Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Al-Hijr Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر ۚ تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ وَقُرْءَانٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿1﴾

Feti Mehdiu

Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit, Kur’anit të qartë.

رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْ كَانُوا۟ مُسْلِمِينَ ﴿2﴾

Feti Mehdiu

Shpeshherë mosbesimtarët do të dëshironin të ishin muslimanë.

ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا۟ وَيَتَمَتَّعُوا۟ وَيُلْهِهِمُ ٱلْأَمَلُ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ﴿3﴾

Feti Mehdiu

Lëri le të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa, - kanë për ta ditur ata!

وَمَآ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٌۭ مَّعْلُومٌۭ ﴿4﴾

Feti Mehdiu

Dhe nuk kemi zhdukur asnjë qytet pa i ardhur koha e caktuar.

مَّا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَـْٔخِرُونَ ﴿5﴾

Feti Mehdiu

Asnjë popull nuk mundet ta shpejtojë as ta vonojë përfundimin e vet,

وَقَالُوا۟ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِى نُزِّلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌۭ ﴿6﴾

Feti Mehdiu

Dhe thonë, “Ore ti që po të shpallet qortimi (Kur’ani), njëmend je i marrë!

لَّوْ مَا تَأْتِينَا بِٱلْمَلَٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ﴿7﴾

Feti Mehdiu

Pse nuk na sjell engjuj, nëse je i sinqertë?”

مَا نُنَزِّلُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَمَا كَانُوٓا۟ إِذًۭا مُّنظَرِينَ ﴿8﴾

Feti Mehdiu

Ne engjujt i dërgojmë vetëm me meritë dhe atëherë nuk do të kenë kohë të presin.

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا ٱلذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ ﴿9﴾

Feti Mehdiu

Ne, me të vërtetë, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij.

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِى شِيَعِ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿10﴾

Feti Mehdiu

Ne edhe përpara teje kemi dërguar profetë popujve të mëparshëm,

وَمَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ﴿11﴾

Feti Mehdiu

Por atyre nuk u ka ardhur asnjë profet, e ata të mos jenë tallur.

كَذَٰلِكَ نَسْلُكُهُۥ فِى قُلُوبِ ٱلْمُجْرِمِينَ ﴿12﴾

Feti Mehdiu

Ja, ashtu ne e fusim atë (Kur’anin) në zemrat e mëkatarëve.

لَا يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۖ وَقَدْ خَلَتْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿13﴾

Feti Mehdiu

A nuk i besojnë atij, por dihet se çka u bë me popujt e hershëm.

وَلَوْ فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّوا۟ فِيهِ يَعْرُجُونَ ﴿14﴾

Feti Mehdiu

Edhe sikur të kishin hapur në qiell ndonjë derë për ata dhe ata të kalonin nëpër të duke u ngjitur,

لَقَالُوٓا۟ إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَٰرُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌۭ مَّسْحُورُونَ ﴿15﴾

Feti Mehdiu

Prapë do të thoninn: “Sigurisht neve na kanë lënë sytë; ne jemi njerëz të magjepsur!”

وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًۭا وَزَيَّنَّٰهَا لِلنَّٰظِرِينَ ﴿16﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne kemi bërë në qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar për shikuesit.

وَحَفِظْنَٰهَا مِن كُلِّ شَيْطَٰنٍۢ رَّجِيمٍ ﴿17﴾

Feti Mehdiu

Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar,

إِلَّا مَنِ ٱسْتَرَقَ ٱلسَّمْعَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌۭ مُّبِينٌۭ ﴿18﴾

Feti Mehdiu

Përveç kush vështron tinëzisht dhe e godit një yll i dukshëm.

وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَىْءٍۢ مَّوْزُونٍۢ ﴿19﴾

Feti Mehdiu

Ndërsa tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë male të palëvizshëm dhe kemi bërë që në të të mbinë çdo send me masë,

وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ وَمَن لَّسْتُمْ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ ﴿20﴾

Feti Mehdiu

Dhe kemi bërë për ju në të burim jetese, si edhe për ataqë nuk i ushqeni ju.

وَإِن مِّن شَىْءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٍۢ مَّعْلُومٍۢ ﴿21﴾

Feti Mehdiu

Dhe nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin te na, por ne nga ajo japim vetëm aqsa është e nevojshme.

وَأَرْسَلْنَا ٱلرِّيَٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَسْقَيْنَٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمْ لَهُۥ بِخَٰزِنِينَ ﴿22﴾

Feti Mehdiu

Ne dërgojmë erërat të mbarësojmë dhe nga qielli lëshojmë shiun me të cilin ju ngimë – dhe ju nuk dispononi me atë.

