëshirën tonë; ai është me të vërtetë nga të mirët.

وَنُوحًا إِذْ نَادَىٰ مِن قَبْلُ فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ فَنَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ ﴿76﴾

Feti Mehdiu

Edhe Nuhit kur na u lut, më përpara, iu përgjigjëm dhe atë me familjen e tij e shpëtuam nga mjerimi i madh,

وَنَصَرْنَٰهُ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمَ سَوْءٍۢ فَأَغْرَقْنَٰهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿77﴾

Feti Mehdiu

Dhe i ndihmuam kundër njerëzve të cilët i konsideronin argumentet tona të pavërteta. Ata ishin njerëz të këqij, prandaj të gjithë i mbytëm në ujë.

وَدَاوُۥدَ وَسُلَيْمَٰنَ إِذْ يَحْكُمَانِ فِى ٱلْحَرْثِ إِذْ نَفَشَتْ فِيهِ غَنَمُ ٱلْقَوْمِ وَكُنَّا لِحُكْمِهِمْ شَٰهِدِينَ ﴿78﴾

Feti Mehdiu

Edhe Davudit edhe Sulejmanit kur gjykuan lidhur me arën që e kishin kullotur delet e dikujt – e ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre,

فَفَهَّمْنَٰهَا سُلَيْمَٰنَ ۚ وَكُلًّا ءَاتَيْنَا حُكْمًۭا وَعِلْمًۭا ۚ وَسَخَّرْنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلْجِبَالَ يُسَبِّحْنَ وَٱلطَّيْرَ ۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ ﴿79﴾

Feti Mehdiu

Dhe ia sqaruam (e bëmë) që Sulejmani ta kuptonte atë dhe të dyve u kemi dhënë dije e urtësi. Kurse malet edhe zogjtë ia nënshtruam që me Davudin të madhërojnë (All-llahun), Ne e bëmë këtë.

وَعَلَّمْنَٰهُ صَنْعَةَ لَبُوسٍۢ لَّكُمْ لِتُحْصِنَكُم مِّنۢ بَأْسِكُمْ ۖ فَهَلْ أَنتُمْ شَٰكِرُونَ ﴿80﴾

Feti Mehdiu

Dhe e mësuam të bëjë parzma hekuri për ju që t’ju mbrojë në luftë me armikun, - po a jeni mirënjohës?

وَلِسُلَيْمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةًۭ تَجْرِى بِأَمْرِهِۦٓ إِلَى ٱلْأَرْضِ ٱلَّتِى بَٰرَكْنَا فِيهَا ۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَىْءٍ عَٰلِمِينَ ﴿81﴾

Feti Mehdiu

Kurse Sulejmanit ia bëmë erën që si rërfëllazë të fryejë sipas urdhërit të tij kah toka që e kemi bekuar; Ne shumë mirë i dimë të gjitha,

وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعْمَلُونَ عَمَلًۭا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَكُنَّا لَهُمْ حَٰفِظِينَ ﴿82﴾

Feti Mehdiu

Edhe nga djajt kishte që zhyteshin për të dhe bënin punë të tjera, ndërsa Ne i kemi mbrojtur.

۞ وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَسَّنِىَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرْحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ﴿83﴾

Feti Mehdiu

Edhe Ejubit, kur e thirri në ndihmë Zotin e vet: “Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!”

فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ فَكَشَفْنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرٍّۢ ۖ وَءَاتَيْنَٰهُ أَهْلَهُۥ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةًۭ مِّنْ عِندِنَا وَذِكْرَىٰ لِلْعَٰبِدِينَ ﴿84﴾

Feti Mehdiu

Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte dhe i dhamë fëmijë dhe familje nga mëshira jonë, që të jetë mësim për adhuruesit.

وَإِسْمَٰعِيلَ وَإِدْرِيسَ وَذَا ٱلْكِفْلِ ۖ كُلٌّۭ مِّنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ﴿85﴾

Feti Mehdiu

Edhe Ismailit, edhe Idrizit, edhe Dhulkiflit; të gjitëh ishin durimtarë.

وَأَدْخَلْنَٰهُمْ فِى رَحْمَتِنَآ ۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿86﴾

Feti Mehdiu

Edhe i shtiem në mëshirën tonë, ata me të vërtetë ishin të mirë.

وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبًۭا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَىٰ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبْحَٰنَكَ إِنِّى كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿87﴾

Feti Mehdiu

Edhe Dhun-Nuni, kur shkoi i zemëruar dhe mendoi se atij nuk kemi ç’ti bëjmë – po pastaj në errësirë këlthiti (nga frika): “Nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam kriminel”.

فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ وَنَجَّيْنَٰهُ مِنَ ٱلْغَمِّ ۚ وَكَذَٰلِكَ نُۨجِى ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿88﴾

Feti Mehdiu

Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e shtrëngonte. Kështu ne i shpëtojmë besimtarët.

وَزَكَرِيَّآ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥ رَبِّ لَا تَذَرْنِى فَرْدًۭا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْوَٰرِثِينَ ﴿89﴾

Feti Mehdiu

Edhe Zekerijjas, kur e luti Zotin e vet: “O Zoti im, mosmë lë të vetmuar, e ti je trashëgimtari më i mirë!”

فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ وَوَهَبْنَا لَهُۥ يَحْيَىٰ وَأَصْلَحْنَا لَهُۥ زَوْجَهُۥٓ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ يُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًۭا وَرَهَبًۭا ۖ وَكَانُوا۟ لَنَا خَٰشِعِينَ ﴿90﴾

Feti Mehdiu

Iu përgjigjëm edhe atij dhe ia falëm Jahjan dhe bashkëshorte të mirë. Ata bënin gara që të bëjnë sa më shumë vepra të mira dhe na lutnin me shpresë dhe frikë, dhe ndaj nesh kanë qenë të përulur.

وَٱلَّتِىٓ أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلْنَٰهَا وَٱبْنَهَآ ءَايَةًۭ لِّلْعَٰلَمِينَ ﴿91﴾

Feti Mehdiu

Edhe asaj që ka ruajtur virgjërinë e vet, te ajo kemi shtënë nga jeta jonë dhe atë me djalin e saj ua bëmë argument botës.

إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمْ أُمَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ وَأَنَا۠ رَبُّكُمْ فَٱعْبُدُونِ ﴿92﴾

Feti Mehdiu

Kjo feja e juaj është fe e vetme (e drejtë), kurse unë jam Zoti juaj, prandaj vetëm mua të më adhuroni.

وَتَقَطَّعُوٓا۟ أَمْرَهُم بَيْنَهُمْ ۖ كُلٌّ إِلَيْنَا رَٰجِعُونَ ﴿93﴾

Feti Mehdiu

Edhe ata ndërmjet veti janë përçarë, por të gjithë te Ne do të kthehen.

فَمَن يَعْمَلْ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَلَا كُفْرَانَ لِسَعْيِهِۦ وَإِنَّا لَهُۥ كَٰتِبُونَ ﴿94﴾

Feti Mehdiu

Kush bënë vepra të mira dhe është besimtar, nuk do t’i mbetet mundi pa iu shpërblyer. Atij ne ia shënojmë.

وَحَرَٰمٌ عَلَىٰ قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَٰهَآ أَنَّهُمْ لَا يَرْجِعُونَ ﴿95﴾

Feti Mehdiu

Por është e pamundur që banorët e ndonjë vendbanimi që ne e kemi zhdukur të mos kthehen.

حَتَّىٰٓ إِذَا فُتِحَتْ يَأْجُوجُ وَمَأْجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٍۢ يَنسِلُونَ ﴿96﴾

Feti Mehdiu

Derisa të lirohen Jexhuxhët e Maxhuxhët të vërshojnë nga çdo humnerë,

وَٱقْتَرَبَ ٱلْوَعْدُ ٱلْحَقُّ فَإِذَا هِىَ شَٰخِصَةٌ أَبْصَٰرُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يَٰوَيْلَنَا قَدْ كُنَّا فِى غَفْلَةٍۢ مِّنْ هَٰذَا بَلْ كُنَّا ظَٰلِمِينَ ﴿97﴾

Feti Mehdiu

dhe të afrohet premtimi i sigurt, atëherë shikimet e mosbesimtarëve do të shtangen. “Të mjerët ne, ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj, edhe kështu kemi qenë të padrejtë!”

إِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمْ لَهَا وَٰرِدُونَ ﴿98﴾

Feti Mehdiu

Edhe ju, edhe ata të cilëve u luteni, përveç All-llahut, do të jeni lëndë djegëse në xhehennem, aty me siguri do të hyni.

