Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Al-A'raf Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓصٓ ﴿1﴾

Feti Mehdiu

Alif Lam Mim Sad

كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيْكَ فَلَا يَكُن فِى صَدْرِكَ حَرَجٌۭ مِّنْهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ ﴿2﴾

Feti Mehdiu

Ty të është shpallur një Libër dhe le të mos vijë rëndë në krahërorin tënd që të qortosh me të se ai është mësim për besimtarët.

ٱتَّبِعُوا۟ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ ۗ قَلِيلًۭا مَّا تَذَكَّرُونَ ﴿3﴾

Feti Mehdiu

Pasoni atë që ju shpallet nga Zoti juaj dhe mos pasoni, në vend të tij, ndonjë tjetër si mbrojtës! Fare pak merrni vesh!

وَكَم مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأْسُنَا بَيَٰتًا أَوْ هُمْ قَآئِلُونَ ﴿4﴾

Feti Mehdiu

Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar dhe i ka zënë dënimi ynë natën (duke fjetur) ose ditën (duke pushuar);

فَمَا كَانَ دَعْوَىٰهُمْ إِذْ جَآءَهُم بَأْسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ﴿5﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur i godistë dënimi ynë, këlthitja e tyre ishte vetëm kjo: “ne me të vërtetë kemi qenë mizorë”!

فَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿6﴾

Feti Mehdiu

Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët.

فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍۢ ۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ ﴿7﴾

Feti Mehdiu

Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve.

وَٱلْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ ٱلْحَقُّ ۚ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ﴿8﴾

Feti Mehdiu

Atë ditë matja do të jetë e drejtë: Kujt i rëndon peshoja, ata janë të shpëtuar,

وَمَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَظْلِمُونَ ﴿9﴾

Feti Mehdiu

Dhe kush e ka të lehtë peshojën, ata janë të cilët kanë shkatërruar veten ngase ndaj argumenteve tona kanë qenë mosbesimtarë.

وَلَقَدْ مَكَّنَّٰكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ ۗ قَلِيلًۭا مَّا تَشْكُرُونَ ﴿10﴾

Feti Mehdiu

Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë gjithçka është e nevojshme për jetë. Por ju farepak jeni mirënjohës.

وَلَقَدْ خَلَقْنَٰكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَٰكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِءَادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ لَمْ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ ﴿11﴾

Feti Mehdiu

Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën, e pastaj u thamë engjujve: “Përuluni Ademit”! dhe ata u përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që iu përulën.

قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسْجُدَ إِذْ أَمَرْتُكَ ۖ قَالَ أَنَا۠ خَيْرٌۭ مِّنْهُ خَلَقْتَنِى مِن نَّارٍۢ وَخَلَقْتَهُۥ مِن طِينٍۢ ﴿12﴾

Feti Mehdiu

Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”.

قَالَ فَٱهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَٱخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ ٱلصَّٰغِرِينَ ﴿13﴾

Feti Mehdiu

“Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!”

قَالَ أَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ﴿14﴾

Feti Mehdiu

“Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!”

قَالَ إِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ ﴿15﴾

Feti Mehdiu

“Ani, po të jap afat”, - i tha Ai.

قَالَ فَبِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَٰطَكَ ٱلْمُسْتَقِيمَ ﴿16﴾

Feti Mehdiu

“Për atë që më ke bërë të humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjetër rrugën tënde të drejtë, do t’u jap teposhtzën.

ثُمَّ لَءَاتِيَنَّهُم مِّنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَٰنِهِمْ وَعَن شَمَآئِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَٰكِرِينَ ﴿17﴾

Feti Mehdiu

Pastaj do t’u afrohem nga ana e përparme dhe sprapme, nga ana e djathtë dhe e majtë, dhe shumicën sish nuk do t’i kesh mirënjohës”.

قَالَ ٱخْرُجْ مِنْهَا مَذْءُومًۭا مَّدْحُورًۭا ۖ لَّمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمْ أَجْمَعِينَ ﴿18﴾

Feti Mehdiu

“Dil prej atyhit” – i tha, - i poshtëruar dhe i urrejtur! Pamëdyshje do ta mbush xhehennemin me të tillë të cilët vijnë pas teje dhe me ju së bashku!

وَيَٰٓـَٔادَمُ ٱسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ ٱلْجَنَّةَ فَكُلَا مِنْ حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿19﴾

Feti Mehdiu

Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni në xhennet dhe hani ku të doni, por këtij druri mos iu afroni e të bëheni mëkatarë”.

فَوَسْوَسَ لَهُمَا ٱلشَّيْطَٰنُ لِيُبْدِىَ لَهُمَا مَا وُۥرِىَ عَنْهُمَا مِن سَوْءَٰتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَىٰكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةِ إِلَّآ أَن تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ ٱلْخَٰلِدِينَ ﴿20﴾

Feti Mehdiu

Dhe djalli filloi t’u bëjë lajka që t’ua zbulojë vendet e turpshme, që i kanë pasur të mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj këtë për asgjë tjetër vetëm se që të mos bëheni ju të dy engjuj të pavdekshëm”.

وَقَاسَمَهُمَآ إِنِّى لَكُمَا لَمِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ ﴿21﴾

Feti Mehdiu

Dhe iu përbetua: “Unë jam, me të vërtetë, këshilltari juaj”!

فَدَلَّىٰهُمَا بِغُرُورٍۢ ۚ فَلَمَّا ذَاقَا ٱلشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ ٱلْجَنَّةِ ۖ وَنَادَىٰهُمَا رَبُّهُمَآ أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَن تِلْكُمَا ٱلشَّجَرَةِ وَأَقُل لَّكُمَآ إِنَّ ٱلشَّيْطَٰنَ لَكُمَا عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ ﴿22﴾

Feti Mehdiu

Dhe me tradhëti i mashtroi. Dhe kur ata e shijuan pemën, filloi t’u zbulohen vendet e turpshme të tyre, ndaj ata filluan të mbulohen me gjethe të xhennetit. Dhe Zoti i tyre ata i thirri: “A nuk ua kam ndaluar atë pemë? Madje ju pata thënë: “Ju të dy me të vërtetë djallin e keni armik të hapët”.

قَالَا رَبَّنَا ظَلَمْنَآ أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ ﴿23﴾

Feti Mehdiu

“O Zoti ynë – thanë ata dy – bëmë mëkat ndaj vetes, dhe nëse Ti nuk na e fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur”.

قَالَ ٱهْبِطُوا۟ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّۭ ۖ وَلَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّۭ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٍۢ ﴿24﴾

Feti Mehdiu

“Humbni”! – u tha Ai, - “do të jeni armik i njëri-tjetrit. Do të vendoseni në tokë dhe do të kënaqeni për një kohë”.

قَالَ فِيهَا تَحْيَوْنَ وَفِيهَا تَمُوتُونَ وَمِنْهَا تُخْرَجُونَ ﴿25﴾

Feti Mehdiu

Aty, - u tha, - “do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej andej do të ringjalleni”.

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًۭا يُوَٰرِى سَوْءَٰتِكُمْ وَرِيشًۭا ۖ وَلِبَاسُ ٱلتَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌۭ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ ﴿26﴾

Feti Mehdiu

O bijt e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobet e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të All-llahut që ndoshta të mbledhni mend.

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ كَمَآ أَخْرَجَ أَبَوَيْكُم مِّنَ ٱلْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْءَٰتِهِمَآ ۗ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ ۗ إِنَّا جَعَلْنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوْلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ ﴿27﴾

Feti Mehdiu

O bijt e Ademit! Të mos u mashtrojë assesi djalli siç i nxori nga xheneti prindërit tuaj, duke uz ahveshur atyre rrobet që t’u shihen vendet e turpshme! Ai ju sheh, ai dhe argatët e tij, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë miq të atyre që nuk besojnë.

وَإِذَا فَعَلُوا۟ فَٰحِشَةًۭ قَالُوا۟ وَجَدْنَا عَلَيْهَآ ءَابَآءَنَا وَٱللَّهُ أَمَرَنَا بِهَا ۗ قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَأْمُرُ بِٱلْفَحْشَآءِ ۖ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿28﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur bëjnë amoralitet thonë: “I kemi gjetur të parët tanë në këso veprash, por edhe All-llahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “All-llahu nuk urdhëron amoralitet. A po flisni për All-llahun atë që nuk dini?”

قُلْ أَمَرَ رَبِّى بِٱلْقِسْطِ ۖ وَأَقِيمُوا۟ وُجُوهَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍۢ وَٱدْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ ۚ كَمَا بَدَأَكُمْ تَعُودُونَ ﴿29﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij; në secilën xhami që jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fenë! Ashtu siç ju ka krijuar, ashtu edhe do të ktheheni tek Ai.

فَرِيقًا هَدَىٰ وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلضَّلَٰلَةُ ۗ إِنَّهُمُ ٱتَّخَذُوا۟ ٱلشَّيَٰطِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ ﴿30﴾

Feti Mehdiu

Një palë i drejton në rrugë të drejtë, kurse një palë tjetër meritojnë humbjen, sepse ata në vend të All-llahut i merrnin djajtë për mbrojtës dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.

۞ يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ خُذُوا۟ زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍۢ وَكُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ وَلَا تُسْرِفُوٓا۟ ۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُسْرِفِينَ ﴿31﴾

Feti Mehdiu

O bijt e Ademit, kur të shkoni në xhami vishuni bukur dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai, njëmend, nuk i do ata që e teprojnë.

قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِىٓ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِۦ وَٱلطَّيِّبَٰتِ مِنَ ٱلرِّزْقِ ۚ قُلْ هِىَ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا خَالِصَةًۭ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۗ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ ﴿32﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Kush i ka ndaluar stolitë e All-llahut dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka bërë për robërit e vet?” Thuaj: Këto janë posaçërisht për besimtarët, të cilët në këtë botë e kanë besuar ditën e kijametit”. Ja, ashtu ne ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë.

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّىَ ٱلْفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَٱلْإِثْمَ وَٱلْبَغْىَ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُوا۟ بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَٰنًۭا وَأَن تَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿33﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, edhe mëkatet, edhe shtypjen pa të drejtë, dhe që All-llahut t’i bëni shok, për të cilën gjë nuk ju ka shpallur kurrfarë argumenti, dhe që për All-llahun të flisni atë çka nuk e dini”.

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌۭ ۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةًۭ ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ ﴿34﴾

Feti Mehdiu

Secili popull ka fundin e vet dhe kur i vjen fundi i tij, nuk do të shtyhet për asnjë moment e as nuk do të shpejtohet.

يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌۭ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِى ۙ فَمَنِ ٱتَّقَىٰ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ﴿35﴾

Feti Mehdiu

O bijt e Ademit! Do t’ju vijnë me siguri profetë nga mesi i juaj të cilët do t’ju rrëfejnë argumentet e mia, prandaj, për ata të cilët frikësohen dhe bëjnë vepra të mira nuk ka frikë e as pikëllim.

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسْتَكْبَرُوا۟ عَنْهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ ﴿36﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata që përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre, ata janë banorë të zjarrit; ata do të mbesin aty përgjithmonë.

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُوٓا۟ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ ۖ قَالُوا۟ ضَلُّوا۟ عَنَّا وَشَهِدُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ كَٰفِرِينَ ﴿37﴾

Feti Mehdiu

Po kush është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të fitojnë krejt çka u takon, deri sa që kur u vijnë të deleguarit Tanë t’u marrin shpirtërat, u thonë: “Po ku janë ata të cilëve u jeni lutur në vend të All-llahut”? Do të thonë: “U zhdukën, ikën prej nesh”, dhe vetë kundër vetes dëshmojnë se njëmend kanë qenë mosbesimtarë.

قَالَ ٱدْخُلُوا۟ فِىٓ أُمَمٍۢ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ فِى ٱلنَّارِ ۖ كُلَّمَا دَخَلَتْ أُمَّةٌۭ لَّعَنَتْ أُخْتَهَا ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا ٱدَّارَكُوا۟ فِيهَا جَمِيعًۭا قَالَتْ أُخْرَىٰهُمْ لِأُولَىٰهُمْ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ أَضَلُّونَا فَـَٔاتِهِمْ عَذَابًۭا ضِعْفًۭا مِّنَ ٱلنَّارِ ۖ قَالَ لِكُلٍّۢ ضِعْفٌۭ وَلَٰكِن لَّا تَعْلَمُونَ ﴿38﴾

Feti Mehdiu

Hyni, u thotë Ai, në xhehennem me popujt, me exhinët dhe njerëzit të cilët kanë qenë dhe kanë shkuar para jush! Sa herë që do të hyjë një popull do ta mallkojë atë tjetrin, derisa të mblidhen të gjithë aty, e atëherë do t’u thonë atyre të parëve të tyre: “O Zoti ynë! Këta neve na kanë shpjerë në humbje, prandaj jepu atyre dënim të shumfisht në zjarr”! Për të gjithë është i shumfishtë, - u thotë Ai, - “por ju nuk e dini”.

وَقَالَتْ أُولَىٰهُمْ لِأُخْرَىٰهُمْ فَمَا كَانَ لَكُمْ عَلَيْنَا مِن فَضْلٍۢ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ ﴿39﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata të parët do t’ju thonë atyre tjerëve: “Po ju nuk keni asnjë përparësi ndaj nesh!” Prandaj shijone dënimin siç e keni merituar.

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسْتَكْبَرُوا۟ عَنْهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَٰبُ ٱلسَّمَآءِ وَلَا يَدْخُلُونَ ٱلْجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ ٱلْجَمَلُ فِى سَمِّ ٱلْخِيَاطِ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُجْرِمِينَ ﴿40﴾

Feti Mehdiu

Ata të cilët përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe ndaj tyre sillen me arrogancë, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri sa të përshkohet deveja nëpër birë të gjilpërës. Ja, ashtu ne i shpërbljemë mëkatarët.

لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٌۭ وَمِن فَوْقِهِمْ غَوَاشٍۢ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿41﴾

Feti Mehdiu

Ata do të kenë shtrojë dhe mbulojë të xhehennemit. Ja, ashtu ne i shpërblejmë mizorët.

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ ﴿42﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne askë nuk e ngarkojmë më shumë se sa ka mundësi – ata janë banorë të xhennetit. Aty do të rrinë përgjithmonë.

وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ ۖ وَقَالُوا۟ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهْتَدِىَ لَوْلَآ أَنْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ ۖ لَقَدْ جَآءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلْحَقِّ ۖ وَنُودُوٓا۟ أَن تِلْكُمُ ٱلْجَنَّةُ أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ﴿43﴾

Feti Mehdiu

Do t’ua heqim nga kraharorët e tyre çka kanë të keqe. Para atyre do të rrjedhin lumenj dhe do të thonë: “Qoftë lartësuar All-llahu, i cili na ka udhëzuar në këtë; ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur All-llahu të mos na kishte udhëzuar. Profetët e Zotit tonë me të vërtetë kanë sjellë të vërtetën, “dhe atyre do t’u thërritet: Ai është xhenneti që e keni fituar me vepra që i keni bërë.

وَنَادَىٰٓ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ أَصْحَٰبَ ٱلنَّارِ أَن قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّۭا فَهَلْ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّۭا ۖ قَالُوا۟ نَعَمْ ۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنٌۢ بَيْنَهُمْ أَن لَّعْنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿44﴾

Feti Mehdiu

Dhe banorët e xhennetit do të thërrasin banorët e zjarrit: “Ne e gjetëm se është e vërtetë ajo që na ka premtuar Zoti ynë, a e keni zbuluar edhe ju se është e vërtetë ajo që ju ka premtuar Zoti juaj?” “Po!” – do të thonë. Por një lajmëtar ndërmjet tyre, do të thërrasë: “Mallkimi i All-llahut është mbi mizorët,

ٱلَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًۭا وَهُم بِٱلْءَاخِرَةِ كَٰفِرُونَ ﴿45﴾

Feti Mehdiu

Të cilët janë larguar nga rruga e All-llahut dhe janë përpjekur ta shtrembërojnë, se ata nuk i besojnë botës tjetër”.

وَبَيْنَهُمَا حِجَابٌۭ ۚ وَعَلَى ٱلْأَعْرَافِ رِجَالٌۭ يَعْرِفُونَ كُلًّۢا بِسِيمَىٰهُمْ ۚ وَنَادَوْا۟ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ أَن سَلَٰمٌ عَلَيْكُمْ ۚ لَمْ يَدْخُلُوهَا وَهُمْ يَطْمَعُونَ ﴿46﴾

Feti Mehdiu

Ndërmjet atyre dy palëve ka një perde, kurse në fortifikatë njerëz të cilët do ta njohin secilin sipas shenjës së vet, dhe do t’u thërrasin banorëve të xhennetit “Selamun alejkum”, ndërsa ata akoma nuk kanë hyrë aty, dhe do të lakmojnë.

۞ وَإِذَا صُرِفَتْ أَبْصَٰرُهُمْ تِلْقَآءَ أَصْحَٰبِ ٱلنَّارِ قَالُوا۟ رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿47﴾

Feti Mehdiu

E kur ta kthejnë shikimin kah banorët e xhehennemit, do të thërrasin: “O Zoti ynë, mos na bën neve të jemi bashkë me njerëzit mizorë!

وَنَادَىٰٓ أَصْحَٰبُ ٱلْأَعْرَافِ رِجَالًۭا يَعْرِفُونَهُم بِسِيمَىٰهُمْ قَالُوا۟ مَآ أَغْنَىٰ عَنكُمْ جَمْعُكُمْ وَمَا كُنتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ ﴿48﴾

Feti Mehdiu

Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u thonë: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tubimi juaj e as mendjemadhësia”.

أَهَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقْسَمْتُمْ لَا يَنَالُهُمُ ٱللَّهُ بِرَحْمَةٍ ۚ ٱدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمْ وَلَآ أَنتُمْ تَحْزَنُونَ ﴿49﴾

Feti Mehdiu

A janë këta për të cilët keni bërë be se nuk do t’i mbërrijë mëshirë e All-llahut”? Hyni në xhenet, për ju nuk ka frikë dhe ju mos u brengosni fare!”

وَنَادَىٰٓ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ أَنْ أَفِيضُوا۟ عَلَيْنَا مِنَ ٱلْمَآءِ أَوْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ ۚ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ ﴿50﴾

Feti Mehdiu

Kurse banorët e zjarrit do të thërrasin banorët e xhenetit: “Derdhni edhe mbi ne pak ujë ose diçka prej asaj me çka ju ka dhuruar All-llahu!”, e ata do të thonë: “All-llahu i ka ndaluar këta për mosbesimtarët”.

ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ دِينَهُمْ لَهْوًۭا وَلَعِبًۭا وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا ۚ فَٱلْيَوْمَ نَنسَىٰهُمْ كَمَا نَسُوا۟ لِقَآءَ يَوْمِهِمْ هَٰذَا وَمَا كَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَجْحَدُونَ ﴿51﴾

Feti Mehdiu

Të cilët i pat mashtruar jeta në tokë dhe fenë e tyre e kanë pasur si lojë dhe zbavitje. Sot ne, për shkak se i kanë mohuar argumentet tona, do t’i harrojmë ata siç e kanë pasë harruar ata ballafaqimin me këtë ditë të tyre”.

وَلَقَدْ جِئْنَٰهُم بِكِتَٰبٍۢ فَصَّلْنَٰهُ عَلَىٰ عِلْمٍ هُدًۭى وَرَحْمَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ﴿52﴾

Feti Mehdiu

Kurse Ne këtyre u kemi sjellë Libër të cilin e kemi sqaruar me mjeshtëri të madhe, që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për popullin që beson.

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا تَأْوِيلَهُۥ ۚ يَوْمَ يَأْتِى تَأْوِيلُهُۥ يَقُولُ ٱلَّذِينَ نَسُوهُ مِن قَبْلُ قَدْ جَآءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلْحَقِّ فَهَل لَّنَا مِن شُفَعَآءَ فَيَشْفَعُوا۟ لَنَآ أَوْ نُرَدُّ فَنَعْمَلَ غَيْرَ ٱلَّذِى كُنَّا نَعْمَلُ ۚ قَدْ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ ﴿53﴾

Feti Mehdiu

A presin ata aplikimin e tij? Atë ditë kur të vihet në zbatim ai, ata të cilët më parë e patën mohuar do të thonë: “Të vërtetën e kanë sjellë profetët e Zotit tonë! A keni ndonjë nëdrmjetës të angazhohet për ne ose të kthehemi e të punojmë ndryshe nga ajo që kemi punuar”. Ata e kanë shkatërruar vetvetën dhe i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar.

إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍۢ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ يُغْشِى ٱلَّيْلَ ٱلنَّهَارَ يَطْلُبُهُۥ حَثِيثًۭا وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ وَٱلنُّجُومَ مُسَخَّرَٰتٍۭ بِأَمْرِهِۦٓ ۗ أَلَا لَهُ ٱلْخَلْقُ وَٱلْأَمْرُ ۗ تَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿54﴾

Feti Mehdiu

Pa dyshim Zoti juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj ka mbizotëruar me gjithësinë. Ai me natën e mbulon ditën, që e përcjell hap për hap, edhe Dielli dhe Hëna, edhe yjtë i nënshtrohen urdhërit të Tij. Kujdes! Vetëm Ai krijon dhe urdhëron. Qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave!

ٱدْعُوا۟ رَبَّكُمْ تَضَرُّعًۭا وَخُفْيَةً ۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُعْتَدِينَ ﴿55﴾

Feti Mehdiu

Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata të cilët e teprojnë.

وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا وَٱدْعُوهُ خَوْفًۭا وَطَمَعًا ۚ إِنَّ رَحْمَتَ ٱللَّهِ قَرِيبٌۭ مِّنَ ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿56﴾

Feti Mehdiu

Dhe mos bëni turbullira në tokë, pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Mëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve.

وَهُوَ ٱلَّذِى يُرْسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشْرًۢا بَيْنَ يَدَىْ رَحْمَتِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَقَلَّتْ سَحَابًۭا ثِقَالًۭا سُقْنَٰهُ لِبَلَدٍۢ مَّيِّتٍۢ فَأَنزَلْنَا بِهِ ٱلْمَآءَ فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ ۚ كَذَٰلِكَ نُخْرِجُ ٱلْمَوْتَىٰ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ﴿57﴾

Feti Mehdiu

Ai është i cili dërgon erërat si përgëzues të mëshirë së vetë; kurse ata kur i nisin në lëvizje retë e rënda ne i shpiejmë kah ndonjë vend i vdekur dhe atje lëshojmë shiun, e me të bëjmë që të rriten frute të llojllojshme. Ashtu do të ngjallim edhe të vdekurit, mbase do të mblidhni mendjen!

وَٱلْبَلَدُ ٱلطَّيِّبُ يَخْرُجُ نَبَاتُهُۥ بِإِذْنِ رَبِّهِۦ ۖ وَٱلَّذِى خَبُثَ لَا يَخْرُجُ إِلَّا نَكِدًۭا ۚ كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يَشْكُرُونَ ﴿58﴾

Feti Mehdiu

Në vende të mira rriten bimë me vullnetin e Zotit të vet, kurse në ato që s’janë të mira mezi rritet diçka. Ja, ashtu Ne u shpalojmë argumentet tona njerëzve që janë mirënjohës.

لَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍۢ ﴿59﴾

Feti Mehdiu

Ne e patëm dërguar Nuhin te populli i tij dhe u tha: “O populli im, adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj të Ditës së madhe!”

قَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿60﴾

Feti Mehdiu

Por kryeparët e popullit të tij i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je në humbje të qartë”.

قَالَ يَٰقَوْمِ لَيْسَ بِى ضَلَٰلَةٌۭ وَلَٰكِنِّى رَسُولٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿61﴾

Feti Mehdiu

“O populli im!” – u tha ai, - “unë nuk jamë në humbje, por unë jam Profet i Zotit të botërave,

أُبَلِّغُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَأَنصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿62﴾

Feti Mehdiu

Ju komunikoj suhufet e Zotit tim dhe ju këshilloj, dhe unë nga All-llahu di atë që ju nuk e dini.

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍۢ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَلِتَتَّقُوا۟ وَلَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿63﴾

Feti Mehdiu

A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’ju tërheqë vërejtjen në mënyrë që të ruheni dhe ndoshta do të jeni të mëshiruar?”

فَكَذَّبُوهُ فَأَنجَيْنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ فِى ٱلْفُلْكِ وَأَغْرَقْنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا عَمِينَ ﴿64﴾

Feti Mehdiu

Por, ata e përgënjeshtruan, prandaj e shpëtuan atë edhe ata të cilët ishin me te në anije, kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm. Ata njëmend kanë qenë popull i verbër.

۞ وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ ۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ ﴿65﴾

Feti Mehdiu

Kurse Adit – vëllaun e tyre Hudin, “O populli im”, - u tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk keni frikë?”

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِى سَفَاهَةٍۢ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ ﴿66﴾

Feti Mehdiu

Kryeparët e popullit të tij të cilët nuk besuan i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je me të vërtetë i marrë dhe mendojmë se ti je përnjëmend rrenacak”.

قَالَ يَٰقَوْمِ لَيْسَ بِى سَفَاهَةٌۭ وَلَٰكِنِّى رَسُولٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿67﴾

Feti Mehdiu

“O populli im!” – tha ai, - nuk jam unë i marrë, por jam profet i Zotit të botërave;

أُبَلِّغُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَأَنَا۠ لَكُمْ نَاصِحٌ أَمِينٌ ﴿68﴾

Feti Mehdiu

Ju komunikoj traktatet e Zotit tim dhe unë për ju jam këshilltar besnik.

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍۢ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ ۚ وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعْدِ قَوْمِ نُوحٍۢ وَزَادَكُمْ فِى ٱلْخَلْقِ بَصْۜطَةًۭ ۖ فَٱذْكُرُوٓا۟ ءَالَآءَ ٱللَّهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿69﴾

Feti Mehdiu

A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’iu tërheqë vërejtjen? Kujtohuni se ai juve ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhit dhe ju shtoi forcën fizike. Kujtoni, pra dhuntitë e All-llahut për të arritur shpëtimin.

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ ٱللَّهَ وَحْدَهُۥ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا ۖ فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ﴿70﴾

Feti Mehdiu

Ata i thanë: “A na ke ardhur që t’i falemi vetëm All-llahut, e t’i lëmë ata të cilëve u janë falur të parët tanë?” Hajde le të na godasi ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je i sinqertë!”

قَالَ قَدْ وَقَعَ عَلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ رِجْسٌۭ وَغَضَبٌ ۖ أَتُجَٰدِلُونَنِى فِىٓ أَسْمَآءٍۢ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَٰنٍۢ ۚ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ ﴿71﴾

Feti Mehdiu

“Juve ju ka gjetur dënimi dhe hidhërimi i Zotit tuaj” – u tha ai. “A me mua po polemizoni me dofarë emrash me të cilët i keni emëruar ju vetë dhe të parët tuaj, për të cilët All-llahu kurrfarë argumenti nuk ka shpallur? Pritni pra, se edhe unë po pres me ju!”

فَأَنجَيْنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍۢ مِّنَّا وَقَطَعْنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا ۖ وَمَا كَانُوا۟ مُؤْمِنِينَ ﴿72﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne me mëshirën tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me te, kurse i shfarosëm, deri te i fundit, ata të cilët nuk ishin besimtarë dhe i përgënjeshtruan argumentet tona.

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَٰلِحًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمْ ءَايَةًۭ ۖ فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِىٓ أَرْضِ ٱللَّهِ ۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍۢ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿73﴾

Feti Mehdiu

Ndërsa Themudit – vëllaun e tyre Salihun. “O populli im!” – u tha ai, - Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Qe, ju ka ardhur fakti nga Zoti i juaj: kjo deve e All-llahut është argument për ju. Lëshone le të kullosë në tokë të All-llahut dhe mos e ngucni se do t’ju godas dënim i padurueshëm!

وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعْدِ عَادٍۢ وَبَوَّأَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ تَتَّخِذُونَ مِن سُهُولِهَا قُصُورًۭا وَتَنْحِتُونَ ٱلْجِبَالَ بُيُوتًۭا ۖ فَٱذْكُرُوٓا۟ ءَالَآءَ ٱللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ ﴿74﴾

Feti Mehdiu

Dhe përkujtone se u ka bërë trashëgimtarë të Adit dhe Ai u ka vendosur në tokë, nëpër rrafshinat e së cilës bëni pallate kurse nëpër male keni kurdisur shtëpi. Mendoni, pra, dhuntitë e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë duke bërë çrregullime!”

قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لِلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ لِمَنْ ءَامَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَٰلِحًۭا مُّرْسَلٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ قَالُوٓا۟ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلَ بِهِۦ مُؤْمِنُونَ ﴿75﴾

Feti Mehdiu

Kryeparët e popullit të tij, ata që bënë mendjemadhësi, u thanë atyre të dobtëve nga mesi i tyre të cilët besuan: “A e pranoni ju se Salihu është i dërguar nga Zoti i vet?” Ata thanë: “Ne i besojmë me të vërtetë tërë asaj që është dërguar me anë të tij”.

قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا بِٱلَّذِىٓ ءَامَنتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ ﴿76﴾

Feti Mehdiu

E ata të cilët ishin mendjemëdhenj thanë: “Ne pra, e mohojmë vendosmërisht atë që besoni ju”.

فَعَقَرُوا۟ ٱلنَّاقَةَ وَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ وَقَالُوا۟ يَٰصَٰلِحُ ٱئْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿77﴾

Feti Mehdiu

Dhe e therrën deven duke mos e përfilluar urdhërin e Zotit të tyre, po thanë: “O Salih, bëre le të na godasë ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je ti i dërguar!”

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دَارِهِمْ جَٰثِمِينَ ﴿78﴾

Feti Mehdiu

I përfshiu dridhja e trishtueshme dhe ata në mëngjes u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre,

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰقَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَةَ رَبِّى وَنَصَحْتُ لَكُمْ وَلَٰكِن لَّا تُحِبُّونَ ٱلنَّٰصِحِينَ ﴿79﴾

Feti Mehdiu

Kurse ai ishte larguar prej tyre dhe u tha: “O popull! Ju kam pas komunikuar traktatin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i doni këshilluesit”.

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَتَأْتُونَ ٱلْفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍۢ مِّنَ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿80﴾

Feti Mehdiu

Edhe Lutin, që i tha popullit të vet: “Përse bëni amoralitet që nuk e ka bërë askush në botë para jush?

إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهْوَةًۭ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌۭ مُّسْرِفُونَ ﴿81﴾

Feti Mehdiu

Ju i qaseni meshkujve me epsh, në vend të femrave. Po ju jeni popull që e teproni.

وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌۭ يَتَطَهَّرُونَ ﴿82﴾

Feti Mehdiu

Kurse përgjegja e popullit të tij ishte: Përzini ata nga qyteti juaj! Ata janë njerëz që ruhen shumë.

فَأَنجَيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ ﴿83﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata të humburit.

وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًۭا ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُجْرِمِينَ ﴿84﴾

Feti Mehdiu

Dhe atyre u lëshuam një shi dhe vetëm shiko si përfunduan amoralistët mizorë.

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ فَأَوْفُوا۟ ٱلْكَيْلَ وَٱلْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿85﴾

Feti Mehdiu

Dhe në Medjen – vëllaun e tyre Shuajbin. “O populli im! Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti i juaj, prandaj matni drejt me litër dhe me terezi dhe mos ua lini mangut njerëzve sendet e tyre, dhe mos e çrregulloni rendin në tokë pasi që në të është vënë rendi. Ajo është më mirë për ju nëse besoni.

وَلَا تَقْعُدُوا۟ بِكُلِّ صِرَٰطٍۢ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِهِۦ وَتَبْغُونَهَا عِوَجًۭا ۚ وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلًۭا فَكَثَّرَكُمْ ۖ وَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ ﴿86﴾

Feti Mehdiu

Dhe mos vëni prita në secilën rrugë, të kërcënoheni dhe të shmangni nga rruga e All-llahut, ata të cilët i besojnë Atij, dhe të përpiqeni ta shtrembëroni. Dhe përkujtone kur ishit pak dhe Ai ju bëri shumë dhe shikoni si kanë përfunduar ngatrrestarët.

وَإِن كَانَ طَآئِفَةٌۭ مِّنكُمْ ءَامَنُوا۟ بِٱلَّذِىٓ أُرْسِلْتُ بِهِۦ وَطَآئِفَةٌۭ لَّمْ يُؤْمِنُوا۟ فَٱصْبِرُوا۟ حَتَّىٰ يَحْكُمَ ٱللَّهُ بَيْنَنَا ۚ وَهُوَ خَيْرُ ٱلْحَٰكِمِينَ ﴿87﴾

Feti Mehdiu

Nëse disa prej jush besojnë në atë që është dërguar me anën time, kurse një grup tjetër nuk besuan, kini durim deri sa të na gjykojë All-llahu, sepse Ai është gjykatësi më i mirë.

۞ قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَنُخْرِجَنَّكَ يَٰشُعَيْبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَكَ مِن قَرْيَتِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا ۚ قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَٰرِهِينَ ﴿88﴾

Feti Mehdiu

Kryeparët e popullit të tij, të cilët ishin mendjemëdhenj, thanë: “O Shuajb! Ne gjithsesi do të përzëmë nga qyteti ynë ty edhe ata që besuan me ty, ose pa tjetër do të ktheheni në fenë tonë”, “A edhe përkundër dëshirës tonë?” – tha ai.

قَدِ ٱفْتَرَيْنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنْ عُدْنَا فِى مِلَّتِكُم بَعْدَ إِذْ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنْهَا ۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَا ۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًا ۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْنَا ۚ رَبَّنَا ٱفْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِٱلْحَقِّ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْفَٰتِحِينَ ﴿89﴾

Feti Mehdiu

“Do të kishim shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut sikur të ktheheshim në fenë tuaj, pasi që na pat shpëtuar All-llahut prej asaj. Ne nuk mund të kthehemi në të, pa dashur All-llahu, Zoti ynë, sepse Zoti ynë ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te All-llahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!”

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعْتُمْ شُعَيْبًا إِنَّكُمْ إِذًۭا لَّخَٰسِرُونَ ﴿90﴾

Feti Mehdiu

Kurse kryeparët e popullit të tij, ata të cilët nuk kanë besuar, thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, ju atëherë pa dyshim jeni të humbur”.

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دَارِهِمْ جَٰثِمِينَ ﴿91﴾

Feti Mehdiu

Dhe i goditi dridhje e fortë dhe në mëngjes u gjetën kërcuj në shtëpitë e veta.

ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ شُعَيْبًۭا كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَا ۚ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ شُعَيْبًۭا كَانُوا۟ هُمُ ٱلْخَٰسِرِينَ ﴿92﴾

Feti Mehdiu

Ata që e kanë konsideruar Shuajbin rrenacak, sikur asnjëherë nuk jetuan me të, - dhe ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, ata kanë qenë të humbur.

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰقَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَنَصَحْتُ لَكُمْ ۖ فَكَيْفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوْمٍۢ كَٰفِرِينَ ﴿93﴾

Feti Mehdiu

Prandaj, ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Ju kam komunikuar traktatet e Zotit tim dhe ju kam këshilluar, e si të vuaj për popullin mosbesimtar?”

وَمَآ أَرْسَلْنَا فِى قَرْيَةٍۢ مِّن نَّبِىٍّ إِلَّآ أَخَذْنَآ أَهْلَهَا بِٱلْبَأْسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ ﴿94﴾

Feti Mehdiu

Dhe asnjë ferrëfyes nuk e kemi dërguar në ndonjë qytet e banorët e tij të mos i kemi dënuar me skamje e sëmundje në mënyrë që të përulen.

ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ ٱلسَّيِّئَةِ ٱلْحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَوا۟ وَّقَالُوا۟ قَدْ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ فَأَخَذْنَٰهُم بَغْتَةًۭ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ﴿95﴾

Feti Mehdiu

Pastaj e zëvendësonim të keqen me mirësi derisa të përparojnë dhe të thonë: “Edhe baballarët tanë janë sprovuar me pikëllime edhe gëzime”, - e pastaj ata i grabitëm papritmas dhe aspak nuk e hetuan.

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ ٱلْقُرَىٰٓ ءَامَنُوا۟ وَٱتَّقَوْا۟ لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَٰتٍۢ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ وَلَٰكِن كَذَّبُوا۟ فَأَخَذْنَٰهُم بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ ﴿96﴾

Feti Mehdiu

Dhe sikur të kishin besuar banorët e fshatrave dhe të ishin ruajtur, Ne atyre do t’u kishim dërguar bekime nga qielli edhe nga toka, por ata kanë përgënjeshtruar andaj i kemi goditur me diçka që e kanë merituar.

أَفَأَمِنَ أَهْلُ ٱلْقُرَىٰٓ أَن يَأْتِيَهُم بَأْسُنَا بَيَٰتًۭا وَهُمْ نَآئِمُونَ ﴿97﴾

Feti Mehdiu

Ata janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i goditë dënimi im deri sa ata flejnë natën?

أَوَأَمِنَ أَهْلُ ٱلْقُرَىٰٓ أَن يَأْتِيَهُم بَأْسُنَا ضُحًۭى وَهُمْ يَلْعَبُونَ ﴿98﴾

Feti Mehdiu

Ose, a janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i gjejë dënimi ynë në ditën deri sa ata luajnë?

أَفَأَمِنُوا۟ مَكْرَ ٱللَّهِ ۚ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْخَٰسِرُونَ ﴿99﴾

Feti Mehdiu

A janë ata të sigurt në kurthën e All-llahut? Kurthën e All-llahut e kanë të siguruar vetëm njerëzit e humbur.

أَوَلَمْ يَهْدِ لِلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِ أَهْلِهَآ أَن لَّوْ نَشَآءُ أَصَبْنَٰهُم بِذُنُوبِهِمْ ۚ وَنَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ ﴿100﴾

Feti Mehdiu

Ata të cilët trashëgojnë tokën e banorëve të saj të mëparshëm, a nuk i çon në rrugë të drejtë fakti se po të duam ata i godisim me gabimet e tyre dhe zemrat e tyre i vulosim, e ata nuk do të dëgjojnë.

تِلْكَ ٱلْقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنۢبَآئِهَا ۚ وَلَقَدْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُوا۟ لِيُؤْمِنُوا۟ بِمَا كَذَّبُوا۟ مِن قَبْلُ ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلْكَٰفِرِينَ ﴿101﴾

Feti Mehdiu

Lidhur me ato fshatra po t’i rrëfejmë ty disa nga ato ngjarje. Atyre profetët e vet u kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk kanë dashur të besojnë në atë që e patën përgënjeshtruar më parë. Ashtu i ka vulosur All-llahu zemrat e mosbesimtarëve,

وَمَا وَجَدْنَا لِأَكْثَرِهِم مِّنْ عَهْدٍۢ ۖ وَإِن وَجَدْنَآ أَكْثَرَهُمْ لَفَٰسِقِينَ ﴿102﴾

Feti Mehdiu

Kurse ne e kemi ditur se shumica e tyre nuk e mbajnë besën, dhe e kemi ditur se shumica, njëmend, janë gabimtarë.

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنۢ بَعْدِهِم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَظَلَمُوا۟ بِهَا ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ ﴿103﴾

Feti Mehdiu

Pastaj pas atyre, ia kemi dërguar Faraonit dhe parisë së tij, Musaun me argumentet tona, por ata këtij i bënë krime, e ti shikoi si kanë përfunduar ngatrrestarët.

وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰفِرْعَوْنُ إِنِّى رَسُولٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿104﴾

Feti Mehdiu

Dhe Musa tha: “O Faraon, unë jam Profet i Zotit të botërave!

حَقِيقٌ عَلَىٰٓ أَن لَّآ أَقُولَ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ ۚ قَدْ جِئْتُكُم بِبَيِّنَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَرْسِلْ مَعِىَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ﴿105﴾

Feti Mehdiu

Kam detyrë të them vetëm të vërtetën për All-llahun. Ju kam sjell argumente të qarta nga Zoti juaj, lëri pra le të vijnë me mua izraelitët!”

قَالَ إِن كُنتَ جِئْتَ بِـَٔايَةٍۢ فَأْتِ بِهَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ﴿106﴾

Feti Mehdiu

“Nëse ke sjellë argument”, - i tha (faraoni) – “tregoje nëse flet të vërtetën!”

فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِىَ ثُعْبَانٌۭ مُّبِينٌۭ ﴿107﴾

Feti Mehdiu

Dhe ai e lëshoi shkopin e vet – kur ai, ja, gjarpër i vërtetë!

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِىَ بَيْضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ ﴿108﴾

Feti Mehdiu

dhe nxorri dorën e vet – e ajo krejt e bardhë për të pranishmit.

قَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٌۭ ﴿109﴾

Feti Mehdiu

Kryeparia e popullit të Faraonit thanë: “Ky vërtetë është magjitar i zhdërvjelltë,

يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُمْ ۖ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ ﴿110﴾

Feti Mehdiu

Dëshiron t’ju nxjerrë nga toka e juaj. Çka thuani ju?

قَالُوٓا۟ أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَأَرْسِلْ فِى ٱلْمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ﴿111﴾

Feti Mehdiu

“Vonoje atë dhe vëlaun e tij, - i thanë, - dhe dërgo në qytet ata që do t’i tubojnë,

يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٍۢ ﴿112﴾

Feti Mehdiu

Dhe po t’i sjellin ty tërë magjistarët e zhdërvjelltë”.