وَإِنَّا لَنَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَنَحْنُ ٱلْوَٰرِثُونَ ﴿23﴾

Feti Mehdiu

Dhe vetëm ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetëm ne mbesim trashëgimtar.

وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَقْدِمِينَ مِنكُمْ وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَـْٔخِرِينَ ﴿24﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne e dimë atë çka ka kaluar para jush dhe e dimë edhe atë çka vjen pas.

وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحْشُرُهُمْ ۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٌۭ ﴿25﴾

Feti Mehdiu

Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, të gjithë do t’i tubojë. Ai është i urtë dhe shumë i dijshëm.

وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ ﴿26﴾

Feti Mehdiu

Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formësuar,

وَٱلْجَآنَّ خَلَقْنَٰهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ ﴿27﴾

Feti Mehdiu

Kurse exhinët, qysh më parë i kemi krijuar nga zjarri semum (i këndellur).

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّى خَٰلِقٌۢ بَشَرًۭا مِّن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ ﴿28﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e tharë,

فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُوا۟ لَهُۥ سَٰجِدِينَ ﴿29﴾

Feti Mehdiu

Dhe pasi që i kam dhënë fizionomi dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni!”

فَسَجَدَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ ﴿30﴾

Feti Mehdiu

Dhe të gjithë engjujt, së bashku, iu përulën.

إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ ﴿31﴾

Feti Mehdiu

Por Iblisi, jo. Ai refuzoi të jetë me ata që iu përulen.

قَالَ يَٰٓإِبْلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ ﴿32﴾

Feti Mehdiu

“O Iblis, - i tha Ai, - Ç’është me ty që nuk u përule?”

قَالَ لَمْ أَكُن لِّأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُۥ مِن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ ﴿33﴾

Feti Mehdiu

Nuk më ka hije, - tha, - t’i përulem një njeriu të cilin e krijove nga balta, nba balta e tharë”.

قَالَ فَٱخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌۭ ﴿34﴾

Feti Mehdiu

“Atëherë, pra, dil prej aty, - i tha Ai, ti me të vërtetë je i mallkuar.

وَإِنَّ عَلَيْكَ ٱللَّعْنَةَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلدِّينِ ﴿35﴾

Feti Mehdiu

Dhe mallkimi të ndjektë deri në ditën e kijametit!”

قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ﴿36﴾

Feti Mehdiu

“O Zoti im, - tha, - më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen!”

قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ ﴿37﴾

Feti Mehdiu

“Të qoftë dhënë afati, - i tha Ai. –

إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْوَقْتِ ٱلْمَعْلُومِ ﴿38﴾

Feti Mehdiu

Deri në atë ditën e caktuar”.

قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿39﴾

Feti Mehdiu

“O Zoti im, - tha, - për atë që më ke shpjerë në humbje, unë atyre në tokë do t’ua zbukuroj punët e tyre, do t’i shpiej gjithsesi në humbje,

إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿40﴾

Feti Mehdiu

Përveç atyre robërve të tu të sinqertë”.

قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَىَّ مُسْتَقِيمٌ ﴿41﴾

Feti Mehdiu

“Kjo, - tha Ai, - është rruga e drejtë imja.

إِنَّ عِبَادِى لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ ﴿42﴾

Feti Mehdiu

Ti nuk ke kurrfarë kompetence ndaj robërve të mi, përveç atyre të devijuarve, të cilët të kanë pasuar ty”.

وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿43﴾

Feti Mehdiu

Për tërë ata vendtakimi është në xhehennem,

لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَٰبٍۢ لِّكُلِّ بَابٍۢ مِّنْهُمْ جُزْءٌۭ مَّقْسُومٌ ﴿44﴾

Feti Mehdiu

Që i ka shtatë dyer. Nëpër secilën derë do të kalojë një numër i caktuar.

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَعُيُونٍ ﴿45﴾

Feti Mehdiu

Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime.

ٱدْخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ ﴿46﴾

Feti Mehdiu

“Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika!”

وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٍۢ مُّتَقَٰبِلِينَ ﴿47﴾

Feti Mehdiu

Dhe nga krahërorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë të gëzuar sikur vëllezër njëri përball tjetrit,

لَا يَمَسُّهُمْ فِيهَا نَصَبٌۭ وَمَا هُم مِّنْهَا بِمُخْرَجِينَ ﴿48﴾

Feti Mehdiu

Aty nuk i pret kurrfarë lodhje, dhe nuk do të nxirren prej tyre.