لَوْ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةًۭ مَّا وَرَدُوهَا ۖ وَكُلٌّۭ فِيهَا خَٰلِدُونَ ﴿99﴾

Feti Mehdiu

Të ishin ata zotër, nuk do të futeshin aty dhe përgjithmonë të mbesin të gjithë aty.

لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌۭ وَهُمْ فِيهَا لَا يَسْمَعُونَ ﴿100﴾

Feti Mehdiu

Aty do të përpëliten dhe aty nuk do të dëgjojnë asgjë ata.

إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتْ لَهُم مِّنَّا ٱلْحُسْنَىٰٓ أُو۟لَٰٓئِكَ عَنْهَا مُبْعَدُونَ ﴿101﴾

Feti Mehdiu

E ata të cilëve u ka prirë mirësia jonë, ata do të jenë larg këtij (mundimi);

لَا يَسْمَعُونَ حَسِيسَهَا ۖ وَهُمْ فِى مَا ٱشْتَهَتْ أَنفُسُهُمْ خَٰلِدُونَ ﴿102﴾

Feti Mehdiu

Nuk do të dëgjojnë shushurimën e tij dhe përgjithmonë do të kënaqen me atë që u dëshirojnë shpirtërat.

لَا يَحْزُنُهُمُ ٱلْفَزَعُ ٱلْأَكْبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوْمُكُمُ ٱلَّذِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ ﴿103﴾

Feti Mehdiu

Nuk do t’i shqetësojë as tmerri më i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo është dita e juaj që u është premtuar juve!”

يَوْمَ نَطْوِى ٱلسَّمَآءَ كَطَىِّ ٱلسِّجِلِّ لِلْكُتُبِ ۚ كَمَا بَدَأْنَآ أَوَّلَ خَلْقٍۢ نُّعِيدُهُۥ ۚ وَعْدًا عَلَيْنَآ ۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ ﴿104﴾

Feti Mehdiu

Atë Ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës. Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë.

وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِى ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعْدِ ٱلذِّكْرِ أَنَّ ٱلْأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِىَ ٱلصَّٰلِحُونَ ﴿105﴾

Feti Mehdiu

Ne në Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se tokën do ta trashëgojnë robërit e mi të mirë.

إِنَّ فِى هَٰذَا لَبَلَٰغًۭا لِّقَوْمٍ عَٰبِدِينَ ﴿106﴾

Feti Mehdiu

Në këtë, vërtetë, ka mësim për njerëzit e devotshëm.

وَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ إِلَّا رَحْمَةًۭ لِّلْعَٰلَمِينَ ﴿107﴾

Feti Mehdiu

Kurse ty të kemi dërguar vetëm nga mëshira ndaj botërave.

قُلْ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۖ فَهَلْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ ﴿108﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti juaj është Një Zot, e ju a jeni muslimanë?”

فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُلْ ءَاذَنتُكُمْ عَلَىٰ سَوَآءٍۢ ۖ وَإِنْ أَدْرِىٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٌۭ مَّا تُوعَدُونَ ﴿109﴾

Feti Mehdiu

Por nëse ata bishtërojnë ti thuaj: “Unë, ju të gjithëve, pa përjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a është afër apo larg ajo që u premtohet.

إِنَّهُۥ يَعْلَمُ ٱلْجَهْرَ مِنَ ٱلْقَوْلِ وَيَعْلَمُ مَا تَكْتُمُونَ ﴿110﴾

Feti Mehdiu

Ai i di fjalët e folura me zë, por e di edhe atë çka e fshihni,

وَإِنْ أَدْرِى لَعَلَّهُۥ فِتْنَةٌۭ لَّكُمْ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٍۢ ﴿111﴾

Feti Mehdiu

Kurse unë nuk e di, mos është ajo sprovë për ju, dhe afrim i kënaqësive deri në njëfarë kohe”.

قَٰلَ رَبِّ ٱحْكُم بِٱلْحَقِّ ۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحْمَٰنُ ٱلْمُسْتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ﴿112﴾

Feti Mehdiu

“Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar!” – tha ai. Dhe Zoti ynë është i mëshirshëm, nga i cili dueht kërkuar ndihmë kundër asaj që e shfaqni ju.

Quran recitationReady
Open audio