وَجَآءَ ٱلسَّحَرَةُ فِرْعَوْنَ قَالُوٓا۟ إِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ ٱلْغَٰلِبِينَ ﴿113﴾

Feti Mehdiu

dhe i erdhën Faraonit magjistarët dhe i thanë: “Nëse dalim ngadhnjimtarë a do të kemi njëmend shpërblim?

قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ لَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ﴿114﴾

Feti Mehdiu

“Po”, - u tha ai, - “dhe me të vërtetë do t’u kemë të afërt”.

قَالُوا۟ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلْقِىَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ نَحْنُ ٱلْمُلْقِينَ ﴿115﴾

Feti Mehdiu

“O Musa”, - i thanë, - a do t’i lëshosh ti apo t’i lëshojmë ne?”

قَالَ أَلْقُوا۟ ۖ فَلَمَّآ أَلْقَوْا۟ سَحَرُوٓا۟ أَعْيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَآءُو بِسِحْرٍ عَظِيمٍۢ ﴿116﴾

Feti Mehdiu

“Lëshoni ju!” – u tha ai. Dhe kur i lëshuan i magjepsën sytë e njerëzve dhe shumë i frikësuan, sepse u shfaqën magji të mëdha.

۞ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَإِذَا هِىَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ ﴿117﴾

Feti Mehdiu

Kurse ne i komunikuam Musaut: “Lëshoje shkopin tënd!” dhe ai menjëherë i përbiu të gjitha ato gënjeshtra.

فَوَقَعَ ٱلْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿118﴾

Feti Mehdiu

Dhe doli në shesh e vërteta kurse ajo që kishin bërë ata u prish,

فَغُلِبُوا۟ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُوا۟ صَٰغِرِينَ ﴿119﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata u mundën aty dhe mbetën të poshtëruar,

وَأُلْقِىَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ ﴿120﴾

Feti Mehdiu

Kurse magjistarët ranë në sexhde.

قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿121﴾

Feti Mehdiu

“Ne i besojmë Zotit të botërave, thanë,

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ﴿122﴾

Feti Mehdiu

Zotit të Musaut dhe Harunit!”

قَالَ فِرْعَوْنُ ءَامَنتُم بِهِۦ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكْرٌۭ مَّكَرْتُمُوهُ فِى ٱلْمَدِينَةِ لِتُخْرِجُوا۟ مِنْهَآ أَهْلَهَا ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ﴿123﴾

Feti Mehdiu

“A t’i besoni para se t’u jap unë leje”, u tha Faraoni. “Kjo është me të vërtetë kurthë që keni kurdisur në qytet për të përzënë prej andej banorët e tij, por do ta shihni!

لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَٰفٍۢ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ ﴿124﴾

Feti Mehdiu

Do t’ua këpus, pa dyshim, duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’iu gozhdoj të tërëve”

قَالُوٓا۟ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ﴿125﴾

Feti Mehdiu

Ata i thanë: “Ne me të vërtetë i drejtohemi Zotit tonë!

وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنْ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتْنَا ۚ رَبَّنَآ أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًۭا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ ﴿126﴾

Feti Mehdiu

E ti neve na hakmirresh vetëm pse i besuam argumenteve të Zotit tonë, që na erdhën. O Zoti ynë, na bën të fortë dhe të vdesim me durim e si besimtarë!”

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوْمَهُۥ لِيُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَيَذَرَكَ وَءَالِهَتَكَ ۚ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبْنَآءَهُمْ وَنَسْتَحْىِۦ نِسَآءَهُمْ وَإِنَّا فَوْقَهُمْ قَٰهِرُونَ ﴿127﴾

Feti Mehdiu

Kurse kryeparët e popullit të Faraonit thanë: “A do ta lësh Musaun dhe popullin e tij të bëjnë turbullira në tokë dhe të lënë ty dhe zotërat tuaj?” Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë e tyre, kurse femrat do t’ua lëmë të jetojnë. Ne me të vërtetë jemi sundues të atyre”.

قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱسْتَعِينُوا۟ بِٱللَّهِ وَٱصْبِرُوٓا۟ ۖ إِنَّ ٱلْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ وَٱلْعَٰقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ ﴿128﴾

Feti Mehdiu

Musa i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe jini të durueshëm! Toka është me siguri e All-llahut. Ai ua lë në trashigim kujt të dojë nga robërit e vet; kurse e ardhmja është e atyre që ruhen”.

قَالُوٓا۟ أُوذِينَا مِن قَبْلِ أَن تَأْتِيَنَا وَمِنۢ بَعْدِ مَا جِئْتَنَا ۚ قَالَ عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُهْلِكَ عَدُوَّكُمْ وَيَسْتَخْلِفَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ ﴿129﴾

Feti Mehdiu

“Kemi qenë të maltretuar, - thanë ata, - para se të vije ti, por edhe aps ardhjes tënde”. Ndërsa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lërë mëkëmbës të tyre në tokë, për të parë se si do të veproni”.

وَلَقَدْ أَخَذْنَآ ءَالَ فِرْعَوْنَ بِٱلسِّنِينَ وَنَقْصٍۢ مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ ﴿130﴾

Feti Mehdiu

Dhe familjen e Faraonit ne e dënuam me vite urie dhe joplleshmërie. Ndoshta po mbledhin mend!

فَإِذَا جَآءَتْهُمُ ٱلْحَسَنَةُ قَالُوا۟ لَنَا هَٰذِهِۦ ۖ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌۭ يَطَّيَّرُوا۟ بِمُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ ۗ أَلَآ إِنَّمَا طَٰٓئِرُهُمْ عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ﴿131﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur u vjen mirë atyre thonë: “Këtë e kemi merituar”, por kur i godit ndonjë e keqe, fajsonin Musaun dhe ata që ishin me te. Por jo! E keqja e tyre është nga All-llahu, por shumica e tyre nuk e dinë!

وَقَالُوا۟ مَهْمَا تَأْتِنَا بِهِۦ مِنْ ءَايَةٍۢ لِّتَسْحَرَنَا بِهَا فَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ ﴿132﴾

Feti Mehdiu

Dhe thonë: “Çfarëdo argumenti që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne ty nuk do të besojmë!”

فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلطُّوفَانَ وَٱلْجَرَادَ وَٱلْقُمَّلَ وَٱلضَّفَادِعَ وَٱلدَّمَ ءَايَٰتٍۢ مُّفَصَّلَٰتٍۢ فَٱسْتَكْبَرُوا۟ وَكَانُوا۟ قَوْمًۭا مُّجْرِمِينَ ﴿133﴾

Feti Mehdiu

Prandaj ne atyre u lëshuam përmbytjen, edhe karkalecat, edhe rriçnën, edhe bretkosat, edhe gja; argumente të qarta, por ata bënë mendjemadhësi; kanë qenë popull mëkatarë.

وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيْهِمُ ٱلرِّجْزُ قَالُوا۟ يَٰمُوسَى ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ ۖ لَئِن كَشَفْتَ عَنَّا ٱلرِّجْزَ لَنُؤْمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرْسِلَنَّ مَعَكَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ﴿134﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur i goditi i papritura, thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd – ashtu siç ta ka dhënë besën ty. Nëse na liron nga kjo e keqe, ne patjetër do të besojmë ty dhe padyshim do t’i dërgojmë me ty izraelitët”.

فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ ٱلرِّجْزَ إِلَىٰٓ أَجَلٍ هُم بَٰلِغُوهُ إِذَا هُمْ يَنكُثُونَ ﴿135﴾

Feti Mehdiu

Por kur i çliruam nga ajo e keqe – për një afat të caktuar që do të arrijnë – ata nuk e mbajtën fjalën,

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ ﴿136﴾

Feti Mehdiu

Prandaj ne i dënuam dhe i përmbytëm në det, sepse i përgënjeshtruan ajetet tona dhe ishin indiferentë ndaj tyre,

وَأَوْرَثْنَا ٱلْقَوْمَ ٱلَّذِينَ كَانُوا۟ يُسْتَضْعَفُونَ مَشَٰرِقَ ٱلْأَرْضِ وَمَغَٰرِبَهَا ٱلَّتِى بَٰرَكْنَا فِيهَا ۖ وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ ٱلْحُسْنَىٰ عَلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ بِمَا صَبَرُوا۟ ۖ وَدَمَّرْنَا مَا كَانَ يَصْنَعُ فِرْعَوْنُ وَقَوْمُهُۥ وَمَا كَانُوا۟ يَعْرِشُونَ ﴿137﴾

Feti Mehdiu

Kurse popullin e shtypur e bëmë trashigimtar të anëve lindore dhe perëndimore, të tokës që e kemi bekuar, dhe u plotësua fjala e mirë e Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak se patën durim, dhe e bëmë rrafsh me tokë atë çka e kishte ndërtuar dhe ishte kujdesur Faraoni dhe populli i tij.

وَجَٰوَزْنَا بِبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْبَحْرَ فَأَتَوْا۟ عَلَىٰ قَوْمٍۢ يَعْكُفُونَ عَلَىٰٓ أَصْنَامٍۢ لَّهُمْ ۚ قَالُوا۟ يَٰمُوسَى ٱجْعَل لَّنَآ إِلَٰهًۭا كَمَا لَهُمْ ءَالِهَةٌۭ ۚ قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌۭ تَجْهَلُونَ ﴿138﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, dhe erdhën te një popull që adhuronte idolet e veta. “O Musa, - i thanë, - na e bën edhe ti neve një Zot siç kanë edhe ata zotër!” Ai, u tha: “Ju njëmend jeni popull injorant”.

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ مُتَبَّرٌۭ مَّا هُمْ فِيهِ وَبَٰطِلٌۭ مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿139﴾

Feti Mehdiu

Pamëdyshje kjo që adhurojnë këta do të shkatërrohet dhe çka po bëjnë ata nuk ka kurrfarë vlere.

قَالَ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَبْغِيكُمْ إِلَٰهًۭا وَهُوَ فَضَّلَكُمْ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿140﴾

Feti Mehdiu

A në vend të All-llahut t’u gjej tjetër Zot, e Ai ju ka dalluar nga të tjerët?

وَإِذْ أَنجَيْنَٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ ۖ يُقَتِّلُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌۭ ﴿141﴾

Feti Mehdiu

Dhe pasi që u shpëtuam nga familja e Faraonit, të cilët ju venin në mundime të rënda: ua mbysnin djemtë tuaj dhe femrat ua linin në jetë. Në këtë ka qenë një sprovë e rëndë nga ana e Zotit tuaj të madhërishëm.