۞ نَبِّئْ عِبَادِىٓ أَنِّىٓ أَنَا ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ﴿49﴾

Feti Mehdiu

Lajmëroi robërit e mi se Unë, njëmend, jam ai që fal dhe mëshirëplotë,

وَأَنَّ عَذَابِى هُوَ ٱلْعَذَابُ ٱلْأَلِيمُ ﴿50﴾

Feti Mehdiu

Por edhe dënimi im është, pa dyshim i dhembshëm.

وَنَبِّئْهُمْ عَن ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ﴿51﴾

Feti Mehdiu

Edhe lajmëroi ata për musafirët e Ibrahimit,

إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًۭا قَالَ إِنَّا مِنكُمْ وَجِلُونَ ﴿52﴾

Feti Mehdiu

Kur hynë dhe i thanë: “Paqe”! E ai u tha: “Ne frikësohemi prej jush”.

قَالُوا۟ لَا تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍۢ ﴿53﴾

Feti Mehdiu

“Mos u frikëso, - i thanë, - ne të përgëzojmë ty se do të keshë një djalë të mësuar”.

قَالَ أَبَشَّرْتُمُونِى عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِىَ ٱلْكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ ﴿54﴾

Feti Mehdiu

“A më përgëzoni tani kur më ka zënë pleqëria? - tha ai. – Me çka po më përgëzoni?”

قَالُوا۟ بَشَّرْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْقَٰنِطِينَ ﴿55﴾

Feti Mehdiu

I thanë: “Të përgëzojmë me një realitet dhe për këtë mos e humb shpresën!”

قَالَ وَمَن يَقْنَطُ مِن رَّحْمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ ﴿56﴾

Feti Mehdiu

Po kush e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre të devijuarëve e të humburëve.

قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ ﴿57﴾

Feti Mehdiu

“Po ç’punë keni ju, o të dërguarë! – u tha.

قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍۢ مُّجْرِمِينَ ﴿58﴾

Feti Mehdiu

“Ne jemi dërguar te një popull mëkatar, - i thanë ata.

إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿59﴾

Feti Mehdiu

Përveç familjes së Lutit që do ta shpëtojmë të tërë,

إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ قَدَّرْنَآ ۙ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ ﴿60﴾

Feti Mehdiu

Me përjashtim të gruas së tij, e kemi vendosur, ajo do të jetë e dënuar me të tjerët”.

فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلُونَ ﴿61﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur erdhën të dërguarit te familja e Lutit.

قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌۭ مُّنكَرُونَ ﴿62﴾

Feti Mehdiu

Ai u tha: “Ju jeni, sigurisht, njerëz të panjohur”.

قَالُوا۟ بَلْ جِئْنَٰكَ بِمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَمْتَرُونَ ﴿63﴾

Feti Mehdiu

“Jo, - i thanë ata, - por po të sjellim atë në çka dyshojnë këta,

وَأَتَيْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ ﴿64﴾

Feti Mehdiu

Dhe të sjellim realitetin që do të ndodhë, dhe ne, sigurisht, jemi të sinqertë.

فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍۢ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَٱتَّبِعْ أَدْبَٰرَهُمْ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌۭ وَٱمْضُوا۟ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ ﴿65﴾

Feti Mehdiu

Transfero familjen tënde natën vonë, kurse ti rri në prapavijë të tyre, dhe asnjë prej jush le të mos kthehet, por shkoni atje për ku ju urdhërohet!”

وَقَضَيْنَآ إِلَيْهِ ذَٰلِكَ ٱلْأَمْرَ أَنَّ دَابِرَ هَٰٓؤُلَآءِ مَقْطُوعٌۭ مُّصْبِحِينَ ﴿66﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne ia shpallëm atë që do të ndodhë. Se ata të gjithë, do të zhduken mu në agim.

وَجَآءَ أَهْلُ ٱلْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ ﴿67﴾

Feti Mehdiu

Dhe erdhën bashkëqytetarët, të gëzuar.

قَالَ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ ضَيْفِى فَلَا تَفْضَحُونِ ﴿68﴾

Feti Mehdiu

“Këta janë musafirët e mi, - u tha ai, - mos më turpëroni!

وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ ﴿69﴾

Feti Mehdiu

Dhe frikësohuni All-llahut, e mos më poshtëroni!”

قَالُوٓا۟ أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿70﴾

Feti Mehdiu

A nuk ta kemi ndaluar, - i thanë, - të pranosh njerëz si musafirë?”

قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِىٓ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ ﴿71﴾

Feti Mehdiu

“Qe ku i keni vajzat e mia, - tha ai, - nëse dëshironi të bëni diçka.

لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِى سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ ﴿72﴾

Feti Mehdiu

“Pasha ty, ata janë humbur në dehjen e tyre.

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُشْرِقِينَ ﴿73﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata i përfshiu, me të lindur të diellit, një ushtimë e madhe.

فَجَعَلْنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ حِجَارَةًۭ مِّن سِجِّيلٍ ﴿74﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne e përmbysëm, ajo që ishte lartë e vumë poshtë, dhe mbi ta lëshuam një rrebesh dhe të gurëzuar, sikur shiu.

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّلْمُتَوَسِّمِينَ ﴿75﴾

Feti Mehdiu

Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që i hetojnë.

وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٍۢ مُّقِيمٍ ﴿76﴾

Feti Mehdiu

Dhe ai qytet ështëpranë rrugës edhe tash.

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ ﴿77﴾

Feti Mehdiu

Në këtë ka mësime për ata që besojnë,

وَإِن كَانَ أَصْحَٰبُ ٱلْأَيْكَةِ لَظَٰلِمِينَ ﴿78﴾

Feti Mehdiu

Por edhe banorët e Ejkes kanë qenë kriminelë.

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿79﴾

Feti Mehdiu

Prandaj u jemi hakmarrë dhe që të dy janë pranë rrugës dhe shihen haptazi.

وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَٰبُ ٱلْحِجْرِ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿80﴾

Feti Mehdiu

Edhe banorët e Hixhrit i kanë përgënjeshtruar profetët,

وَءَاتَيْنَٰهُمْ ءَايَٰتِنَا فَكَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ ﴿81﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne u patëm dhënë argumentet tona, por ata ua kthenin shpinën.

وَكَانُوا۟ يَنْحِتُونَ مِنَ ٱلْجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ ﴿82﴾

Feti Mehdiu

Dhe skalitnin shtëpiat në shkrepa, të qetë e të sigurtë.

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُصْبِحِينَ ﴿83﴾

Feti Mehdiu

Por edhe ata i goditi ushtima e tmerrshme, në agim.

فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ ﴿84﴾

Feti Mehdiu

Dhe nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar

وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ ۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَءَاتِيَةٌۭ ۖ فَٱصْفَحِ ٱلصَّفْحَ ٱلْجَمِيلَ ﴿85﴾

Feti Mehdiu

Ne nuk i kemi krijuar qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre pa arsye. Momenti i fundit, me siguri, do të vijë, prandaj ti sillu me shpirtëgjërësi.

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ ﴿86﴾

Feti Mehdiu

Zoti yt është gjithkrijues dhe i gjithdijshëm.

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَٰكَ سَبْعًۭا مِّنَ ٱلْمَثَانِى وَٱلْقُرْءَانَ ٱلْعَظِيمَ ﴿87﴾

Feti Mehdiu

Ne të kemi shpallur shtatë ajete që përsëriten, edhe Kur’anin e madhërueshëm.

لَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًۭا مِّنْهُمْ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَٱخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ ﴿88﴾

Feti Mehdiu

Mos të ikë assesi syri në atë që ne u japim për kënaqësi disave, dhe mos u mërzit për ata, kurse ndaj besimtarëve jij i butë.

وَقُلْ إِنِّىٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلْمُبِينُ ﴿89﴾

Feti Mehdiu

Dhe thuaj: “Unë jam vetëm qortues i hapët!”

كَمَآ أَنزَلْنَا عَلَى ٱلْمُقْتَسِمِينَ ﴿90﴾

Feti Mehdiu

Siç u kemi shpallur qortim klasifikuesve,

ٱلَّذِينَ جَعَلُوا۟ ٱلْقُرْءَانَ عِضِينَ ﴿91﴾

Feti Mehdiu

Të cilët e kanë identifikuar Kur’anin me gjini (letrare)

فَوَرَبِّكَ لَنَسْـَٔلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿92﴾

Feti Mehdiu

Qe pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi,

عَمَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿93﴾

Feti Mehdiu

Për atë çka kanë bërë.

فَٱصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ ﴿94﴾

Feti Mehdiu

Ti prediko atë që të urdhërohet dhe hiqu politeistëve.

إِنَّا كَفَيْنَٰكَ ٱلْمُسْتَهْزِءِينَ ﴿95﴾

Feti Mehdiu

Ne të mjaftojmë ty kundër atyre të cilët tallen.

ٱلَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ﴿96﴾

Feti Mehdiu

Me All-llahu dhe bëjnë edhe tjetër Zot. Do të shohin ata!

وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ ﴿97﴾

Feti Mehdiu

Ne mirë e dimë se të vjen rënd ajo që flasin ata.

فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ ﴿98﴾

Feti Mehdiu

Por madhëro Zotin tënd dhe falenderoje, edhe bëhu nga ata që përulen.

وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ ﴿99﴾

Feti Mehdiu

Dhe adhuro Zotin tënd, sa të jesh gjallë!

Quran recitationReady
Open audio