۞ وَوَٰعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَٰثِينَ لَيْلَةًۭ وَأَتْمَمْنَٰهَا بِعَشْرٍۢ فَتَمَّ مِيقَٰتُ رَبِّهِۦٓ أَرْبَعِينَ لَيْلَةًۭ ۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَٰرُونَ ٱخْلُفْنِى فِى قَوْمِى وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ ٱلْمُفْسِدِينَ ﴿142﴾

Feti Mehdiu

Ne i kemi caktuar Musaut tridhjetë netë dhe këtë e plotësuam edhe me dhjetë, andaj koha që caktoi Zoti i tij (për takim që t’i japë Tevratin) u plotësua, dyzet netë. Dhe Musau i pat thënë vëllaut të vet Harunit: “Më zëvendëso te populli im, dhe mbaj rend e mos paso rrugët e ngatrrestarëve!”

وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِىٓ أَنظُرْ إِلَيْكَ ۚ قَالَ لَن تَرَىٰنِى وَلَٰكِنِ ٱنظُرْ إِلَى ٱلْجَبَلِ فَإِنِ ٱسْتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوْفَ تَرَىٰنِى ۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكًّۭا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًۭا ۚ فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبْحَٰنَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿143﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur na erdh Musa në kohën e caktuar, dhe i foli Zoti i tij, ai i tha: “O Zoti im, shfaqmu të të shoh!” “Nuk mundesh të më shohish”, - i tha, - por shikoje kodrën, e nëse ajo mbetet në vendin e vet, do të më shohësh”. Por kur Zoti i tij iu shfaq kodrës, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musa ra pa mend. Dhe kur erdhi në vete tha: “Ty të lartësoj! Të pendohem. Unë jam besimtari i parë!”

قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّى ٱصْطَفَيْتُكَ عَلَى ٱلنَّاسِ بِرِسَٰلَٰتِى وَبِكَلَٰمِى فَخُذْ مَآ ءَاتَيْتُكَ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ﴿144﴾

Feti Mehdiu

“O Musa, - i tha Ai, - unë ty të kam zgjedhur nga njerëzit tjerë me komunikimin tim dhe me fjalën time. Prandaj merre atë çka ta jap dhe jij mirënjohës!”

وَكَتَبْنَا لَهُۥ فِى ٱلْأَلْوَاحِ مِن كُلِّ شَىْءٍۢ مَّوْعِظَةًۭ وَتَفْصِيلًۭا لِّكُلِّ شَىْءٍۢ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍۢ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا۟ بِأَحْسَنِهَا ۚ سَأُو۟رِيكُمْ دَارَ ٱلْفَٰسِقِينَ ﴿145﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne atij ia shkruam këshillën për çdo send në pllaka edhe sqarime për çdo send. Pranoi ato bindshëm dhe urdhëroje popullin tënd të marrin atë që është më e mirë!” Do t’ua tregoj vendin e mbrapshtarëve.

سَأَصْرِفُ عَنْ ءَايَٰتِىَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍۢ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًۭا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلْغَىِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًۭا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَٰفِلِينَ ﴿146﴾

Feti Mehdiu

Do t’i largoj nga argumentet e mia ata të cilët bëjnë mendjemadhësi në tokë pa kurrfarë arsyeje. Edhe pse i shohin tërë argumentet – nuk u besojnë, edhe pse e shohin rrugën e drejtë – nuk e pranojnë si rrugë të drejtë, po nëse shohin rrugë pa krye atë e marrin për rrugë. Kjo bëhet për shkak se kanë përgënjeshtruar argumentet tona dhe kanë qenë indiferentë ndaj atyre.

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلْءَاخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿147﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona dhe ballafaqimin në botën tjetër, vepra e tyre janë shkatërruar. A po shpërblehen ndryshe, përveç se si kanë punuar?

وَٱتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًۭا جَسَدًۭا لَّهُۥ خُوَارٌ ۚ أَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ۘ ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُوا۟ ظَٰلِمِينَ ﴿148﴾

Feti Mehdiu

dhe populli i Musaut, pasi shkoi ai, pranoi një viç (për idol) nga stolitë e tyre, një figurë që pëlliste. A nuk kanë parë se ai nuk u flet dhe se nuk i përudh në rrugë të drejtë? E pranuan atë dhe bënë gabim, mizori.

وَلَمَّا سُقِطَ فِىٓ أَيْدِيهِمْ وَرَأَوْا۟ أَنَّهُمْ قَدْ ضَلُّوا۟ قَالُوا۟ لَئِن لَّمْ يَرْحَمْنَا رَبُّنَا وَيَغْفِرْ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ ﴿149﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur e kuptuan gabimin dhe e panë se kanë humbur, thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me të vërtetë do të jemi të humbur”.

وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَٰنَ أَسِفًۭا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِى مِنۢ بَعْدِىٓ ۖ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ ۖ وَأَلْقَى ٱلْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيْهِ ۚ قَالَ ٱبْنَ أُمَّ إِنَّ ٱلْقَوْمَ ٱسْتَضْعَفُونِى وَكَادُوا۟ يَقْتُلُونَنِى فَلَا تُشْمِتْ بِىَ ٱلْأَعْدَآءَ وَلَا تَجْعَلْنِى مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿150﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur u kthye Musa te populli i vet, i hidhëruar dhe i pikëlluar, tha: “Po shumë keq jeni sjellë pasi shkova unë! A deshët ta shpejtoni urdhërin e Zotit tuaj?” – dhe i hudhi pllakat, kurse vëllaun e vet e kapi për flokësh dhe e tërhoqi kah vetja. “O bir i nënës time!, - i tha, (harunit) populli më ka parë të dobët dhe përpak desh më mbytën; mos bën të më hakmirren armiqtë dhe mos më konsidero prej atyre që kanë bërë mizori”.

قَالَ رَبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِأَخِى وَأَدْخِلْنَا فِى رَحْمَتِكَ ۖ وَأَنتَ أَرْحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ﴿151﴾

Feti Mehdiu

“O Zoti im!, - u lut Musa, - më fal mua dhe vëllaun tim dhe na prano në ëmshirën Tënde, Ti je më i mëshirshmi i të mëshirshmëve!”

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ ٱلْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌۭ مِّن رَّبِّهِمْ وَذِلَّةٌۭ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُفْتَرِينَ ﴿152﴾

Feti Mehdiu

Ata të cilëtpatën pranuar viçin do t’i arrijë njëmend hidhërimi i Zotit të tyre edhe poshtërimi i kësaj bote. Ashtu ne i shpërblejmë shpifsat.

وَٱلَّذِينَ عَمِلُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ثُمَّ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِهَا وَءَامَنُوٓا۟ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعْدِهَا لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ﴿153﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia e pastaj janë penduar dhe besojnë, Zoti yt, pas kësaj, me siguri fal dhe është mëshirëplotë.

وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى ٱلْغَضَبُ أَخَذَ ٱلْأَلْوَاحَ ۖ وَفِى نُسْخَتِهَا هُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّلَّذِينَ هُمْ لِرَبِّهِمْ يَرْهَبُونَ ﴿154﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur i kaloi Musaut hidhërimi, ai mori pllakat në tekstin e të cilave ishte udhëzimi dhe mëshira për ata të cilët i frikësohen hidhërimit të Zotit të tyre.

وَٱخْتَارَ مُوسَىٰ قَوْمَهُۥ سَبْعِينَ رَجُلًۭا لِّمِيقَٰتِنَا ۖ فَلَمَّآ أَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ قَالَ رَبِّ لَوْ شِئْتَ أَهْلَكْتَهُم مِّن قَبْلُ وَإِيَّٰىَ ۖ أَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَّآ ۖ إِنْ هِىَ إِلَّا فِتْنَتُكَ تُضِلُّ بِهَا مَن تَشَآءُ وَتَهْدِى مَن تَشَآءُ ۖ أَنتَ وَلِيُّنَا فَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَا ۖ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْغَٰفِرِينَ ﴿155﴾

Feti Mehdiu

Dhe Musa i zgjodhi nga populli i vet shtatdhjetë vetë për vendtakimin me ne. por kur i goditi dridhja, ai tha: “O Zoti im, të kishe dashur ti ke mund t’i zhdukësh ata edhe mua qysh më parë. A të na zhdukësh për shkak të veprimit të disa t marrëve nga mesi ynë? Ajo është vetëm sprovë jotja me të cilën Ti cilindo e lë në humbje, e cilindo e udhëzon në rrugë të drejtë. Ti je Zoti ynë, andaj na fal dhe na mëshiro, sepse ti fal më së shumti.

۞ وَٱكْتُبْ لَنَا فِى هَٰذِهِ ٱلدُّنْيَا حَسَنَةًۭ وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ إِنَّا هُدْنَآ إِلَيْكَ ۚ قَالَ عَذَابِىٓ أُصِيبُ بِهِۦ مَنْ أَشَآءُ ۖ وَرَحْمَتِى وَسِعَتْ كُلَّ شَىْءٍۢ ۚ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِنَا يُؤْمِنُونَ ﴿156﴾

Feti Mehdiu

Dhe na jep mirësi në këtë botë, edhe në botën tjetër, - ne, me të vërtetë jemi kthyer kah ti”. “Me dënimin tim unë dënoj cilin të dua, - tha ai – kurse mëshira ime ngërthen çdo send. Do t’ua jap atyre të cilët shmangen prej mëkatesh dhe japin zeqatë, dhe atyre të cilët besojnë në argumentet tona,

ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلرَّسُولَ ٱلنَّبِىَّ ٱلْأُمِّىَّ ٱلَّذِى يَجِدُونَهُۥ مَكْتُوبًا عِندَهُمْ فِى ٱلتَّوْرَىٰةِ وَٱلْإِنجِيلِ يَأْمُرُهُم بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَىٰهُمْ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ ٱلْخَبَٰٓئِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَٱلْأَغْلَٰلَ ٱلَّتِى كَانَتْ عَلَيْهِمْ ۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِهِۦ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَٱتَّبَعُوا۟ ٱلنُّورَ ٱلَّذِىٓ أُنزِلَ مَعَهُۥٓ ۙ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ﴿157﴾

Feti Mehdiu

Ata që pasojnë Profetin, ferrëfyes analfabet, të cilin e gjejnë të paralajmëruar në librat e veta, në Tevrat dhe Inxhil, që prej atyre kërkon të bëjnë vepra të mira dhe i pengon nga të pamirat, i cili u lejon ushqime të mira dhe u ndalon të këqiat, dhe i çliron nga barrat e vështirësitë që kanë pasur. Prandaj ata që i besojnë atij, të cilët do ta përkrahin dhe ndihmojnë dhe pasojnë dritën e dërguar me anë të tij, ata, s’ka dyshim, janë të shpëtuar.

قُلْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِىِّ ٱلْأُمِّىِّ ٱلَّذِى يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ ﴿158﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “O njerëz, unë për të gjithë ju, jam Profet i All-llahut. Pushteti i Tij është edhe në qiej edhe në tokë. Nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Ai ju vdes dheju ngjallë, prandaj besoni në All-llahun dhe Profetin e tij, ferrëfyes analfabet, i cili beson në All-llahun dhe fjalët e tij; pasone atë që të jeni në rrugë të drejtë!”

وَمِن قَوْمِ مُوسَىٰٓ أُمَّةٌۭ يَهْدُونَ بِٱلْحَقِّ وَبِهِۦ يَعْدِلُونَ ﴿159﴾

Feti Mehdiu

Nga populli i Musaut ka një grup njerëzish të cilët udhëzojnë në rrugë të drejtë dhe atë e zbatojnë me drejtësi.

وَقَطَّعْنَٰهُمُ ٱثْنَتَىْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًۭا ۚ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسْتَسْقَىٰهُ قَوْمُهُۥٓ أَنِ ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ ۖ فَٱنۢبَجَسَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًۭا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍۢ مَّشْرَبَهُمْ ۚ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْغَمَٰمَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا۟ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقْنَٰكُمْ ۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ ﴿160﴾

Feti Mehdiu

Edhe ne i shpërndamë në dymbëdhjetë fise, dhe Musaut, kur i kërkoi populli i tij ujë, i kumtuam: “Mëshoi gurit me shkopin tënd!” dhe prej aty shpërthyen dymbëdhjetë burime, e secili fis e dinte se prej cilit burim do të pijë. Kurse ne i bëmë hije prej reve dhe u dhamë fëllënza dhe mena (lloj lëngu i ëmbël). Hani gjërat e mira me të cilat ju furnizojmë!” Ata nuk na kanë bërë neve padrejtësi, ata vetvetes i kanë bërë padrejtësi.

وَإِذْ قِيلَ لَهُمُ ٱسْكُنُوا۟ هَٰذِهِ ٱلْقَرْيَةَ وَكُلُوا۟ مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ وَقُولُوا۟ حِطَّةٌۭ وَٱدْخُلُوا۟ ٱلْبَابَ سُجَّدًۭا نَّغْفِرْ لَكُمْ خَطِيٓـَٰٔتِكُمْ ۚ سَنَزِيدُ ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿161﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur iu tha: “Vendosuni në këtë fshat dhe hani prej nga të duani dhe thuani: “Na fal?! Dhe në derë hyni me përulje, - do t’ua falim mëkatet tuaja. Edhe punëmirëve do t’ua shtojmë”.

فَبَدَّلَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنْهُمْ قَوْلًا غَيْرَ ٱلَّذِى قِيلَ لَهُمْ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِجْزًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُوا۟ يَظْلِمُونَ ﴿162﴾

Feti Mehdiu

Pastaj, ata të padrejtët, ndër ata, i ndërruan fjalët me tjera fjalë, nga ata që u ishin thënë. Edhe ne mbi ata kemi zbritur dënimin nga qielli për shkak se gjithmonë kanë qenë të padrejtë.

وَسْـَٔلْهُمْ عَنِ ٱلْقَرْيَةِ ٱلَّتِى كَانَتْ حَاضِرَةَ ٱلْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِى ٱلسَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًۭا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ ۙ لَا تَأْتِيهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُم بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ ﴿163﴾

Feti Mehdiu

Dhe pyeti ata për fshatin që gjendej buzë detit kur e thyen dispozitën për të shtundën, kur peshqit, para syve të tyre, u vinin deri sa e festonin të shtundën, dhe kur nuk e festonin më, ata nuk u vinin më. Ja, ashtu i kemi vënë në sprovë për shkak se gjithmonë kanë gabuar.

وَإِذْ قَالَتْ أُمَّةٌۭ مِّنْهُمْ لِمَ تَعِظُونَ قَوْمًا ۙ ٱللَّهُ مُهْلِكُهُمْ أَوْ مُعَذِّبُهُمْ عَذَابًۭا شَدِيدًۭا ۖ قَالُوا۟ مَعْذِرَةً إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ ﴿164﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur një grup prej tyre i thanë: “Pse këshilloni një popull të cilin All-llahu do ta shkatërrojë ose do ta dënojë me mundime të rënda”? Ata u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do të shmangen pak prej mëkateve”.

فَلَمَّا نَسُوا۟ مَا ذُكِّرُوا۟ بِهِۦٓ أَنجَيْنَا ٱلَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ ٱلسُّوٓءِ وَأَخَذْنَا ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ بِعَذَابٍۭ بَـِٔيسٍۭ بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ ﴿165﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur e harruan atë me çka ishn të qortuar, ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqia, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë mbrapshtanë.

فَلَمَّا عَتَوْا۟ عَن مَّا نُهُوا۟ عَنْهُ قُلْنَا لَهُمْ كُونُوا۟ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ ﴿166﴾

Feti Mehdiu

Dhe pasi që ata me ngulm refuzuan të heqin dorë nga ajo që u ndalohet, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!”

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَن يَسُومُهُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ ۗ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ ٱلْعِقَابِ ۖ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ﴿167﴾

Feti Mehdiu

Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë.

وَقَطَّعْنَٰهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ أُمَمًۭا ۖ مِّنْهُمُ ٱلصَّٰلِحُونَ وَمِنْهُمْ دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَبَلَوْنَٰهُم بِٱلْحَسَنَٰتِ وَٱلسَّيِّـَٔاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ﴿168﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne ata i kemi shpërndarë nëpër tokë si popuj: ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; dhe ne i kemi sprovuar me të mira edhe me të këqia, ndoshta vijnë në veti!

فَخَلَفَ مِنۢ بَعْدِهِمْ خَلْفٌۭ وَرِثُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ يَأْخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا ٱلْأَدْنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغْفَرُ لَنَا وَإِن يَأْتِهِمْ عَرَضٌۭ مِّثْلُهُۥ يَأْخُذُوهُ ۚ أَلَمْ يُؤْخَذْ عَلَيْهِم مِّيثَٰقُ ٱلْكِتَٰبِ أَن لَّا يَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ وَدَرَسُوا۟ مَا فِيهِ ۗ وَٱلدَّارُ ٱلْءَاخِرَةُ خَيْرٌۭ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿169﴾

Feti Mehdiu

dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blenin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ultë dhe thoshin: “Do të na falet!” Po në qoftë se prapë u vjenë n’doresh diçka e tillë, do ta bënin. A nuk është marrë prej tyre besa në Libër – se nuk do të thonë për All-llahun asgjë përveç të vërtetës dhe kanë lexuar se çka ka aty – mirëpo bota e ardhshme është më e mirë për ata që ruhen. A nuk mbledhin mendjen?

وَٱلَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِٱلْكِتَٰبِ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُصْلِحِينَ ﴿170﴾

Feti Mehdiu

Ndërsa ata të cilët bindshëm i përmbahen Librit dhe që falin namazin, ne njëmend nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.

۞ وَإِذْ نَتَقْنَا ٱلْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُۥ ظُلَّةٌۭ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُۥ وَاقِعٌۢ بِهِمْ خُذُوا۟ مَآ ءَاتَيْنَٰكُم بِقُوَّةٍۢ وَٱذْكُرُوا۟ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿171﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur e ngritëm kodrën sikur re mbi ta, dhe ata menduan se ajo do të bie mbi ta “Pranone me vendosmëri atë që ju kemi dhënë dhe kini ndërmend çka ka aty, që të jeni të devotshëm!”

وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِىٓ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا۟ بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَآ ۛ أَن تَقُولُوا۟ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَٰفِلِينَ ﴿172﴾

Feti Mehdiu

dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Admeit nxorri pasardhësit e tyre dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë kundër vetes: “A nuk jam unë Zoti juaj?” “Po, si jo, - thanë ata, - ne dëshmojmë” që të mos thuani në ditën e kijametit “Ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj”.

أَوْ تَقُولُوٓا۟ إِنَّمَآ أَشْرَكَ ءَابَآؤُنَا مِن قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةًۭ مِّنۢ بَعْدِهِمْ ۖ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلْمُبْطِلُونَ ﴿173﴾

Feti Mehdiu

Apo të thuani: “Me të vërtetë të parët tonë përpara nesh kanë qenë politeistë, kurse ne jemi brezi pas tyre. A do të na dënosh për atë që kanë bërë rrenacakët?”

وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ وَلَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ﴿174﴾

Feti Mehdiu

Dhe ashtu, ja, ne gjerësisht shpjegojmë argumentet, ndoshta vijnë në veti.

وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ٱلَّذِىٓ ءَاتَيْنَٰهُ ءَايَٰتِنَا فَٱنسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ ٱلشَّيْطَٰنُ فَكَانَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ ﴿175﴾

Feti Mehdiu

Dhe shpaloju atyre lajmin për atë që i dhamë argumentet tona, e ai u largua prej tyre, andaj e ndoqi djalli, sepse ai ishte i humbur.

وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخْلَدَ إِلَى ٱلْأَرْضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ ۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا ۚ فَٱقْصُصِ ٱلْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ ﴿176﴾

Feti Mehdiu

Sikur të kishim dashur kemi mund ta ngrisim me ta, por ai iu mbështet kësaj bote dhe është nisur pas epshit të vet. Shembulli i tij i përngjet atij të qenit: nëse e përzen ai gjuhëqitur, dihatë, por edhe nëse e le ai prapë dihat. Ashtu janë njerëzit të cilët i përgënjeshtrojnë argumentet tona, prandaj rrëfe ndodhitë, ndoshta do të mendojnë.

سَآءَ مَثَلًا ٱلْقَوْمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَأَنفُسَهُمْ كَانُوا۟ يَظْلِمُونَ ﴿177﴾

Feti Mehdiu

Njerëzit të cilët nuk pranojnë argumentet tona janë shembull i keq, pra ata bëjnë krim ndaj vetvetes.

مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِى ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ ﴿178﴾

Feti Mehdiu

Kë përudhë All-llahu – ai është në rrugë të drejtë, e kë e lë të humbur – ata do të jenë të humbur.

وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌۭ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌۭ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ ءَاذَانٌۭ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَآ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ كَٱلْأَنْعَٰمِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْغَٰفِلُونَ ﴿179﴾

Feti Mehdiu

Ne kemi krijuar shumë njerëz dhe exhin për ferr. Ata kanë zemër – por me to nuk kuptojnë, ata kanë sy – por me ta nuk shohin, ata kanë veshë – por me ta nuk dëgjojnë ata janë sikur kafshët, madje edhe më të humbur – ata janë indiferentë.

وَلِلَّهِ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ فَٱدْعُوهُ بِهَا ۖ وَذَرُوا۟ ٱلَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِىٓ أَسْمَٰٓئِهِۦ ۚ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿180﴾

Feti Mehdiu

All-llahu ka emrat më të mirë. Prandaj thirrne me ata dhe hiqnu atyre të cilët keqpërdornin emrat e Tij – do të shpërblehen ashtu siç veprojnë.

وَمِمَّنْ خَلَقْنَآ أُمَّةٌۭ يَهْدُونَ بِٱلْحَقِّ وَبِهِۦ يَعْدِلُونَ ﴿181﴾

Feti Mehdiu

Mirëpo, ndër ata që i krijojmë ka njerëz që udhëzojnë në të drejtë dhe ato i zbatojnë me drejtësi,

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ ﴿182﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata të cilët përgënjeshtruan ajetet tona, ne gradualisht do t’i shpiejmë në humbje prej nga nuk e dinë fare.

وَأُمْلِى لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ ﴿183﴾

Feti Mehdiu

Atyre do t’u jap afat. E me të vërtetë mashtrimi im është i fortë.

أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا۟ ۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌۭ مُّبِينٌ ﴿184﴾

Feti Mehdiu

A nuk kanë menduar ata se ai, shoku i tyre, nuk është i marrë; ai vetëm tërheq vërejtjen haptazi.

أَوَلَمْ يَنظُرُوا۟ فِى مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَىْءٍۢ وَأَنْ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقْتَرَبَ أَجَلُهُمْ ۖ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ ﴿185﴾

Feti Mehdiu

A nuk i kanë parë ata mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe tërë ata çka ka krijuar Ai, e ndoshta u është afruar fundi? Po cilave fjalë, përpos tij, (Kur’anit) do t’i besojnë?

مَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِىَ لَهُۥ ۚ وَيَذَرُهُمْ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ ﴿186﴾

Feti Mehdiu

Kë e lë All-llahu në humbje, për atë nuk ka përudhje. Ai do t’i lërë që në mosbesimin e vet të humbin.

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَىٰهَا ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ رَبِّى ۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَآ إِلَّا هُوَ ۚ ثَقُلَتْ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةًۭ ۗ يَسْـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِىٌّ عَنْهَا ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ ﴿187﴾

Feti Mehdiu

Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, Ai do ta zbulojë kohën e tij, edhe do t’u vijë rëndë qiejve dhe tokës, do t’iu vijë pa e pritur fare”. Të pyesin sikur ti di ndonjë send për të. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë”.

قُل لَّآ أَمْلِكُ لِنَفْسِى نَفْعًۭا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ ۚ وَلَوْ كُنتُ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ لَٱسْتَكْثَرْتُ مِنَ ٱلْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِىَ ٱلسُّوٓءُ ۚ إِنْ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌۭ وَبَشِيرٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ﴿188﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Unë nuk kam mundësi për vete të siguroj ndonjë dobi, e as të largoj nga vetja ndonjë dëm. Bëhet vetëm ashtu si do All-llahu. Sikur të kisha ditur fshehtësitë, do të kisha fituar shumë të mira dhe nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë jam vetëm një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.

۞ هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍۢ وَٰحِدَةٍۢ وَجَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا لِيَسْكُنَ إِلَيْهَا ۖ فَلَمَّا تَغَشَّىٰهَا حَمَلَتْ حَمْلًا خَفِيفًۭا فَمَرَّتْ بِهِۦ ۖ فَلَمَّآ أَثْقَلَت دَّعَوَا ٱللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنْ ءَاتَيْتَنَا صَٰلِحًۭا لَّنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ﴿189﴾

Feti Mehdiu

Ai është i cili ju krijoi vetëm prej një frymori, e prej atij krijoi shokun e tij (çiftin) që pranë tij të gjejë qetësi. Dhe kur ai e përvetësoi (pas aktit seksual) ajo mbeti me barrë të lehtë dhe e barti, por kur iu bë e rëndë ata dy iu drejtuan All-llahut, Zotit të tyre, “Të na kishe dhënë një pasardhës të mirë, me siguri do të ishim mirënjohës!”

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُمَا صَٰلِحًۭا جَعَلَا لَهُۥ شُرَكَآءَ فِيمَآ ءَاتَىٰهُمَا ۚ فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ ﴿190﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur ai u dha pasardhës të mirë, atij i bënë shokë, shok të barabartë me atë çka u dha ai, por All-llahu është shumë lart mbi ata të cilët i konsiderojmë të barabartë.

أَيُشْرِكُونَ مَا لَا يَخْلُقُ شَيْـًۭٔا وَهُمْ يُخْلَقُونَ ﴿191﴾

Feti Mehdiu

A po i bëjnë shok diçka që nuk krijon asgjë, dhe vetë janë të krijuar,

وَلَا يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًۭا وَلَآ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ ﴿192﴾

Feti Mehdiu

Dhe nuk munden t’u ndihmojnë as atyre e as mund t’i ndihmojnë vetes.

وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمْ ۚ سَوَآءٌ عَلَيْكُمْ أَدَعَوْتُمُوهُمْ أَمْ أَنتُمْ صَٰمِتُونَ ﴿193﴾

Feti Mehdiu

Dhe nëse i thirrni në rrugë të drejtë, nuk do t’u përgjigjen. E keni njëlloj i thirrët apo heshtët.

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ ۖ فَٱدْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُوا۟ لَكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿194﴾

Feti Mehdiu

Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i thirrni me të vërtetë janë njerëz sikur ju. E ju, pra, thirrni dhe ata le t’ju përgjegjen nëse flisni të vërtetën!

أَلَهُمْ أَرْجُلٌۭ يَمْشُونَ بِهَآ ۖ أَمْ لَهُمْ أَيْدٍۢ يَبْطِشُونَ بِهَآ ۖ أَمْ لَهُمْ أَعْيُنٌۭ يُبْصِرُونَ بِهَآ ۖ أَمْ لَهُمْ ءَاذَانٌۭ يَسْمَعُونَ بِهَا ۗ قُلِ ٱدْعُوا۟ شُرَكَآءَكُمْ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ ﴿195﴾

Feti Mehdiu

A kanë ata këmbë që të ecin me to, ose duar që me to të kapin; a kanë sy që të shohin me ta, ose veshë që të dëgjojnë? Thuaj: “Thirrni shokët tuaj dhe thurni kurtha kundër meje, madje mos pritni fare,

إِنَّ وَلِۦِّىَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْكِتَٰبَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿196﴾

Feti Mehdiu

Mbrojtësi im është All-llahu, i cili shpalli Librin dhe ai merr në mbrojtje të mirët”,

وَٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَكُمْ وَلَآ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ ﴿197﴾

Feti Mehdiu

Kurse ata të cilët ju në vend të All-llahut, i lutni, nuk munden t’ju ndihmojnë as juve as vetes.

وَإِن تَدْعُوهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ لَا يَسْمَعُوا۟ ۖ وَتَرَىٰهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ وَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ ﴿198﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur i thirrni në rrugë të drejtë, nuk dëgjojnë, dhe i sheh si po të shikojnë, por ata nuk shohin.

خُذِ ٱلْعَفْوَ وَأْمُرْ بِٱلْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْجَٰهِلِينَ ﴿199﴾

Feti Mehdiu

Ti merri me të mirë; Urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ نَزْغٌۭ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ﴿200﴾

Feti Mehdiu

Por nëse djalli të shtyn në ndonjë të keqe, ti kërko strehim te All-llahu. Ai me siguri di dhe dëgjon shumë.

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ إِذَا مَسَّهُمْ طَٰٓئِفٌۭ مِّنَ ٱلشَّيْطَٰنِ تَذَكَّرُوا۟ فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ ﴿201﴾

Feti Mehdiu

Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen All-llahut, porsa i godet ndonjë ngatrresë e djallit, u kujtohet dhe atëherë shohin.

وَإِخْوَٰنُهُمْ يَمُدُّونَهُمْ فِى ٱلْغَىِّ ثُمَّ لَا يُقْصِرُونَ ﴿202﴾

Feti Mehdiu

Kurse miqtë e tyre (djajtë) i përkrahin për në humbje dhe nuk i largojnë.

وَإِذَا لَمْ تَأْتِهِم بِـَٔايَةٍۢ قَالُوا۟ لَوْلَا ٱجْتَبَيْتَهَا ۚ قُلْ إِنَّمَآ أَتَّبِعُ مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ مِن رَّبِّى ۚ هَٰذَا بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمْ وَهُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ﴿203﴾

Feti Mehdiu

Kur nuk u sjell asnjë ajet ata thonë: “Pse nuk e bën vetë?” Thuaj: “Unë pasoj vetëm atë çka më shpallet nga Zoti im dhe Juaji. Këto janë gjëra të qarta dhe udhëzime e mëshirë për njerëzit që besojnë.

وَإِذَا قُرِئَ ٱلْقُرْءَانُ فَٱسْتَمِعُوا۟ لَهُۥ وَأَنصِتُوا۟ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿204﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur lexohet Kur’an, dëgjone atë dhe heshtni, ndoshta do të jeni të mëshiruar”.

وَٱذْكُر رَّبَّكَ فِى نَفْسِكَ تَضَرُّعًۭا وَخِيفَةًۭ وَدُونَ ٱلْجَهْرِ مِنَ ٱلْقَوْلِ بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْءَاصَالِ وَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْغَٰفِلِينَ ﴿205﴾

Feti Mehdiu

Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.

إِنَّ ٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِۦ وَيُسَبِّحُونَهُۥ وَلَهُۥ يَسْجُدُونَ ۩ ﴿206﴾

Feti Mehdiu

Me siguri ata që janë të afërt te Zoti yt nuk i shmangen për mendjemadhësi adhurimit të tij; atë e lartësojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.

Quran recitationReady
Open audio